JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PARIME EDUKATIVE ISLAME-FËMIJA 2-3 VJEÇ

Numri i konsultës: 2

Kategoria: ORIENTIME TË PËRGJITHSHME PEDAGOGJIKE

3 491 shfletues/klikues PARIME EDUKATIVE ISLAME-FËMIJA 2-3 VJEÇ


 Pyetje: PARIME EDUKATIVE ISLAME-FËMIJA 2-3 VJEÇ


A mund të na përmendni disa nga rregullat bazë, që duhet të ketë parasysh prindi musliman lidhur me edukimin e shëndoshë të fëmijës së tij në periudhën 2-3 vjeçare?


 Përgjigjja: PARIME EDUKATIVE ISLAME-FËMIJA 2-3 VJEÇ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Disa nga rregullat bazë të theksuara nga specialistët e fushës, që duhet të ketë parasysh prindi musliman lidhur me edukimin e shëndoshë të fëmijës së tij në periudhën 2-3 vjeçare, janë:

Së pari: Mosha 2 vjeçare:

1. Sigurimi i ambienteve të gjera, të sigurta dhe të lira nga pengesat, që fëmija të përmirësojë ekuilibrin e tij në të ecur dhe të harmonizojë lëvizjet dhe aftësitë e tij përmes përdorimit të lodrave, kundrejt të cilave ai ka prirje të veçantë në këtë periudhë të jetës së tij, lodra të cilat rekomandohet të jenë të natyrës që tërhiqen, shtyhen ose montohen lehtësisht mbi njëra-tjetrën, ku preferohet pjesëmarrja e prindit;

2. Sigurimi për fëmijën i lapsave të pështatshëm që ai të zhgarravisë në letra apo tabela të posaçme dhe po kështu sigurimi i printimeve tërheqëse, me të cilat fëmija të lihet të luaj i shkujdesur; e tillë gjë mbjell tek ai lidhjen e hershme me shkrimin, studimin dhe librin; rekomandohet që prindi të marr pjesë me fëmijën në pamjen dhe shfletimin e fotove të bukura të pështatshme, sepse kjo i zhvillon atij aftësitë imagjinuese dhe menduese;

3. Zhvillimi i aftësive folëse të fëmijës, që realizohet në rend të parë nga prindi, duke i folur fëmijës në çdo rast të mundshëm me të folurin e saktë të të rriturve, pa i deformuar fjalët, si dhe duke i drejtuar atij pyetje dhe bërë kujdes në dëgjimin e tij në dy plane: (së pari) dëgjimi i vëmendshëm i fëmijës pa i korrigjuar gabimet e tij gjuhësore dhe (së dyti) përsëritja e shpjeguar e fjalëve të tij, derisa fëmija të bindet se prindi e ke kuptuar; një gjë e tillë i sjell shumë kënaqësi fëmijës dhe përbën për të një dhuratë të çmuar që e zhvillon fuqishëm  trashëgiminë dhe aftësinë e tij të të folurit;

4. Nga veçoritë kryesore të kësaj moshe është përmirësimi i komunikimit të fëmijës me të tjerët dhe qetësimi i tij, për shkak të shtimit të aftësisë së tij për t’u shprehur dhe kuptuar, që i zvogëlon prapësitë e mëparshme të fëmijës.

Së dyti: Mosha 2.5 vjeçare:

1. Kjo quhet mosha e “jo-së”, një periudhë krejtësisht e re e fëmijës, ku pritet një ndryshim shumë i madh i sjelljeve dhe që kërkon prej prindit që ta kuptojë dhe durojë fëmijën, pasi ai bëhet shumë i padurueshëm dhe këmbëngul të bëj atë që do, si e kur do ai vetë, si dhe në të fëmija do që të jetë krejtësisht i pavarur e nuk pranon të ndihmohet prej askujt, madje edhe kur është i nevojshëm për këtë;

2. Në këtë moshë irritimet emocionale të fëmijës shpien deri në humbje të ekuilibrit të tij personal dhe të sjelljes, si dhe mbërthimin pas traditave të mëparshme të veshjes, të ngrënit etj.; për korrigjimin e kësaj prindi këshillohet që t’i tregojë fëmijës histori edukative apo të ilustruara për çdo rast që synon t’i sendërtojë (themelojë) një sjellje, si p.sh. në rastet kur fëmija kundërshton të vesh rrobat e reja, të hajë një ushqim të ri etj., ose këshillohet që prindi t’i këndojë fëmijës këngë edukative apo t’i mësojë atij të veprojë me lodrat atë që prindi synon të bëjë me të etj.;Lexoni më tepër

VIJON… PARIME EDUKATIVE ISLAME-FËMIJA 2-3 VJEÇ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PARIME EDUKATIVE ISLAME-FËMIJA 2-3 VJEÇ

PARIME EDUKATIVE ISLAME-FËMIJA 2-3 VJEÇ

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top