JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË

Numri i fetvasë: 365 NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË

Kategoria: BESIMI NË PROFETËT

1 641 shfletues/klikues NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË


 Pyetje: NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË


Zëvendës i kujt është njeriu në tokë, zëvendës i Zotit apo zëvendës i xhindeve? Cili është kuptimi i fjalës “zëvendës” në këtë rast?


 Përgjigjja: NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Sa i përket interpretimeve kryesore lidhur me fragmentin kuranor “një khalifeh (mëkëmbës / zëvendës / trashëgimtar) në tokë”, të ardhur në ajetin kuranor: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: ‘Unë do të krijoj një khalifeh (mëkëmbës / zëvendës / trashëgimtar) në tokë’”1; është përmendur sa vijon:

Kuptimi i parë: Këtu, me fjalën “khalifeh” synohet “zëvendës i Zotit në tokë”

Interpretimi i fjalës “khalifeh” të ardhur në këtë thënie kuranore, me kuptimin “zëvendësi i Zotit në tokë”, mbështetet në interpretimet në vijim:

a. “[Pra, khalifeh / zëvendës që] Më zëvendëson Mua në zbatimin e dispozitave të Mia ligjore në tokë; dhe ai (khalifeh / zëvendës) është Ademi”;3

b. “Me ‘khalifeh / zëvendës’ synohet (këtu), babai ynë Ademi (Paqja qoftë mbi të dhe mbi Profetin tonë!), pasi ai është zëvendës (khalifeh) i Allahut në tokën e Tij, lidhur me zbatimin e urdhrave të Tij”;4Lexoni më tepër

Kuptimi i dytë: Këtu, me fjalën “khalifeh” synohet “soji i krijesës njerëzore, zëvendësues (trashëgimtarë / pasardhës) të njëri-tjetrit në tokë”

Interpretimi i fjalës “khalifeh” të ardhur në këtë thënie kuranore, me kuptimin “soji i krijesës njerëzore, zëvendësues (trashëgimtarë / pasardhës) të njëri-tjetrit në tokë ”, mbështetet në interpretimet në vijim:

a. “Do të bëj në tokë një popull që zëvendësojnë njëri-tjetrin, që ta mirëmbajnë tokën”8;

b. “Një popull që zëvendësojnë njëri-tjetrin, brez pas brezi dhe gjeneratë pas gjenerate, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Ai ju ka bërë pasardhës të njëri-tjetrit në Tokë” (El-Enam: 176) … ku nuk synohet vetëm Ademi [por synohet soji njerëzor]”;9Lexoni më tepër

Kuptimi i tretë: Këtu, me fjalën “khalifeh” synohet “krijesa njerëzore, zëvendësuese e një tjetër krijese para saj”, pra se “Allahu e bëri atë (Ademin) khalifeh (zëvendës) të kujt ishte në tokë para tij (Ademit)

Interpretimi i fjalës “khalifeh” të ardhur në këtë thënie kuranore, me kuptimin “krijesa njerëzore, zëvendësuese e një tjetër krijese para saj”, mbështetet në interpretimet në vijim:

a. “Me fjalën ‘zëvendës’ këtu nënkuptohet një zëvendës i dikujt që ka qenë para tij, prej engjëjve, por është në rregull që kuptimi të jetë edhe ‘i zëvendësuar’, me kuptimin se atë do ta zëvendësojë tjetërkush; thuhet se ky zëvendës është Ademi por thuhet edhe se është kushdo që do të ketë rolin e zëvendësit në tokë”14;

b. “Me ‘zëvendës’ synohet babai ynë Ademi (Paqja qoftë mbi të dhe mbi Profetin tonë!),… sepse ai u bë pasues (zëvendësues) i xhindeve që banonin në tokë para tij.” 4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË

NJERIU ZËVENDËS-TRASHËGIMTAR NË TOKË

  1. El-Bekare: 30.
  2. El-Bekare: 30.
  3. Shih: Tefsir El-Xhelalejni.
  4. Shih: Eduau El-Bejan.
  5. Shih: Ejseru Et-Tefasir.
  6. Sad: 26.
  7. Shih: Tefsiru El-Kurani El-Kerim.
  8. Shih: El-Mujeser.
  9. Shih: Tefsiru El-Kuran El-Adhim.
  10. Shih: Eduau El-Bejan.
  11. Shih: El-Mukhtesar.
  12. Shih: Tefsiru El-Kurani El-Kerim.
  13. Shih: Eduau El-Bejan.
  14. Shih: Fet’hu El-Kadir.
  15. Shih: Eduau El-Bejan.
  16. El-Bekare: 30.
  17. Ibn El-Kaijm, Miftahu Dari Es-Sea’de, v. 1. 289; shih: islamway.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top