NAMAZI I ISTIKHARES-DISPOZITA DHE FORMA

Numri i fetvasë: 37 NAMAZI I ISTIKHARES-DISPOZITA DHE FORMA

Kategoria: NAMAZI I KËRKIMIT TË MË TË MIRËS

1 314 shfletues/klikues NAMAZI I ISTIKHARES-DISPOZITA DHE FORMA


 Pyetje: NAMAZI I ISTIKHARES-DISPOZITA DHE FORMA


A mund të na tregoni se si falet namazi i istikhares dhe cila është domethënia e tij? A bëhet duaja e istihares (lutja në namazin e istikhares) për udhëzimin e familjes, për t’u bërë hafiz dhe ngjashëm?


 Përgjigjja: NAMAZI I ISTIKHARES-DISPOZITA DHE FORMA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i istikhares falet në rastin kur personi gjendet përballë çështjeve midis të cilave nuk vendos dot se cilën të bëj, prandaj (sikurse duket qartë në tekstin e lutjes së namazit të istikhares) muslimani e lut Allahun e Madhëruar që t’ia realizoj më të mirën prej këtyre çështjeve të nevojshme. Po i këtij konteksti është edhe rasti kur muslimani përballet me çështje të cilat është në mëdyshje dhe ngurron nëse duhet t’i bëjë ose jo, si: planifikimi për të blerë një mall të shtrenjtë (makinë, shtëpi etj.), për të punuar në një profesion të caktuar etj.

Juristët muslimanë janë të mendimit se falja e namazit të istihares është mustehab1 (e pëlqyeshme). Dispozita  dhe forma e namazit të istihares mbështeten në një transmetim të saktë profetike të transmetuar nga Xhabir Ibn Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!).Lexoni më tepër

Duaja e namazit të istihares është e veçantë për këtë namaz dhe me të personi i kërkon Allahut të Madhëruar t’i inspirojë më të mirën në çështjen që e preokupon. Përmes kësaj lutje të veçantë të këtij namazi të veçantë, muslimani i kërkon Zotit të tij që t’ia përudhë vendimarrjen për të bërë atë gjë që është më e mira dhe më primarja tek Ai. Më parësore është që lutja e istikhares të bëhet para selamit, por ajo mund të bëhet edhe pas dhënies së selamit (mbarimit të namazit). Kjo lutje bëhet me koncentrim dhe thuhet tekstualisht si në transmetimin përkatës. Ajo mund të shkruhet në një fletë dhe të lexohet nga aty, si dhe nuk është e nevojshme të thuhet në mënyrë të përsëritur.

Duke parë në këtë kuptim të namazit dhe lutjes së istikhares, kuptojmë se duaja për udhëzimin e familjarëve apo për t’u bërë hafiz, nuk hyjnë tek namazi i istikhares dhe lutjet që bëhen në të, sepse këto çështje nuk janë të diskutueshme, por kanë një vlerë të padiskutueshme.

Gjithashtu, vlen të përmendet se për faljen e namazit të istikhares nuk ka ndonjë kohë të caktuar. Gjithsesi nëse koha për faljen e këtij namazi pret, ai nuk duhet të falet në kohët kur është e papëlqyeshme falja e namazeve nafile (vullnetare); ndërsa nëse namazi i istikhares falet për një çështje që nuk pret (që është e ngutshme), nuk ka problem që ai të falet në çdo kohë.

Allahu e di më mirë. NAMAZI I ISTIKHARES-DISPOZITA DHE FORMA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NAMAZI I ISTIKHARES-DISPOZITA DHE FORMA

NAMAZI I ISTIKHARES-DISPOZITA DHE FORMA

  1. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërbehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  2. El-Bukhari 1166.
FALJA E ISTIKHARES PËR TË PASUR FËMIJË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.