NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË

Numri i fetvasë: 222 NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

2 505 shfletues/klikues NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË


 Pyetje: NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË


Cili është kuptimi i fjalës Ashura (Dita e Ashures) dhe kur bie kjo ditë? A mund të na përçoni disa njohuri të përmbledhura në lidhje me Ashuranë, historikun e saj, agjërimin e saj etj.?


 Përgjigjja: NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi dhe historiku i Ashurasë

a. Dita e Ashurasë, kuptimi dhe data e saj

Emri “Ashura” është një emër që ka gjetur përdorim në Islam dhe s’ka qenë i njohur në periudhën e injorancës (para islame).1

Imam En-Neueui (Allahu e mëshiroftë!) thotë se shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se Ashuraja është dita e dhjetë e muajit Muharrem2 dhe pikërisht kjo është ajo që kuptohet nga hadithet dhe shprehjet e përgjithshme të përdorura në to.3Lexoni më tepër

b. Historiku i Ashurasë

Dita e Ashurasë ka qenë ditë e dalluar edhe te popujt e kaluar. Ajo ka qenë ditë e bekuar, ashtu siç transmetohet në transmetimet autentike të El-Buhariut dhe Muslimit, ku vjen se arabët në periudhën paraislame e kanë agjëruar këtë ditë, Kurejshët (fisi elitar mekas) e kanë agjëruar këtë ditë. Vetë Profeti (Paqja qoftë mbi të!) para se t’i zbriste Shpallja por edhe pas kësaj para se të emigronte në Medine, e ka agjëruar Ashuranë.6Lexoni më tepër

Së dyti: Njohuri kyçe lidhur me agjërimin e Ashurasë

a. Etapat e agjërimit të Ashurasë në Islam

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e agjëronte këtë ditë qysh në Meke (siç përmendëm më lartë); më pas ai (Paqja qoftë mbi të!) e agjëroi atë pasi emigroi në Medine dhe i urdhëroi edhe muslimanët ta agjërojnë, dhe së fundi ky agjërim anulohet pasi shpallet obligimi i agjërimit të muajit të Ramazanit.Lexoni më tepër

b. Vlera e agjërimit të Ashurasë

Dijetarët muslimanë mendojnë njëzëri se agjërimi i Ashurasë është i pëlqyeshëm, bazuar në argumentet ligjore përkatëse islame.14 Lexoni më tepër

c. Agjërimi i ditës para Ashurasë

Pëlqehet agjërimi i ditës para Ashurasë bazuar në thënien profetike: ‘Në vitin e ardhshëm – inshee (në dashtë) Allahu – do ta agjërojmë ditën e nëntë.”18

d. Gradët e agjërimit të Ashurasë

Grada më e pakët: të agjërohet vetëm dita e dhjetë (Ashuraja)19;

Grada më e lartë: të agjërohet bashkë me të dhe dita e nëntë20.Lexoni më tepër

e. Urtësia e agjërimit të ditës së nëntë (9 Muharrem)

Urtësitë më kryesore të përmendura prej dijetarëve muslimanë sa i përket agjërimit të ditës së nëntë, janë kundërshtimi i formës së agjërimit të hebrenjve dhe rezervimi për t’ia qëlluar agjërimit të Ashurasë.22Lexoni më tepër

f. Agjërimi i Ashurasë veçmas, të premten, të shtunën ose të dielën24

Lejohet pa problem agjërimi veçmas i ditës së dhjetë (Ashura) të muajit Muharrem, edhe nëse ajo bie ditën e premte, të shtunë ose të dielë, pasi nuk ka ardhur asnjë transmetim që ta ndalojë një gjë të tillë.Lexoni më tepër

Së treti: Ashuraja dhe pikëllimi për imam Husejnin

Në ditën e Ashurasë të vitit 61 hixhri (680 diellor), në një tragjedi pikëlluese, vritet Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shkëlqesia e të rinjve banorë të Xhenetit, nipi i të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!), biri i Fatime Zahrasë [Fatimes së lulëzuar, bijës së Profetit] (Allahu qoftë i kënaqur me të!), një prej krerëve të sahabëve dhe dijetarëve prej tyre. Bashkë me të vriten edhe një numër i madh prej fëmijëve dhe familjarëve të shtëpisë së tij fisnike… Kohë para kësaj ngjarje, kur Profetit (Paqja qoftë mbi të!) i ndërruan jetë të gjithë fëmijët e tij (përveç Fatimes) si dhe të tjerë persona prej familjarëve, të afërmëve dhe shokëve të tij, ai (Paqja qoftë mbi të!) nuk e veproi dhe për më tepër e ndaloi sjellen që ne shohim të veprohet sot në injorancë të plotë, në emër të dashurisë për imam Husejnin (Allahu qoftë i kënaqur me të!).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË

