JETA E VËRTETË

NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT

Numri i fetvasë: 236 NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT

Kategoria: NAMAZI I UDHËTARIT

3 632 shfletues/klikues NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT


 Pyetje: NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT


Kur je udhëtar a është obligim shkurtimi i namazeve kur falesh vetëm? Po kur falesh pas një imami që nuk është udhëtar?


Përgjigjja: NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Më konkretisht, në lidhje me shkurtimin e namazeve farz (të detyrueshme) ditore1, dijetarët muslimanë ndajnë njëzëri (konsensualisht) mendimin se për udhëtarin është e ligjëruar që ai t’i shkurtojë ato.Lexoni më tepër

Kurse më tej, mbi shkurtimin e namazeve farz (të detyrueshme) thuhet2 sa vijon:

Së pari: Dispozita e shkurtimit të namazeve farz për udhëtarin

Mendimet më kryesore mbi dispozitën e këtij shkurtimi janë si vijon:

Mendimi i parë: Shkurtimi i namazeve farz katër rekatesh nuk është obligim

Shumica e dijetarëve muslimanë (ku bëjnë pjesë medh’hebi maliki, shafi’i dhe hanbeli) janë të mendimit se shkurtimi i namazeve farz katër rekatesh është mustehab3 (i pëlqyeshëm) dhe jo obligim.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Shkurtimi i namazeve farz katër rekatesh është obligim

Ky është mendimi i medhhebit hanefi, të cilët për më tepër theksojnë se farzi i namazit të udhëtarit është vetëm dy rekate dhe jo më shumë.6

Mendimi më parësor është se shkurtimi i këtyre namazeve është sunet i fortë (shumë i pëlqyeshëm) dhe falja e tyre e plotë është mekruh (e papëlqyeshme), pasi Profeti (Paqja qoftë mbi të!) nuk i ka falur ato asnjëherë të plotë në udhëtim.

Së dyti: Falja e udhëtarit pas një imami që nuk është udhëtar dhe raste të tjera

a. Nëse udhëtari po falet pas një imami vendas (që nuk është udhëtar), ai (udhëtari që po falet pas këtij imami) duhet ta falë namazin të plotë, pavarësisht nëse e ka kapur të gjithë namazin me këtë imam apo ka kapur me këtë të fundit një rekat të plotë apo më pak se kaq.

b. Nëse udhëtari falet pas një imami të panjohur për të cilin nuk e di nëse ky imam po e fal namazin të plotë (është vendas) ose po e fal atë të shkurtuar (është udhëtar), në këtë rast udhëtari që po falet pas këtij imami vepron sipas mendimit më të fuqishëm që i vjen atij bazuar në treguesit rrethanor, ndërsa nëse nuk mundet të ketë një mendim të këtillë, atëherë ai e fal namazin të plotë, për të qenë më i rezervuar.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT

NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT
 

  1. Namazet që po shqyrtojmë janë pesë namazet e detyrueshme ditore (sabahu/agimi, dreka, ikindia/pasditja, akshami/perëndimi dhe jacia/darka) dhe më konkretisht çështja e shkurtimit të namazeve farz ka të bëjë vetëm me namazet katër rekatesh prej këtyre ku bëjnë pjesë tre namaze: dreka, ikindia dhe jacia.
  2. Shih: fikhguide dhe islamweb.
  3. Mustehab: Veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  4. Mekruh: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  5. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme (për të cilën argumentet tregojnë se është) jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet, por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  6. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top