MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE

Numri i fetvasë: 205 MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE

Kategoria: PRIKA QË I JEPET NUSES

763 shfletues/klikues MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE


 Pyetje: MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE


A duhet patjetër që mehri (prika) që jepet me rastin e nikahut (martesës) të jetë diçka materiale? Po sikur gruaja ti kërkojë burrit që në vend të mehrit ai të mësojë një sure të caktuar apo tërë Kuranin përmendësh, a e mbulon kjo mehrin?


 Përgjigjja: MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mehri përbën prikën që i jepet nuses, pra një vlerë pasurore që gruaja i kërkon bashkëshortit (të cilën Sheriati ia ka obliguar burrit t’ia falë bashkëshortes) dhe ai e kalon atë në pronësi të gruas, pasi të bihet dakord midis palëve lidhur me këtë vlerë pasurie. Mehri mund të jetë pasuri (flori, para ose kapital), ose mund të jetë shërbim / përfitim që e përmbush bashkëshorti në interes të bashkëshortes së tij, si mësimi asaj Kuran përmendësh, bërja asaj të mundur që ta kryej haxhin etj.

Mendimi më i saktë i juristëve muslimanë (që përbën mendimin e shumicës së tyre) lidhur me dispozitën e mehrit, është se ai nuk është prej kushteve dhe as shtyllave (themeleve) të niqahut (martesës sipas Islamit), pra mospërmbushja (prishja) e mehrit nuk e prish këtë të fundit (martesën). Po kështu, thuajse të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se kurorëzimi martesor është i saktë edhe nëse ai bëhet pa cekjen (përmendjen) e mehrit.1Lexoni më tepër

Më konkretisht në lidhje me faktin nëse lejohet apo jo që të konsiderohet si mehr për bashkëshorten, oblgimi i bashkëshortit që t’i mësojë asaj Kuran përmendësh, mendimet kryesore të juristëve muslimanë2 janë si vijon:

Mendimi i parë: Lejohet që me pëlqimin e dy palëve, të vendoset si mehër mësimi përmendësh i pjesëve të caktuara të Kuranit (ky është mendimi i medh’hebit shafi’i dhe përbën një prej mendimeve të imam Ahmedit dhe disa juristëve të medh’hebit maliki). Ky është edhe mendimi më i fuqishëm, bazuar në transmetime të vërteta (autentike)3 ku vjen se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e ka martuar një burrë me një grua, bazuar në çfarë ai dinte përmendësh nga Kurani (duke i kërkuar atij si mehr për këtë grua, që t’i mësonte asaj prej Kuranit që ai vetë dinte përmendësh).Lexoni më tepër

Ndërkaq, disa dijetarë, lejimin në fjalë e kanë kushtëzuar me rastin kur personi është i varfër dhe nuk ka pasuri të cilën mund ta jap për mehr.8

Mendimi i dytë: Nuk lejohet për mehër mësimi përmendësh i pjesëve të caktuara të Kuranit, pasi lejimi i marrëdhënieve seksuale (bashkëshortore) bëhet vetëm me mehër në trajtë kapitali (ky është mendimi i medh’hebit hanefi, mendimi i shquar i medh’hebit maliki dhe një prej mendimeve të imam Ahmedit).

Si përfundim, mund të thuhet se më e rezervuar është që mehri të jetë në trajtë kapitali (ari, parashë dhe ngjashëm), e vogël apo e madhe qoftë vlera e këtij kapitali dhe për të duhet të japin pëlqimin të dy palët.

Allahu e di më mirë. MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE

MËSIMI I KURANIT SI MEHR MARTESE

  1. Shih: islamweb dhe islamqa.
  2. Shih: islamqa.
  3. El-Bukhari 5030 dhe Mulsimi 1425.
  4. Hadith: Shkenca islame që merret me studimin e fjalës, veprës, atributit dhe aprovimit që i përcaktohet profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!). Ky artikulim është i barasvlershëm me fjalën “Sunet / Traditë Profetike”.
  5. Fikh: Kuptimi gjuhësor i këtij artikulimi arab është: kuptim, konkretisht kuptimi i drejtë i fjalëve të tjetrit; ndërsa kuptimi sheriatik (terminologjik) i tij është: normat juridike islame apo jurisprudenca islame; dhunti që e afirmon personin të perceptojë dhe kuptojë qëllimet e sheriatit (ligjit islam), të depërtojë tek argumentet e tij të detajuara dhe prej këtu të nxjerrë dispozita praktike fetare.
  6. Haram: Veprim i ndaluar, lënia e tij shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  7. El-Ikna’u fi Hal-li Elfadhi Ebi Shuxha’i, v. 2. fq. 425.
  8. Fetava El-Lexhneti Ed-Daime v. 1, fq 19-35.
KUSHTET E MARTESËS SIPAS ISLAMIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.