JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PASURIA E HUMBUR-KUPTIMI-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 294 PASURIA E HUMBUR-KUPTIMI-DISPOZITA

Kategoria: PASURITË E HUMBURA-PËRKUFIZIMI E DISPOZITA

3 087 shfletues/klikues PASURIA E HUMBUR-KUPTIMI-DISPOZITA


 Pyetje: PASURIA E HUMBUR-KUPTIMI-DISPOZITA


Cili është përkufizimi fetar islam për sendet e humbura (të gjetura) me vlerë dhe çfarë duhet të veprojë muslimani me këto sende me vlerë apo pasuri të gjetura?


 Përgjigjja: PASURIA E HUMBUR-KUPTIMI-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me përkufizimin dhe dispozitat kryesore të pasurisë së humbur (të gjetur) thuhet sa vijon1:

Së pari: Përkufizimi i pasurisë së humbur

Pasuri e humbur konsiderohet çdo pasuri e cila është në trajtën e parave apo stolive (arit, argjendin etj.) dhe sendeve të tjera me vlerë (plaçka, mjete etj.).

Kurse sipas përkufizimit juridik islam: “Pasuri e humbur (EL-LEǨAŤA) është: (a) një pasuri personale e konsiderueshme (me një vlerë që zakonisht përfillet nga shtresa e mesme e banorëve vendas) dhe e respektueshme (që s’është haram si: akooli, derri etj.2); (b) nëse kjo pasuri i ka humbur (rënë apo ngjashëm) pronarit të saj (që supozohet se nuk është prej EHLU EL-ȞARB / jomuslimanëve me të cilët muslimanët janë në gjendje lufte) dhe nuk i është marrë atij (pronarit të saj) me forcë; (c) nëse (kjo pasuri) gjehet në një vend që s’është pronë private (kurse në pronën private ajo i takon pronarit dhe lejohet të merret për t’iu dhënë këtij pronari vetëm nëse kjo pasuri rrezikohet të humbasë) dhe (d) kur gjetësi nuk e di cili është pronari i këtij sendi.”3Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita lidhur me pasurinë e humbur (gjetur)

Si rregull pasuria e humbur nuk lejohet të merret me qëllimin që të shfrytëzohet ose përvetësohet, por merret vetëm që të mbahet në ruajtje për t’iu kthyer pronarit të saj sapo ky i fundit të gjehet a paraqitet; kurse më tej lidhur me dispozitat më kryesore të pasurisë së humbur thuhet sa vijon5:

a. Kur pasuria e humbur është e pa/konsiderueshme

Nëse sendi i humbur (i gjetur) ka vlerë të paktë (të vogël / të papërfillshme), të tillë që nëse ajo i humbet dikujt që i përket shtresës së mesme të popullatës, zakonisht ky humbës i këtij sendi nuk pyet dhe nuk merakoset për të, në këtë rast nuk është obligim që për këtë send të humbur të bëhet njoftim, por lejohet që ai të jepet menjëherë lëmoshë në emër të humbësit të tij, apo të shfrytëzohet dhe përvetësohet nga gjetësi i tij. Ndërsa nëse sendi i humbur (i gjetur) ka një vlerë të tillë që ndër shtresën e mesme të vendasve është vlerë e konsiderueshme (e madhe), ashtu që kur pronari i tij e humbet, pyet dhe merakoset për të, në këtë rast ky send lejohet që të merret vetëm me qëllimin që të mbahet si amanet, derisa t’i kthehet pronarit të tij dhe po kështu në këtë rast është obligim që në vendet publike të zonës së gjetjes të bëhet njoftim, për një vit rresht, se një send (duke u synuar sendi në fjalë) është gjetur (pa u dhënë detaje).Lexoni më tepër

b. Dispozita e marrjes në ruajtje të pasurisë së humbur (gjetur)