NJOHURI KRYESORE MBI ASHURANË
 

  1. El-Buhutiu, Keshaful Kinai’ anil Iknai’ v. 2, f. 338.
  2. Këtë vit, dita e Ashurasë (10 Muharrem 1440 hixhri / sipas emigrimit profetik) pritet të jetë këtë të enjte (20 Shtator 2018).
  3. Sherhu En-Neueui Ale Muslim, v. 8, f. 12.
  4. Fillimisht agjërimi i Ashurasë ka qenë obligim dhe paskëtaj u bë i pëlqyeshëm dhe jo i detyrueshëm; Ibn AbdulBer ka transmetuar se fakti në fjalë (i anullimit të obligimit të agjërimit të Ashurasë dhe pastaj shndërrimit të këtij agjërimi në një vepër të pëlqyeshme), përbën mendimin konsensual (të njëzëshëm) të juristëve muslimanë (shih: almoslim dhe islamweb).
  5. Et-Tirmidhi 755, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih /i besueshëm, i vërtetë; Albani thotë se ky hadith është sahih / i vërtetë.
  6. Shih: islamhouse.
  7. Sahihu Muslim 1125.
  8. Shih: islamhouse.
  9. Buhariu 3397, 3943 dhe Muslimi 1130.
  10. Ahmedi 8717, Ibn Kethiri dhe Albani janë të mendimit se ky hadith është daif / i dobët (jo i besueshëm), teksa ka disa dijetarë që e kanë ekzaminuar këtë hadith si të mirë / të besueshëm (shih: islaamlight).
  11. Shih: saaid,  ahlalhdeeth dhe alukah; ku mbështetet ekzaminimi se shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se agjërimi i Ashurasë para shpalljes së obligimit të agjërimit të Ramazanit nuk ka qenë i obliguar por ka qenë i pëlqyeshëm.
  12. Shih: bayanelislam; ku mbështetet ekzaminimi se shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se agjërimi i Ashurasë para shpalljes së obligimit të agjërimit të Ramazanit ka qenë i obliguar.
  13. Sherhu En-Neueui Ale Muslim, v. 1, f. 169 dhe v.8, f. 4.
  14. Shih: Sherhu En-Neueui Ale Muslim, v. 8, f. 4 dhe islamweb.
  15. Dijetarët kanë thënë se kjo përparësi i është dhënë agjërimit të Ashurasë për: të spikatur interesimin, ose sepse ka qenë agjërimi i parë i obliguar, ose sepse i takon agjërimit të fillimvitit, ose sepse kjo është dituria që i kishte mbërritur Ibn Abasit (shih: shamela); teksa disa dijetarë të tjerë kanë përmendur se kjo ka qenë në periudhën mekase, kur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka pasur obligim individual agjërimin e Ashurasë (e gjurmonte agjërmin e ditës së Ashurasë, nisur nga pozita e lartë e këtij agjërimi) dhe nuk i kishte urdhëruar njerëzit që ta agjërojnë atë (shih: almoslim).
  16. El-Buhariu 1867.
  17. Muslimi 1162, 1976.
  18. Muslimi 1916; Abdullah Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e agjëroi Ashuranë dhe urdhëroi të agjërohet, shokët e tij i thanë: ‘O i Dërguar i Allahut, ajo është një ditë që madhërohet nga hebrenjtë dhe të krishterët? Atëherë ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Në vitin e ardhshëm – insheAllahu (në dashtë Allahu / me lejen e Allahut) – do ta agjërojmë ditën e nëntë.” Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: ‘Por, i Dërguari i Allahut ndërroi jetë ende pa ardhur viti i ardhshëm.’”.
  19. Lejohet pa problem që të agjërohet vetëm dita e Ashurasë sepse nuk ka asnjë ndalesë për këtë agjërim dhe kjo mjafton për arritjen e mirësisë së agjërimit të Ashurasë (shih: islamweb).
  20. Shih: islamway dhe salmajed.
  21. Shih: almoslim, islamweb dhe islamqa.
  22. Shih: islamhouse dhe Sherhu En-Neueui Ale Muslim, v. 8, f. 13.
  23. Këtë e ka përmendur Hatabiu etj.; shih islamhouse.
  24. Shih: alukah.
  25. Shih: islamhouse.
VEÇIMI I TË PREMTES ME AGJËRIM
AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.