JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT

Numri i fetvasë: 378 NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT

Kategoria: DHIKRAT-PËRMENDJET PAS NAMAZIT

6 640 shfletues/klikues NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT


 Pyetje: NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT


Kam dëgjuar se dhikri i tesbiheve pas namazit bëhet edhe nga 10 herë ose 25 herë, përveç atij 33 herë që praktikohet në përgjithësi. Desha të di a qëndron një gjë e tillë dhe nëse po a mund të na jepni një informacion më të zgjeruar rreth kësaj.


 Përgjigjja: NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me tesbihet1 që numërohen pas namazit të detyruar2, në transmetimet e sakta profetike kanë ardhur katër trajtat në vijim3:

Trajta e parë: 33 tesbihe, 33 tehmide4, 33 tekbire5 dhe 1 herë dhikri me tehlil6

Më konkretisht, kjo trajtë veprohet duke thënë “SUBȞAAN-ALL-LLAAH / I Lavdishëm (e i Patëmetë) është Allahu” 33 herë; “ELȞAMDU LIL-LAAH / Falënderimi i takon Allahut” 33 herë, “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i madhi” 33 herë dhe duke e plotësuar njëqindëshen me thënien: “LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU UAȞDEHU LAA SHERIIKE LEHU, LEHUL MULKU UE LEHUL ȞAMDU UE HUE ĂLEE KUL-LI SHEJ-IN ǨADIIR / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i Pashoq. Atij i takojnë pushteti dhe lavdërimi dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë”.Lexoni më tepër

Trajta e dytë: 33 tesbihe, 33 tehmide dhe 34 tekbire

Më konkretisht, kjo trajtë veprohet duke thënë “SUBȞAAN-ALL-LLAAH” 33 herë, “ELȞAMDU LIL-LAAH” 33 herë dhe “ALL-LLAAHU EKBER” 34 herë.Lexoni më tepër

Trajta e tretë: 25 tesbihe, 25 tehmide, 25 tekbire dhe 25 tehlile

Më konkretisht, kjo trajtë veprohet duke thënë “SUBȞAAN-ALL-LLAAH” 25 herë, “ELȞAMDU LIL-LAAH” 25 herë, “ALL-LLAAHU EKBER” 25 herë dhe “LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH” 25 herë.

Trajta në fjalë bazohet në transmetimin e Abdullah Ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili thotë: “Ata (shokët e Profetit) qenë urdhëruar, që pas çdo namazi, të bënin tesbih 33 herë, tehmid 33 herë dhe tekbir 34 herë. Ndërkaq, njërit prej ensarëve9 (muslimanëve medinas) i erdhën në ëndërr dhe i thanë: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ju urdhëroi të bëni tesbih 33 herë, tehmid 33 herë dhe tekbir 34 herë. Ai tha: Po. Thënësi i tha: Bëjini 25 herë dhe bëni në to edhe tehlil [gjithashtu 25 herë]. Kur agoi, ai shkoi tek Profeti (Paqja qoftë mbi të!) dhe ia përmendi këtë (ëndërr). Profeti tha: “Kështu bëjini!””10

Trajta e katërt: 10 tesbihe, 10 tehmide dhe 10 tekbire

Më konkretisht, kjo trajtë veprohet duke thënë “SUBȞAAN-ALL-LLAAH” 10 herë, “ELȞAMDU LIL-LAAH” 10 herë dhe “ALL-LLAAHU EKBER” 10 herë.Lexoni më tepër

– Po në këtë kontekst, vlen të përmendet regulli juridik islam, lidhur me adhurimet që bëhen në shumë forma, se këto adhurime është mirë që të bëhen herë në një formë dhe herë në një formë tjetër. Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT

NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT

  1. Tesbihe: Shumësi i fjalës Tesbih (ET-TESBIIȞ), me të cilën nënkuptohet thënia “SUBȞAAN ALL-LLAH / I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu”; kurse këtu kjo fjalë (tesbihet) ka ardhur me kuptimin e dhikrit (përmendjes së veçantë ku vjen edhe thënia e tesbihut) që bëhet pas namazit të obliguar.
  2. Si rregull (bazuar në mendimin e shumicës së dijetarëve muslimanë), thënia e tesbiheve (tesbihut, tehmidit, tekbirit…), që me sa del në pah në traditën referente profetike janë bërë pas namazit të obliguar, është më primare që të bëhet pikërisht kësisoj (pas namazit të obliguar); pasi kështu arrihet shpërblimi i plotë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se personi që i vonon ato për pas faljes së suneteve sistematike të pasme (që falen pas namazit të obliguar), nuk shpërblehet për ato, por me lejen e Allahut edhe ky person shpërblehet për to (shih: islamqa, islamweb dhe islamweb).
  3. Shih: islamweb dhe islamqa.
  4. Tehmidi (ET-TEȞMIID): Thënia “EL-ȞAMDU LI-LAAHI / Falënderimi i takon Allahut”.
  5. Tekbir: Thënia “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi”.
  6. Tehlili: Thënia “LA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU  / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut”.
  7. Muslimi 597.
  8. Muslimi 596.
  9. Ensarët: Shumësi i fjalës ensar, kuptimi gjuhësor i të cilës është mbështetës apo ndihmues, me të cilin nënkuptohen banorët e qytetit të Medines, ku Profeti (Paqja qoftë mbi të!) u vendos pas emigrimit nga Meka. Ensarët e morën këtë emër “ensar / ndihmues dhe mbështetës”, sepse i strehuan, ndihmuan dhe mbështetën Profetin (Paqja qoftë mbi të!) dhe muslimanët e parë, të cilët në mbrojtje të besimit të tyre islam, emigruan nga Meka për në Medine.
  10. En-Nisai 1350 dhe Et-Tirmidhi 3413; Albani – në Mishkatu El-Masabih v. 1, f. 307 dhe Sahihu En-Nisai – ka thënë se ky transmetim është sahih / i vërtetë.
  11. Et-Tirmidhi 3410 dhe Ebu Daud 5065; Albani – në Mishkatu El-Masabih v. 2, f. 743 dhe në El-Kelem Et-Tajib – ka thënë se ky transmetim është sahih / i vërtetë.
  12. Ahmedi 27089 dhe Et-Tirmidhi 3486; Albani – në Sahihu El-Xhamia v. 2, f. 753 – ka thënë se ky transmetim është hasen / i besueshëm.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top