JETA E VËRTETË

MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT

Numri i fetvasë: 214 MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT

Kategoria: MIRËSIA E DITËS SË ARAFATIT

5 530 shfletues/klikues MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT


 Pyetje: MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT


A mund të na jepni një përshkrim të përmbledhur mbi mirësitë e Ditës së Arafatit, shoqëruar me argumentet përkatëse?


 Përgjigjja: MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dita e Arafatit përbën ditën e nëntë të muajit Dhul Hixhe, pra një ditë para ditës së parë të Kurban Bajramit. Në lidhje me mirësitë më të spikatura të Ditës së Arafatit, thuhet sa vijon1:

Së pari: Dita e Arafatit është dita e kompletimit të fesë islame dhe përmbushjes së mirësisë hyjnore

Në lidhje me këtë transmetohet se një burrë hebre [Keab El-Ehabari, para se të pranonte Islamin] i ka thënë Umer Ibn El-Khatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): ““O Prijësi i besimtarëve, ju keni një ajet (varg) në Librin tuaj (Kuran) dhe e lexoni atë; nëse do na kishte zbritur ne popullit hebre, do ta kishim bërë festë këtë ditë [do ta bënim ditë të përvitshme gëzimi, dëfrimi dhe madhërimi].” Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti: “Cili ajet?” Ai (hebreu) tha: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.2 Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Ne e dimë atë ditë dhe vend në të cilin zbriti [ky varg kuranor] mbi Profetin (Paqja qoftë mbi të!); ka qenë teksa ai qëndronte në Arafat [në terretorin e Arafatit në periferi të Mekës], ditën e xhuma (të premte) [që të dyja- Falënderuar qoftë Allahu!- janë festë për ne].””3

Së dyti: Dita e Arafatit është festë për muslimanët në territorin e Arafatit

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Dita e Arafatit [për haxhilerët që gjenden në territorin e Arafatit], Dita e Kurbanit (Kurban Bajrami) dhe Ejemu Et-Teshrik (tre ditët pas Kurban Bajramit) [për muslimanët në mbarë botën] janë festa jonë, popullit të Islamit, dhe janë ditë ngrënie dhe pirje [nuk agjërohen].”4Lexoni më tepër

Së treti: Dita e Arafatit është ditë në të cilën është betuar Allahu i Madhëruar

I Madhëruari betohet vetëm për gjëra madhështore dhe është Dita e Arafatit ajo që përmendet në betimin hyjnor: “[Betohem] për Ditën e premtuar, për dëshmitarin dhe për atë që  dëshmohet!6;Lexoni më tepër

Së katërti: Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyen (fal) mëkatet e [vogla të] dy viteve

Në lidhje me këtë transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) kur u pyet për agjërimin e Ditës së Arafatit tha: “Shlyen vitin e shkuar dhe atë që mbetet (të ardhshmin).”9.Lexoni më tepër

Së pesti: Bërja e sa më shumë veprave të mira si namazi nafile, agjërimi, lëmosha etj., është e pëlqyer në ditët 1-10 Dhul Hixhe në përgjithësi dhe në Ditën e Arafatit (9 Dhul Hixhe) në veçantiLexoni më tepër

Së gjashti: Dita e Arafatit është dita në të cilën Allahu ua mori besëlidhjen pasardhësve të Ademit (njerëzimit)Lexoni më tepër

Së shtati: Dita e Arafatit është dita e faljes së mëkateve, çlirimit prej zjarrit dhe krenimit hyjnor me qëndruesit në ArafatLexoni më tepër

Së teti: Duaja / Lutja e Ditës së Arafatit është më e mira, bazuar në transmetimin profetik: “Lutja më e mirë është lutja e Ditës së Arafatit.”18 Pra në këtë ditë shpresohet që lutja të marrë përgjigje, prandaj muslimani lipset të angazhohet në këtë ditë madhëshotre me sa më shumë lutje, përmendje të Allahut dhe kërkim faljeje prej Tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT

MIRËSI TË DITËS SË ARAFATIT

Poshtëshënim:

  1. Shih: saaid.
  2. El-Maide: 3.
  3. El-Bukhari 45 dhe Muslimi 3017; teksi mes kllapave katrore është komentim i këtij transmetimi.
  4. Et-Tirmidhi 773 etj.; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  5. Et-Tabari, Xhamiu El-Bejani Fi Tefsiri El-Kuran v. 9, f. 526; hadithi është i dobët.
  6. El-Buruxh: 2-3.
  7. Et-Tirmidhi 3339; Albani thotë se hadithi është hasen / i mirë.
  8. El-Fexhr: 3.
  9. Muslimi 1162 etj.
  10. El-Bukhari 969 (2, f. 457), Et-Tirmidhi 757, Ebu Daudi 2438 dhe Ibn Maxhe; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  11. El-Araf: 172-173.
  12. Ahmedi 2455, El-Hakim 75, Es-Sunen El-Kubra Li En-Nesai 11191 etj.; Albani thotë se hadithi është sahih meukuf (i vërtetë si transmetim nga sahabiu Ibn Abasi), dispozita e tij është si e merfui’t që transmetohet nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), për faktin se sahabiu (shoku i Profetit) flet në këtë transmetim për çështjet e botës së fshehtë dhe komenton Kuranin, si dhe për faktin tjetër se konteksti i këtij hadithi mbështetet me argumente dhe dëshmi të gjendura jashtë tij.
  13. El-Araf: 172.
  14. Shih: islamweb dhe islamweb.
  15. Muslimi 1348 dhe pjesa mes kllapave rrumbullake i përket transmetimit të ardhur tek Sahihu Ibn Hiban 3853, për të cilin Shuajb Arnauti thotë se është hadith sahih / i vërtetë. Disa dijetarë, tekstin e hadithit: “Është fakt se Ai (Allahu) afrohet”,- e kanë komentuar si vijon: “Është fakt se Ai (Allahu) u afrohet haxhilerëve në Ditën e Arafatit me bujarinë, mëshirën, mirësinë e Tij dhe përmes dërgimit të engjëjve të Tij, më shumë se çdo ditë tjetër.” (Shih: Sherhu En-Neuaui Al Muslim v. 3, f. 117 dhe Mirkatu El-Mefatih Sherhu Mishkati El-Masabih v. 5, f. 1800, nr 2594).
  16. Ahmedi 7089 dhe 8047; Albani thotë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  17. Sahihu Ibn Hiban 3853, Shuajb Aranauti thotë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  18. Imam Malik, El-Muvataë 500; Albani – në Sahihu El-Xhami’i 1102 – ka thënë se hadithi është hasen / i besueshëm.
  19. Shih: islamqa dhe alukah.
  20. Et-Tirmidhi 3585; Albani – në Sahihu Et-Tergib 1536 – ka thënë se hadithi është hasen / i besueshëm.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top