PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

Numri i fetvasë: 331 PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

Kategoria: ÇFARË NDALOHET NË TË FOLUR

724 shfletues/klikues PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET


 Pyetje: PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET


Cila është dispozita për mëkatin e rëndë të përgojimit dhe cilat janë shkaqet kryesore të rënies në të?


 Përgjigjja: PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Përgojimi është nga mëkatet më të mëdha në të cilat mund të bjerë muslimani/ja. Juristët muslimanë kanë theksuar se muslimanit/es i del për detyrë që jo vetëm të mos bëj ai/ajo vetë përgojim, por edhe të mos i dëgjojë përgojimet që bëjnë të tjerët, pasi dëgjimi i tyre e ngarkon personin me barrë mëkati sikurse barra e veprimit të këtij thënësi të përgojimit.Lexoni më tepër

Sa i përket dispozitës së përgojimit dhe shkaqeve kyçe të tij thuhet sa vijon1:

Së pari: Dispozita e mëkatit të përgojimit

Përgojimi (EL-GIJBE) konsiderohet haram2 (i ndaluar / i ndëshkueshëm) nga Kurani, Suneti (Tradita Profetike) dhe Ixhmaja3 (konsensusi i juristëve muslimanë) dhe masa dërrmuese e dijetarëve muslimanë (madje është thënë edhe se thuajse të gjithë ata) e kanë konsideruar atë prej mëkateve të mëdha.

a. Ndalimi i përgojimit nga Kurani

Allahu i Madhëruar e ka diskredituar dhe fajësuar përhapësin e thashethemeve duke thënë: “Mjerë për çdo përqeshës [sharës / cenues të njerëzve me veprime e shenja, si: shkelja e syrit me tallje etj.] – shpifës [sharës / cenues i njerëzve me gojë, duke përgojuar etj.]”4 dhe “Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar, shpifaraku (përfolësi), që përhap thashetheme.”5Lexoni më tepër

b. Ndalimi i përgojimit nga Suneti (Tradita Profetike)Lexoni më tepër

“Kush më garanton [kryen me rigorozitet detyrimin sa i përket] çfarë gjendet mes dy mjekrave (gojën) [kush nuk mëkaton me të, pra në çështjen e ngrënies, pirjes, të folurit (largohet nga përgojimi, përfolja, shpifja, sharja etj.) dhe gjithsa veprohet me gojë] dhe (mes) dy këmbëve (organin gjenital) [kush nuk mëkaton me të, pra i shmanget kurvërisë dhe akteve të turpshme], ia garantoj Xhenetin [kush ruhet nga belatë e gjuhës dhe organit seksual, është ruajtur nga sherri më i madh.”7Lexoni më tepër

c. Ndalimi konsensual i përgojimit nga juristët muslimanëLexoni më tepër

Së dyti: Ndëshikimi i përgojimit në këtë botë, në varr dhe në botën tjetër

a. Përgojuesi demaskohet në këtë botë13

Në transmetimin profetik referent vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “O ju grupi i kujt ka besuar me gjuhën e tij dhe nuk ka vërshuar (hyrë) imani (besimi) në zemrën e tij; mos i lëndoni muslimanët, mos i shani ata dhe mos iu vini pas të metave të tyre, pasi atij që ndjek të metat e vëllait të tij musliman, Allahu të tillit do t’ia zbulojë të metat e tij dhe kujt ia zbulon Allahu të metat e tij ka për ta demaskuar (turpëruar) qoftë edhe [i fshehur] në brendinë e banesës së tij [do ta paguaj atë që ka bërë, duke iu nënshtruar dikujt tjetër, që po kështu do ta shohë atë dhe do ta demaskojë].”14Lexoni më tepër

Së treti: Shkaqet kryesore që nxisin përgojimin:

Dijetarët muslimanë përmendin se shkaqet kryesore që nxisin përgojimin janë: (a) besimi dhe devocioni i dobët; (b) mosprishja e qejfit të shokëve dhe bashkëbiseduesve përgojues, adoptimi me ta dhe lajkatimi i tyre; (c) smira (hasedi), mllefi dhe nënçmimi që ushqehet për personin që përgojohet; (d) ulja e të përgojuarit dhe ngritja / vlerësimi i vetes (mburrja); (e) dashuria për pozitë të kësobotshme; (f) zhytja në shaka dhe argëtim të shfrenuar etj.

Po kështu dijetarët muslimanë përmendin se jo rrallë bihet në përgojim në emër të (gjasme) dhimbshurisë e mëshirës për të përgojuarin apo me pretekstin e zemërimit me të përgojuarin për hatër të Allahut etj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

PËRGOJIMI-DISPOZITA DHE SHKAQET

  1. Shih: saaid, dorar, dorar dhe alukah.
  2. Haram: Veprim i ndëshkueshëm i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame, kryerja e të cilit ndëshkohet fetarisht dhe lënia e tij shpërblehet.
  3. Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame.
  4. El-Humeze: 1.
  5. El-Kalem: 10-11.
  6. El-Huxhurat: 12.
  7. El-Bukhari 6474; dorar.
  8. Muslimi  2589.
  9. Muslimi 105; shih: islamqa.
  10. Ahmedi 27508, Ebu Daudi 4919, Et-Tirmidhi 2509, Ibn Hibani 5092 etj.; Shuajb Arnauti dhe Albani thonë se hadithi është sahih/i vërtetë; dorar dhe dorar.
  11. Ebu Daudi 4875, Et-Tirmidhi 2502, Ahmedi 25601; Albani – në Sahihu Suneni Ebi Daud 4875 – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  12. Ibn Haxher El-Hajtemi, Ez-Zeuaxhir An Iktirafi El-Kebair, v. 2, f. 273;  islamport.
  13. Shih: dorar.
  14. Et-Tirmidhi 2032 dhe Ibn Hibani 5763; hadithi është hasen / i besueshëm.
  15. Ebu Daud 4880 dhe Ahmedi 19776; Albani ka thënë se hadithi është hasen sahih / i besueshëm i vërtetë.
  16. El-Bukhari 216 dhe Muslimi 292.
  17. Ahmedi 13340, Ebu Daudi 4878, 4879; Albani dhe Shuajb Aranauti thonë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  18. Daifu Et-Tergib 1685, Albani ka thënë se ky transemtim është i dobët / jo i besueshëm.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.