JETA E VËRTETË

NDARJA NGA IMAMI PAS 8 REKATESH TERAVIE

Numri i fetvasë: 141 NDARJA NGA IMAMI PAS 8 REKATESH TERAVIE

Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS

111 135 shfletues/klikues NDARJA NGA IMAMI PAS 8 REKATESH TERAVIE


 Pyetje: NDARJA NGA IMAMI PAS 8 REKATESH TERAVIE


Cila është këshilla që japin dijetarët për personat që pasi të kenë falur 8 rekate nga namazi i teravisë pas një imami që po i fal teravitë me 20 rekate, ndahen (shkëputen) nga ky imami dhe nuk i falin teravitë deri në fund me të?


 Përgjigjja: NDARJA NGA IMAMI PAS 8 REKATESH TERAVIE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dijetarit të shquar Ibn El-Uthejminit i është drejtuar pyetja: “Ka disa që falin 11 rekate (teravi) me imamin [i cili po e fal teravinë me 20 rekate] dhe pastaj ndahen (shkëputen) prej imamit, me argumentin se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) nuk ka shtuar në Ramazan dhe as në një muaj tjetër veç tij, mbi 11 rekate?”

Kësaj pyetjeje ai i është përgjigjur si vijon:

“Ky veprim – shkëputja nga imami që i fal teravitë më shumë se 11 rekate – është në kundërshtim me sunetin (traditën profetike) dhe bëhet pengesë për shpresimin e arritjes së shpërblimit [të ardhur në thënien profetike që do ceket në vijim]. Po kështu kjo shkëputje është në kundërshtim me traditën e selefëve (sahabëve) të devotshëm, të cilët i falën teravitë me Profetin (Paqja qoftë mbi të!) dhe nuk u larguan prej namazit para se ai të mbaronte.

Gjithashtu sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ata!) qëndronin pas imamit të tyre edhe nëse ai ndodhte të bënte diçka shtesë këndvështrimit juridik të tyre, si në rastin kur Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e fali të plotë namazin në Mina [dhe jo të shkurtuar siç theksohet në transmetimet autentike të jetë falur nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!)], me ç’rast edhe pse sahabët refuzuan, sërish e pasuan Uthmanin dhe e plotësuan namazin; duke qenë se ata i besonin parimit, se kundërshtia (mospajtimi) është gjë e keqe.

Kjo (shkëputje) është gjithashtu ndalesë për shpërblimin që ndodh, bazuar në transmetimin ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që falet natën (e teravive) me imamin, derisa imami të largohet [ta mbaroj krejt faljen], do t’i shkruhet [jepet prej Allahut shpërblimi si] falja e një nate.1

Në lidhje me faktin se numri i rekatëve të namazit të teravive konsiderohet një çështje e gjerë, Ibn El-Uthejmini shprehet si vijon:

“Dije se mospërputhja e mendimeve të dijetarëve muslimanë rreth subjektit të numrit të rekateve të teravive dhe ngjashëm, i takon kategorisë së mendimeve ku ka vend për përsiatje [mendim ndryshe] dhe nuk është e denjë të sjell kundërshtime dhe përçarje mes umetit (muslimanëve)…

Numri i rekatëve të Namazit të Teravive konsiderohet një çështje e gjerë dhe nuk bën të fiksohet në një numër të detyrueshëm, as 23, as 11, as 13 dhe as 39 rekatë, por kjo çështje është e hapur. Më konkretisht nuk duhet të mbahet qëndrim mohues ndaj atij që fal 23, 11, 13, 17 apo më shumë rekate teravie, sepse kur të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!) i është kërkuar këndvështrimi i tij për namazin e natës (sesi falen rekatet e tij), ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: “(Falen) Dyshe dyshe dhe nëse dikush prej jush i friket gdhirjes (sabahut), fal një rekat, duke e bërë (numër) tek namazin që ka falur.2; pra Profeti (Paqja qoftë mbi të!) nuk përcaktoi një numër fiks për rekatet e namazit të natës, por tha: “Dyshe dyshe” dhe po kështu ai (Paqja qoftë mbi të!) nuk tha: “Mos shtoni mbi një numër të caktuar”.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NDARJA NGA IMAMI PAS 8 REKATESH TERAVIE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NDARJA NGA IMAMI PAS 8 REKATESH TERAVIE

NDARJA NGA IMAMI PAS 8 REKATESH TERAVIE

  1. Et-Tirmidhi 806, Ibn Maxh 1327, En-Nesai 1605 etj.; Albani thotë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  2. El-Bukhari 472 dhe Muslimi 749.
  3. El-Bukhari 472 dhe Muslimi 749.
  4. Mexhmu’u Fetava Ue Resail, v. 14,  f. 189, 196, 205.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top