PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT

Numri i fetvasë: 329 PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT

Kategoria: ÇFARË NDALOHET NË TË FOLUR

1 051 shfletues/klikues PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT


 Pyetje: PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT


Cili është përkufizimi për mëkatin e rëndë të përgojimit dhe cilat janë format e kryerjes së tij?


 Përgjigjja: PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Përkufizimi dhe kuptimi i mëkatit të përgojimit1Lexoni më tepër

Kuptimi gjuhësor i gibetit (EL-GIJBEH / përgojim) është “përmendja e të metës së tjetrit ose përmendja e tij për keq, në mosprani të tij (prapa krahëve / pas shpine); pra rënia / shkelja në nderin e tij”.

Kurse kuptimi terminologjik me të cilin është përkufizuar gibeti është “të përmendësh për një person të caktuar që nuk është i pranishëm (prapa krahëve të tij), qoftë me fjalë dhe qoftë me gjeste a imitim, qoftë në mënyrë direkte dhe qoftë në mënyrë të nënkuptueshme për të pranishmit, diçka që ai do e urrente (do mërzitej) po ta merrte vesh (po ta dëgjonte a shihte); nëse kjo përmendje e bërë është e vërtetë ajo quhet përgojim (thashethem) dhe nëse është gënjeshtër ajo quhet shpifje”.Lexoni më tepër

Së dyti: Format sesi kryhet përgojimi3

Bazuar në tekstin e mësipërm profetik, përgojimi (gibeti) është që (në mungesë të personit) të biesh në çfarë urren personi dhe lëndohet prej saj. Një sqarim të hollësishëm rreth këtij rregulli, na e jep imam En-Neueui, i cili thotë: “Këtu hyn përmendja e personit me diçka që ai e urren, sidoqoftë kjo: në trupin, personin, fenë, dynjanë, veten, moralin, fizionominë, mallin, prindin, fëmijën, gruan, shërbëtorin, [shaminë e kokës,] rrobën, [ecjen,] të lëvizurin, mimikën e çelët ose vrazhëd të fytyrës apo diçka tjetër që ka të bëjë me të, qoftë nëse e përmend me fjalë, [ose shkrim,] ose shenjë [duke bërë me sy kah atij, ose me dorë, ose me kokë etj.], apo simbolikë…”4 Po në kontekstin e formave që konsiderohen përgojim, imam En-Neueui thotë: “Prej tij (përgojimit) është që të thotë kur e përmend personin: ‘Allahu na ruajtë, Allahu na faltë, Allahu na shpëtoftë dhe ngjashëm.’; e gjitha kjo është përgojim.”5

Së treti: Trajta më e rëndë e përgojimit6

Prej sojit më të rëndë të përgojimit është bartja e fjalëve që  prishin raportet mes dy (a më shumë) personave, me qëllimin që mes tyre të sundojë urrejtja dhe ndasia; pra bëhet fjalë për thashethemet që barten tek njerëzit për të dëmtuar, përçarë dhe ftohur mes tyre, veprim ky që në gjuhën arabe quhet EN-NEMIJMEH (përfolje / të folur pas shpine) dhe që gjithashtu është konsideruar haram (i ndaluar / i ndëshkueshëm) nga Kurani, Suneti (Tradita Profetike) dhe Ixhmaja (konsensusi i dijetarëve muslimanë); ku për spikatjen e poshtërsisë dhe rëndesës së kësaj vepre mjafton thënia profetike: “Përfolësi [që bën NEMIJMEH dhe nuk pendohet] nuk hyn në Xhenet [nëse e di dispozitën për këtë haram (mëkat të madh) dhe e quan prerazi atë hallall (të lejuar); ose nuk hyn në Xhenet që në fillim por ndëshkohet paraprakisht në Xhehenem]”7.Lexoni më tepër

Po kështu, dihet se përgojimi / përfolja përbën një mëkat të rëndë që rritet varësisht personit të shënjestruar, p. sh.: përgojimi i prindërve është mëkat akoma më i madh, nisur nga respekti dhe nderimi që u obligohemi atyre. Po kështu të folurit e personave të ndryshëm (për më tepër jokompetentëve), pas shpinës së dijetarëve, thirrësve dhe përmirësuesve muslimanë, të gjërave që këta të fundit urrejnë të thuhen për ta, përbën padyshim në mënyrë më parësore një përgojim akoma më të dënueshëm.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT

PËRGOJIMI-PËRKUFIZIMI DHE FORMAT

  1. Shih: dorar, dorar dhe islamweb.
  2. Muslimi  2589.
  3. Shih: saaid dhe alukah.
  4. Ibn Haxher, Fet’hu El-Bari, v. 17, f. 207 dhe (mes kllapave katrore) En-Neueui, El-Edhkar En-Neueuije, v. 1, f. 424.
  5. Ibn Haxher, Fet’hu El-Bari, v. 10, f. 469.
  6. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  7. Muslimi 105; shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.