JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI

Numri i fetvasë: 251 NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI

Kategoria: PRISHËSIT E AGJËRIMIT

4 192 shfletues/klikues NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI


 Pyetje: NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI


Sot në syfyr po flisnim me një motër muslimane. Unë e kisha mbyllur syfyrin, ndërsa ata akoma po hanin. Kur unë i thashë se ka kaluar orari, ajo më tha jo, sepse është hadithi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) që mund ta shtysh edhe 5 minuta. Nuk diskutova me të por thashë të pyes hoxhallarët për këtë çështje.


Përgjigjja: NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Imsaku (largimi nga prishësit e agjërimit) kur personi është siguruar për hyrjen e agimit të vërtetë

Mendimi i parë: Me hyrjen e sigurt të agimit të vërtetë, obligohet imsaku

Në lidhje me imsakun (largimin nga prishësit e agjërimit) kur personi është siguruar për hyrjen e agimit të vërtetë, mendimi i shumicës se dijetarëve është se në këtë rast nuk lejohet që të kapërdihet më ushqimi apo pija që kemi në gojë dhe për më tepër nuk lejohet që të vijohet të hahet, pihet apo bëhet diçka tjetër nga prishësit e agjërimit.1Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Me hyrjen e sigurt të agimit të vërtetë, lejohet të hahet ushqimi i mbetur në gojë a enë

Mbështetësit e këtij mendimi (i cili është një mendim jo i fuqishëm që bie ndesh me mendimin e shumicës së juristëve muslimanë), theksojnë se nëse vërtetohet hyrja e agimit të vërtetë (me ezanin apo ngjashëm), personit i lejohet ta mbarojë ushqimin që ka mbetur ende në enën e tij3.

Ky mendim përbën mendimin e disa dijetarëve, prej të cilëve edhe Albanit, që transmetimin profetik: “Nëse dikush nga ju dëgjon ezanin dhe ka në dorë enën (e ushqimit), të mos e heqë atë derisa të hajë atë që do të hajë prej saj4; e kanë interpretuar në kontekstin e dukshmërisë së tij. Kurse shumica thuajse konsensuale e dijetarëve e kanë interpretuar këtë hadith (thënie profetike) me ezanin e parë (që bëhet para hyrjes së agimit të vërtetë) dhe të tjerë e kanë komentuar me rastin kur hyrja e agimit të vërtetë është e dyshimtë.

Gjithsesi, mendimi në fjalë i Albanit etj., gëzon konsideratë, prandaj nuk ka asnjë problem që dikush t’i ndjek dijetarët mbështetës të këtij mendimi nëse bindet me argumentimin e tyre, por duke bërë kujdes nga ndjekja dendur e mendimit më të lehtë në çdo çështje fetare islame.

Së dyti: Imsaku (largimi nga prishësit e agjërimit) në fundin e ezanit, kur personi e ka ditur gabimisht se veprohet kësisoj

Nëse personi e ka ditur gabimisht se imsaku (largimi nga prishësit e agjërimit) obligohet të bëhet në fundin e ezanit që bëhet me të hyrë agimi i vërtetë, të tillit nuk i bëhet detyrim agjërimi i kësaj dite kaza (më pas), sepse mendimi parësor është se “padijenia e prishësve të agjërimit, përbën justifikim”. Gjithsesi në këtë rast këshillohet agjërimi kaza (i mëpastajmë), pasi ky është një veprim më i rezervuar dhe po kështu duhet që personi të pendohet dhe t’i kërkojë falje Allahut për shkujdesin që ka treguar në mësimin e obligimeve fetare islame5.

Allahu e di më mirë. NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI

NGRËNIA PAK PAS AGIMIT DHE AGJËRIMI

  1. Shih: islamqa.
  2. Shih: islamweb dhe islamweb.
  3. Shih: islamweb dhe islamweb.
  4. Es-Sunen El-Kubra Li El-Bejhaki 8019; Ahmedi 10251; Ebu Daudi 2350, Albani ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë.
  5. Shih: islamqa dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top