Obligimi i marrjes në ruajtje të pasurisë së humbur, nëse (së pari) kjo pasuri rrezikohet të bjerë në duart e shpërdoruesve dhe (së dyti) marrësi i saj në ruajtje, beson tek vetvetja se nuk do ta keqpëdorë atë por do bëjë me të siç orientojnë rregullat islame; (ky obligimi) është objekt diskutimi mes juristëve muslimanë, ku shumica e tyre (medh’hebi hanefi, shafi’i etj.) janë të mendimit se e tillë gjë është mustehab6 (vepër e pëlqyeshme) dhe s’është vaxhib7 (detyrim).

c. Koha dhe forma e njoftimit për pasurinë e humbur

Gjetësi duhet të njoftojë (pa përmendur hollësira) për një vit rresht8 (në vendet publike pranë vendit të gjetjes, si: rrugët kryesore, tregjet e dyqanet, dyert e xhamive etj), me zë (duke thënë p.sh.: “Kujt i ka humbur diçka”), ose njofton përmes internetit, gazetave e revistave lokale etj.); ku në javën e parë mudohet të njoftojë 1-2 herë për çdo ditë dhe paskëtaj (pasi të kalojë një javë) njofton siç veprohet tradicionalisht (në javët pas javës së parë njfoton 1 herë në javë dhe në muajt në vijim 2-3 herë në muaj).Lexoni më tepër

d. Nëse nuk bëhet fare njoftimi për pasurinë e humbur (të gjetur)

Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme nëse bie apo jo obligimi i njoftimit për pasurinë e gjetur pasi të ketë kaluar më shumë se një vit nga gjetja e saj pa u bërë njoftim për të, ku mendimi më i fuqishëm është se kurdo që gjetësi të pendohet, ai duhet të nxitojë të njoftojë për pasurinë e gjetur, në anën (vendet publike të vendit) ku e ka gjetur atë derisa mendimi më i fuqishëm tek gjetësi të jetë se humbësi i kësaj pasurie nuk po e kërkon më atë; nëse koha sërish kalon dhe pronari i kësaj pasurie të humbur nuk gjehet, atëherë gjetësi i penduar konsiderohet se e ka shlyer obligimin e informimit, por mendimi më i fuqishëm është se ai lipset ta japë këtë pasuri lëmoshë, si dhe të bëhet garant që t’ia kthejë pronarit të saj kurdo që të vijë dhe ta kërkojë.Lexoni më tepër

e. Pas mbarimit të njoftimit për pasurinë e humbur (të gjetur)

Nëse pronari i pasurisë së humbur nuk gjehet pas një viti informimi të rregullt, gjetësi i kësaj pasurie (pavarësisht nëse gjetësi është i pasur ose i varfër) lejohet të veprojë me këtë pasuri si të dojë, pra mund ta përvetësojë (pronësojë) dhe shfrytëzojë atë (bazuar në mendimin e medh’hebit shafi’i dhe hanbeli), ose mund ta mbaj në ruajtje apo japë për lëmoshë (bazuar në mendimin e AŠ-ĤAABU ER-RAËJ / Ebu Hanifes dhe kolegëve të tij, Eth-Theuriut etj.); por kurdo që pronari i saj të shfaqet dhe ta kërkojë atë, duhet që ajo ose vlera e saj t’i kthehet këtij pronari (pasi të vërtetohet se ai është vërtet pronari i kësaj pasurie).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PASURIA E HUMBUR-KUPTIMI-DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PASURIA E HUMBUR-KUPTIMI-DISPOZITA

PASURIA E HUMBUR-KUPTIMI-DISPOZITA

  1. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  2. Shih: islamweb.
  3. Shih: islamweb.
  4. El-Bukhari 91 dhe Muslimi 1722.
  5. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamqa, islamweb, islamweb dhe islamweb.
  6. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  7. Vaxhib / Detyrim: Veprim, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet.
  8. Ndërkaq medh’hebi hanefi është i mendimit se nuk ka ndonjë kohë të caktuar për njoftimin mbi pasurinë e humbur (gjetur), por rregulli është që të njoftohet derisa mendimi më i fuqishëm i gjetësit të jetë se humbësi i kësaj pasurie nuk po e kërkon më atë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top