NUK PO FEJOHET EDHE PSE KA KËRKESA

Numri i fetvasë: 13 NUK PO FEJOHET EDHE PSE KA KËRKESA

Kategoria:  FEJESA-PREMTIMI PËR MARTESË

1 125 shfletues/klikues NUK PO FEJOHET EDHE PSE KA KËRKESA


Pyetje: NUK PO FEJOHET EDHE PSE KA KËRKESA


Kam shumë kërkesa për fejesë, por asnjëra nuk realizohet, kam frikë mos më kanë bërë ndonjë gjë. Çfarë të bëj?


Përgjigjja: NUK PO FEJOHET EDHE PSE KA KËRKESA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në fakt problematika në fjalë është një problematikë që më së shumti ka shkaqet e saj shoqërore por ka raste kur ajo është edhe për shkak të magjisë.

Gjithsesi besimtari i përkushtuar ndaj Allahut të Lartësuar, i beson pa asnjë mëdyshje premtimit hyjnor:

“Në të vërtetë, ti (shejtan) nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty”1; që do të thotë se më e mira gjë që mund të bëjë njeriu kundër të këqijave djallëzore, është që të shtojë sa më shumë adhurimet dhe lutjet.

Po kështu do të ishte e udhës që lidhur me problemin tuaj të bisedonit direkt me ndonjë imam (hoxhë) të besueshëm, për më tepër nëse keni disa nga shenjat e mëposhtme:

a. Ngushtim kraharori (sidomos nga mesdita deri në mesnatë) kur kryeni adhurime apo lexoni/dëgjoni Kuranin apo ezanin;

b. Keni rregullisht humbje vetëdije dhe shenja magjepsjeje;

c. Shikoni rregullisht natën ëndrra të frikshme;

d. Ju ose kandidati për t’u fejuar me ju, jepni fillimisht pëlqimin se jeni seriozisht dakord dhe pastaj në rrethana të pashpjegueshme tërhiqeni…

Por nuk ka vend për panik, sepse lutja drejtuar Allahut të Madhëruar dhe angazhimi me obligimet që Ai ka caktuar, e dobësojnë dhe eliminojnë çdo intrigë dhe ligësi të shejtanëve, qofshin ata prej xhindëve apo prej njerëzve; dhe në krahun tjetër tërheqin begatitë dhe të mirat e Zotit si në çështjen e shokut ideal të jetës, ashtu edhe në të gjitha çështjet e tjera.

Allahu e di më mirë. NUK PO FEJOHET EDHE PSE KA KËRKESA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NUK PO FEJOHET EDHE PSE KA KËRKESA

NUK PO FEJOHET EDHE PSE KA KËRKESA

  1. El-Hixhr: 42.
RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.