NDËSHKIMI PËR LËNIEN E XHUMASË

Numri i fetvasë: 177 NDËSHKIMI PËR LËNIEN E XHUMASË

Kategoria: DISPOZITA E NAMAZIT TË XHUMASË

1 052 shfletues/klikues NDËSHKIMI PËR LËNIEN E XHUMASË


 Pyetje: NDËSHKIMI PËR LËNIEN E XHUMASË


Kemi dëgjuar se lënia e xhumasë tre herë pa arsye (pa justifikim) është shumë gjë e keqe. A mund të na tregoni më konkretisht lidhur me ndëshkimin e lënies së xhumasë pa arsye dhe nëse me këtë nënkuptohet lënia e tre xhumave radhazi (rresht, njëra pas tjetrës) apo edhe jo radhazi?


 Përgjigjja: NDËSHKIMI PËR LËNIEN E XHUMASË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Në lidhje me lënien e xhumasë pa arsye, në tekstet profetike vjen:

Le t’i thonë mjaft disa grupe personash lënies që i bëjnë xhumave, ose me siguri që Allahu ka për t’i vulosur zemrat e tyre [do i përjashtojë butësitë dhe mirësitë e Tij nga këta persona] dhe pastaj ata do të jenë prej të shkujdesurve (mospërfillësve).”1

Kush lë tre xhuma pa arsye [pa justifikim sheriatik / ligjor islame], shkruhet prej dyfytyrëshave [prej besimtarëve jo të sinqertë].”2

Kujt lë tre xhuma duke i mospërfillur [pa justifikim apo arsye sheriatike / ligjore islame], Allahu ka për t’ia vulosur zemrën e tij [zemra e tij bëhet zemër dyfytyrëshi; ky person shkruhet dyfytyrësh (besimtar jo i sinqertë)].”3Lexoni më tepër

Së dyti: Lënia e xhumasë tre herë pa arsye (pa pasur justifikim ligjor islam) interpretohet si vijon:

a. Kuptimi i përgjithshëm i tekstit profetik “pa arsye” [pa justifikim sheriatik / ligjor islame]

Ibn AbulBarr ka thënë: “Sa i përket thënies profetike “pa arsye” [pra lënies së xhumasë pa justifikim apo arsye ligjore islame], mendimi lidhur me të është i gjerë dhe thënë në mënyrë të përmbledhur [arsye a justifikim] konsiderohet çdo pengues që bllokon mes personit dhe faljes së xhumasë, prej çfarë e dëmton këtë person, ose i frikësohet agresionit (sulmit armiqësor) të tij, ose prej çfarë anulon (shfuqizon) një farz (obligim fetar) të pazëvendësueshëm. Prej këtyre janë: pushtetari i padrejtë e i dhunshëm, shiu i fortë e i vazhdueshëm, sëmundja bllokuese dhe çfarë është e ngjashme me këto… Kërcënimi [në fjalë] për lënien e xhumasë nuk ka ardhur vetëm se kur kjo bëhet pa arsye tre herë…”4

b. Me kërcënimin në fjalë nënkuptohet lënia e xhumasë tre herë radhazi

Në disa transmetime vjen përshkrimi i këtyre tre lënieve pa arsye (pa pasur justifikim) të xhumasë, me përcaktimin “radhazi”, si vijon:

“Kujt lë tre xhuma radhazi pa arsye [pa pasur justifikim ligjor islam], Allahu ia vulos zemrën e tij” dhe në një tjetër transmetim vjen: “Kujt lë tre xhuma tre herë radhazi jo nga domosdoshmëria, Allahu ia vulos zemrën e tij”5

El-Mubarekfuri thotë: “‘Tre xhuma’,- për këtë Esh-Sheukani ka thënë: ‘Mundësia është që me këtë të synohet lënia e papërcaktuar [e tre xhumave] që ndodh, qoftë kur xhumatë kanë qenë radhazi (njëra pas tjetrës), qoftë ndarazi (jo radhazi); edhe nëse për çdo vit ka lënë një xhuma Allahu ia vulos zemrën e tij pas të tretës [xhuma që lë]. Sa u tha është kuptimi në pamje të parë i hadithit (thënies profetike). Por një tjetër mundësi është që me këtë të synohet tre xhuma radhazi, siç vjen në hadithin e Enesit, tek Ed-Dejlami, në “Musnedu El-Firdeus”; pasi kryerja e mëkatit në mënyrë sistematike dhe njëri pas tjetrit jep ndjesinë e mospërfilljes së tij.” Ajo që unë them është se: Mundësia e dytë (pra: [së bëhet fjalë për rastin kur lihen] tre xhuma radhazi) obligon vetveten, bazuar në vendimet e rregullave juridike islame të bartjes së transmetimeve të papërcaktuara në kontekstin e atyre të përcaktuara. Këtë e mbështet hadithi i Enesit, i transmetuar nga Ebu Jeale, me transmetues të autentikut, nga Ibn Abasi: ‘Kush e lë xhumanë, tre xhuma radhazi, faktikisht e ka hedhur Islamin pas shpinës së tij.’”6

Allahu e di më mirë. NDËSHKIMI PËR LËNIEN E XHUMASË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NDËSHKIMI PËR LËNIEN E XHUMASË

NDËSHKIMI PËR LËNIEN E XHUMASË

  1. Muslimi 856.
  2. Et-Tabarani, El-Muaxhem El-Kebir 422; Albani, në Sahihu Et-Tergib Ue Et-Terhib 729, ka thënë se hadithi është sahih li gajrihi / i vërtetë për motive (dëshmi) jashtë tij.
  3. Ebu Daudi 1052, En-Nesai 1369 etj.; Albani ka thënë se hadithi është hasen sahih / i besueshëm i vërtetë.
  4. Et-Temhid, v. 16, f. 243.
  5. Shih: islamqa dhe Musnedu Et-Tajalisi 2557, Albani ka thënë se haditih është “sahih / i vërtetë”.
  6. Shih: islamqa dhe Mir’atu El-Mefatih Sherhu Mishkatu El-Masabih, v. 4, f. 446.
KUJT I OBLIGOHET NAMAZI I XHUMASË
DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.