JETA E VËRTETË

PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

Numri i fetvasë: 70 PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

Kategoria: DISPOZITAT E STOLISJES

6 973 shfletues/klikues PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË


 Pyetje: PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË


A i lejohet gruas muslimane makiazhi në publik, sepse shoh gra dhe vajza të mbuluara që kanë makiazh, disa shumë të lehtë dhe disa të theksuar? Po lyerja e thonjve me këna jashtë shtëpisë, a lejohet?


 Përgjigjja: PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Makiazhi apo stolisja e gruas për të qenë sa më tërheqëse për bashkëshortin e saj, është prej gjërave të kërkuara. Gjithashtu gruas i lejohet të dalë e zbukuar me makiazh edhe në prani të burrave që janë prej mahremëve të saj1 apo nëse ajo do shfaqet kësisoj para femrave dhe vogëlushëve të vegjël që nuk reagojnë kundrejt ngacmimeve femërore.Lexoni më tepër

Kurse shfaqja e gruas me fytyrë të zbuluar të zbukuruar me makiazh (sidomos kur ky i fundit është i theksuar), para burrave që nuk janë mahremë të saj por janë të huaj për të, është diçka e ndaluar, pasi nuk ka kurrfarë dyshimi në faktin se e tillë gjë nxit shikimet epshërore të këtyre të fundit. Ky mendim bazohet në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe  të mos i shfaqin stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (fytyrës dhe dy pëllëmbëve)”2;

Madje dijetarët kanë theksuar se edhe hixhabi sheriatik (veshja/rroba fetare e gruas muslimane), të cilin gruaja obligohet ta veshë kur del nga shtëpia e saj (apo në ambientet ku ka burra të huaj për të), duhet të mos jetë zbukurim në vetvete.

Gjithsesi, dijetarët që i mëshojnë mendimit të lejimit të zbulimit të fytyrës dhe dy pëllëmbëve të gruas në prani të burrave që nuk janë prej mahremëve të gruas por janë të huaj për të (nëse garantohet mosrënia në bela dhe provokacione), po në këtë kontekst kanë lejuar gjithashtu edhe përdorimin e tualetit apo zbukurimit të lehtë, si: kuhli (boja/lapsi për lyerjen e qepallave të syve), vendosja e kënasë në thonj ose pëllëmbë dhe vendosja e unazës; por më parësore dhe më e rezervuar është që në rastin në fjalë të eliminohet edhe tualeti i lehtë.

Allahu e di më mirë. PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË

  1. Mahrem: Burri me të cilin një gruaje nuk i lejohet kurrë martesa.
  2. En-Nur: 31.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top