NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN

Numri i fetvasë: 213 NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

684 shfletues/klikues NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN


 Pyetje: NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN


A lejohet të blehet një kurban i vetëm nga disa persona? Gruaja që i ka mundësitë a lejohet ta bëjë kurbanin nëse burri i saj është i shkujdesur ndaj këtij rituali? A mjafton kurbani i personit për prindin apo gruan e tij? A lejohet të bëhet kurban me para borxh?


 Përgjigjja: NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Blerja nga shumë persona e një bagëtie të imët të vetme si kurban (çështje e njohur si pjesëmarrja e shumë personave në çmimin e një kurbani të vetëm prej dhenve apo dhive), e bën të pavlefshëm arritjen e shpërblimit të kurbanit. Ndërkaq, lejohet pa problem që disa persona të ndihmojnë një person që të bëj një kurban nga dhente apo dhitë, duke i dhënë këtij personi në formë dhurate ose borxhi shumën që nevojitet për bërjen e kurbanit.1

Një kurban i vetëm, nga soji i dhenve (dele apo dash 6 muaj e sipër) apo dhive (dhi apo cjap 1 vjeç e sipër) është i mjaftueshëm për një kryefamiljar dhe familjen e tij (duke pasur parasysh sqarimet përkatëse), por nëse bëhen më shumë kurbanë kjo është edhe më mirë. Në rastin kur bëhet kurban një lopë apo viç (që duhet të jetë 2 vjeç e sipër), ky kurban vlen për 7 kryefamiljarë dhe familjet e tyre.2

Së dyti: Mendimi më i fuqishëm është se nëse gruaja që ka mundësi ekonomike, kur vendos të bëj kurban, përfshin në të edhe familjarët e saj, tek këta të fundit hyn automatikisht edhe burri i saj. Kjo vlen sidomos nëse burri i saj heziton apo e neglizhon kryerjen e ritualit të rëndësishëm të kurbanit, rast në të cilin gruaja që ka mundësi ekonomike lipset ta kryej vetë këtë ritual, me ose pa dijeninë dhe lejen e të shoqit, pasi kurbani është një ritual i ligjëruar si për burrin ashtu edhe për gruan.

Kurse nëse gruaja synon të financojë një kurban që ai të bëhet në dobi të burrit të saj, në këtë rast duhet miratimi i burrit, pasi bërja e nijetit (qëllimit) për adhurimin (në këtë rast kurbanin) është çështje themelore.Lexoni më tepër

Së treti: Kurbani i fëmijës mjafton për prindin e tij, nëse ai jeton bashkë me prindërit. Nëse fëmija i dhuron prindit (kjo vlen gjithashtu për çdo dhurues) të hollat për të bërë kurban me pëlqimin e këtij të fundit, donatori (dhuruesi) merr shpërblimin e sadakasë dhe dhuratës, por jo atë të bërjes së kurbanit.4

Kurbani i burrit mjafton për gruan e tij, por nëse çdonjëri prej tyre bën kurban kjo është edhe më mirë. Po kështu ligjërohet që burri t’i bëj hise (pjesë) në shpërblimin e kurbanit edhe gruas së tij apo prindit të tij dhe çdo muslimani të gjallë apo të vdekur. Shumica e dijetarëve lejojnë që të bëhet kurban në dobi të muslimanit të vdekur dhe janë të mendimit se shpërblimi i mbërrin këtij të fundit edhe nëse ai nuk e ka porositur atë.56Lexoni më tepër

Së katërti: Mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë është se muslimani që nuk e ka gjendjen ekonomike (nuk ka të ardhura të mjaftueshme) për të blerë kurban, por e blen bagëtinë e kurbanit me borxh me këste ose me borxh të cilin e shlyen në një afat të caktuar të mëvonshëm dhe pastaj e bën bagëtinë në fjalë kurban, konsiderohet se ka bërë një veprim që nuk është problem, pra që është i lejuar dhe vlen sheriatikisht.8Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN

NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN
 

  1. Shih: islamweb, islamqa, feqhweb dhe feqhweb.
  2. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  3. Shih: islamqa, isalmqa, islamweb, islamweb dhe islamweb.
  4. Shih: islamqa.
  5. Shih: islamweb dhe islamweb.
  6. Shih: islamweb dhe islamweb.
  7. Shih: islamweb.
  8. Juristët muslimanë janë të gjithë të një mendimi se personi që nuk është i pasur nuk e ka detyrim që të marr borxh për të blerë / bërë kurbanin.
  9. Shih: Uehbetu Ez-Zuhejli, El-Fikhu El-Islami Ue Ediletuhu v. 4. f. 2708.
  10. Mexhmu’u El-Fatava v. 26, f. 305.
KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN
KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.