JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NJOHURI KYÇE MBI BASHKIMIN E NAMAZEVE

Numri i fetvasë: 237 NJOHURI KYÇE MBI BASHKIMIN E NAMAZEVE

Kategoria: BASHKIMI I NAMAZEVE

2 727 shfletues/klikues NJOHURI KYÇE MBI BASHKIMIN E NAMAZEVE


 Pyetje: NJOHURI KYÇE MBI BASHKIMIN E NAMAZEVE


Kur je udhëtar a është obligim bashkimi i namazeve dhe cilat janë format e bashkimit mes dy namazeve?


Përgjigjja: NJOHURI KYÇE MBI BASHKIMIN E NAMAZEVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Bashkimi i namazeve farz (të detyrueshme) ditore dhe shkurtimi i tyre janë dy çështje të ndryshme nga njërat-tjetra.Lexoni më tepër

Kurse më tej lidhur me pyetjen thuhet1 sa vijon:

Së pari: Përkufizimi i bashkimit mes namazeve farzLexoni më tepër

Me bashkim të namazeve farz synohet që namazfalësi, në prani të shkaqeve (justifikimeve) ligjore islame përkatëse (si udhëtimi etj.), të bashkojë namazin e drekës me atë të ikindisë dhe namazin e akshamit me atë të jacisë.

Së dyti: Forma e bashkimit të namazeve farz

a. në kohën e parë (të drekës ose akshamit);Lexoni më tepër

b. në kohën e dytë (të ikindisë ose jacisë);Lexoni më tepër

Së treti: Dispozita e bashkimit të namazeve farzLexoni më tepër

Kurse në lidhje me rastet e tjera të bashkimit të namazit farz për udhëtarin (përveç bashkimit të lartpërmendur në Arafat dhe Muzdelife), dy mendimet kryesore janë:

Mendimi i parë: Bashkimi i namazeve farz është thjeshtë një tolerancë e sheriatit

Mendimi më parësor është se bashkimi i namazeve farz është tolerancë e sheriatit (ligjit islam) dhe jo sunet (traditë profetike e shpërblyeshme) që lipset të kryhet në vazhdimësi. Të shumtë janë dijetarët (përfshirë Ibn El-Kajimin dhe medh’hebin maliki) që janë shprehur, se bashkimi mes namazeve është lehtësim e mëshirë, porse më mirë është që secili namaz farz të falet në kohën e tij.

Mendimi i dytë: Bashkimi i namazeve farz është i ndaluar

Medhhebi hanefi është i mendimit se bashkimi i dy namazeve farz në kohën e njërit prej tyre nuk është i lejuar për asnjë shkak (as për shkak të udhëtimit, as për shkak të sëmundjes dhe as për ndonjë arsye tjetër, përveç rastit të bashkimit në Arafat dhe Muzdelife për haxhiun që është një bashkim ritual dhe jo për justifikime apo arsye të jashtme).Lexoni më tepër

Së katërti: Nijeti i bashkimit të namazeve farz

Në lidhje me bërjen e nijeti (qëllimit) të bashkimit (mes dy namazeve farz) kur niset të kryhet namazi i parë, mendimi më parësor është se e tillë gjë nuk është kusht i bashkimit.

Allahu e di më mirë. NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT

NJOHURI KYÇE MBI SHKURTIMIN E NAMAZIT
 

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top