JETA E VËRTETË

NGRËNIA E USHQIMIT FESTIV TË JOMUSLIMANIT

Numri i fetvasë: 317 NGRËNIA E USHQIMIT FESTIV TË JOMUSLIMANIT

Kategoria: DISPOZITAT PËRKATËSE TË USHQIMEVE

2 799 shfletues/klikues NGRËNIA E USHQIMIT FESTIV TË JOMUSLIMANIT


 Pyetje: NGRËNIA E USHQIMIT FESTIV TË JOMUSLIMANIT


A është haram (e ndaluar) për muslimanin blerja e kekut tradicional të krishtlindjeve të quajtur “panetonia” dhe nëse të krishterët na bëjnë dhuratë një të tillë ëmbëlsirë a na lejohet ta pranojmë atë (pasi të krishterët në festat e tyre u bëjnë dhurata atyre që i njohin, përfshirë dhe neve muslimanëve). Me thënë të drejtën mua më pëlqen shumë kjo ëmbelsirë, por më kanë thënë se nuk lejohet, pasi kësisoj biem në përngjasim me të krishterët. Sa për informacion këto ëmbëlsira, edhe pse quhen ëmbëlsirat e krishtlindjeve kanë dalë në treg që tani dhe unë nuk di si të bëj?


 Përgjigjja: NGRËNIA E USHQIMIT FESTIV TË JOMUSLIMANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Muslimanit si rregull i lejohet që t’i bëjë dhuratë jomuslimanit (qoftë edhe idhujtarit).Lexoni më tepër

Në lidhje me pranimin e dhuratave të trajtave të ëmbëlsirave dhe ushqimeve (të cilat janë të lejuara në vetvete) që i dhurohen muslimanit nga jobesimtarët (jomuslimanët) me rastin e festave të këtyre të fundit, juristët muslimanë ndajnë mendimet kryesore në vijim:

Mendimi i parë: Ngrënia e ushqimeve festive të jomuslimanëve është e lejuar1

Sipas këtij mendimi ëmbëlsirat dhe ushqimet (të cilat janë të lejuara në vetevete) që i dhurohen muslimanit nga jobesimtarët (jomuslimanët) me rastin e festës së tyre, lejohet të pranohen dhe lejohet të përfitohet prej tyre (të hahen) dhe kjo bëhet në kuadrin e ruajtjes së raporteve me ta si të afërm (nëse janë prej familjarëve), fqinj, shokë pune dhe ngjashëm. Ky lejim bazohet në faktin se si rregull feja islame e ka lejuar pranimin e dhuratës së jobesimtarit, por duke u pasur parasysh nga ana e muslimanit/es se nuk lejohet pjesëmarrja në festat jomuslimane (sidomos në ato fetare prej tyre) dhe për më tepër nuk lejohet festimi i të këtillë festave dhe as shprehja e gëzimit gjatë tyre, këmbimi i dhuratave me rastin e tyre, vendosja nëpër rroba, banesa apo restorante e simboleve/trajtave të veçanta për këto festa dhe ngjashëm.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Pranimi i dhuratës festive të jomuslimanëve lejohet me kusht5

Lejohet pranimi i dhuratës së jomuslimanëve (të krishterëve etj.) në ditën e festës së tyre, nëse në lidhje me dhuratën në fjalë kihen parasysh kushtet në vijim:

a. Të mos jetë kafshë e prerë enkas për festën e jomuslimanit;Lexoni më tepër

b. Të mos jetë dhuratë e tillë që të shërbejë/ndihmojë në përngjasimin me jobesimtarët në festën/ritualin e tyre, si: qiriu, vezët e pashkëve dhe ngjashëm;

c. Personi që e merr këtë dhuratë (sidomos në rastin kur ajo bie në dorë të fëmijëve të vegjël muslimanë) duhet të vetëdijesojë mbi udhëzimet përkatëse islame (si: El-Ualau Uel Berau / Pranimi i asaj që është islame dhe mospranimi i joislames) që garantojnë mosmbjelljen në zemrën e muslimanit të dashurisë për festat joislame apo dhuruesit jomuslimanë;

d. Të mos dëshirohet/duhet dhuruesi apo dhurata në vetevete, porse qëllimi i pranimit të kësaj dhurate të jetë vetëm e vetëm që t’i fitohet zemra dhuruesit jomusliman të saj dhe që ky i fundit të ftohet në Islam.Lexoni më tepër

Mendimi i tretë: Ngrënia e ushqimeve festive të jomuslimanëve është e ndaluar6

Muslimanit nuk i lejohet që të hajë ushqimet (kuptohet ato ushqime që janë të lejuara në vetvete) që bëjnë hebrenjtë, të krishterët ose idhujtarët për festat e tyre dhe as të pranojë (ose të bëjë) dhurata për këto festa; pasi ngrënia dhe pranimi i sa në fjalë përbën: nderim të simboleve të jomuslimanëve që bien ndesh me bazat e fesë islame dhe bashkëpunim me jomuslimanët në shfaqjen (shprehjen) e këtyre simboleve të tyre, promovim (reklamim) të ritualeve të tyre që bien ndesh me bazat e fesë islame dhe pjesëmarrje me ta në gëzimin e tyre me rastin e këtyre ditëve të festave të tyre.Lexoni më tepër

– Ndërsa lidhur me pyetjen nëse lejohet apo jo blerja dhe ngrënia e kësaj ëmbëlsire (e cila bazuar në përbërësit e saj lejohet të hahet në vetvete), për më tepër në periudhën jashtë ditëve të festës së krishtlindjeve (së cilës ajo i përcaktohet me sa duket si karem apo reklam për konsumatorin krishter), mund të thuhet se, bazuar në mendimin e parë (të lartpërmendur), lejohet pa problem që muslimani të hajë prej kekut (ëmbëlsirave) apo ushqimeve (që janë të lejuara në vetvete), edhe nëse këto ëmbëlsira hahen në kohën e një feste të caktuar të jobesimtarëve (jomuslimanëve) dhe për më tepër kur ato hahen jashtë ditëve të këtyre festave, mjaft që ato të mos hahen me nijetin (synimin) e pjesëmarrjes në këto festa joislame apo festimin e tyre.

Allahu e di më mirë. NGRËNIA E USHQIMIT FESTIV TË JOMUSLIMANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NGRËNIA E USHQIMIT FESTIV TË JOMUSLIMANIT

NGRËNIA E USHQIMIT FESTIV TË JOMUSLIMANIT

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top