Numri i fetvasë: 368 MËKATET E MËDHA-KUPTIMI-DISPOZITA
Kategoria: ETIKË-VIRTYT-GOJËTARI
448 shfletues/klikues MËKATET E MËDHA-KUPTIMI-DISPOZITA
Pyetje: MËKATET E MËDHA-KUPTIMI-DISPOZITA
Cili është përkufizimi i mëkateve të mëdha, cila është dispozita lidhur me to dhe si shlyhen ato?
Përgjigjja: MËKATET E MËDHA-KUPTIMI-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:
Së pari: Përkufizimi i mëkateve të mëdha
Mëkate të mëdha, quhen:
a. gjithë mëkatet që ligji islam i konsideron vepra penale (si: vrasja, prostitucioni, vjedhja etj.) dhe ka vendosur për to në këtë botë masa të caktuara ndëshkimore;
b. gjithë mëkatet për të cilat ka ardhur kërcënim hyjnor i veçantë, ku hyjnë:
së pari: të gjitha mëkatet që Shpallja Hyjnore ka përmendur se do të ndëshkohen ashpër në botën tjetër;
së dyti: të gjitha mëkatet që Shpallja Hyjnore ka përmendur se vepruesin e tij e kaplon mallkimi a zemërimi i Zotit.Lexoni më tepër
Së dyti: Dispozita e mëkateve të mëdha
Sa i përket aspektit akaidologjik islam2, nëse prej besimtarit që falet burojnë disa mëkate, ai mbetet në Islam përderisa:
a. nuk vepron ndonjë çështje që e nxjerr kryerësin e saj nga feja islame;
b. nuk bie në ndonjë nga prishësit e Islamit3, si p.sh. rasti kur personi hallallin4 kategorik e bën haram5 ose anasjellas, me kushtin që këto lejime apo ndalime kategorike:
e para: të jenë dekretuar si të tilla me konsensus (mendim unanim / të njëzëshëm) të dijetarëve muslimanë;
e dyta: dispozita e tyre të jetë qartësuar për besimtarët pa pikë dyshimi dhe pa lënë vend për asnjë lloj interpretimi ndryshe.Lexoni më tepër
Së treti: Shlyerja e mëkateve të mëdha
Mëkatet e mëdha falen përmes pendimit para grahmës së vdekjes, i cili duhet të jetë i sinqertë vetëm për hir të Allahut dhe duhet të përmbushë kushtet në vijim:
a. pranimi i mëkatit dhe keqardhja (pendesa) për kryerjen e tij;
b. shkulja (largimi) nga ky mëkat;
c. vendimi për të mos iu kthyer kurrë më këtij mëkati;
d. në rastin kur mëkati i madh është bërë në dëm të një njeriu, duhet që atij t’i kthehet haku (e drejta) e tij apo t’i merret hallallëku.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. MËKATET E MËDHA-KUPTIMI-DISPOZITA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MËKATET E MËDHA-KUPTIMI-DISPOZITA
MËKATET E MËDHA-KUPTIMI-DISPOZITA
- Shih: islamweb, islamweb, islamqa dhe dorar; shih: Domosdoshmëria e Hixhabit f. 53-54. ↩
- Akaidologjik islam: Epitet i termit “akide”; kjo e fundit përbën një subjekt të shkencave islame që merret me çështjet e kredos (bindjes) islame. ↩
- Prishësit e Islamit: Synohen kontradiktat (papajtueshmëritë) e pranishme tek personi, prezenca e të cilave përbën hedhje poshtë të fesë islame dhe së këtejmi shfuqizim të identitetit islam të këtij personi. ↩
- Hallalli: Me këtë term islam nënkuptohen të qenët në përputhje me ligjin islam apo karakteri i ligjshëm i diçkaje sipas kodit islam. Më konkretisht këtu hyjnë lejimet hyjnore islame. ↩
- Harami: Me këtë term islam nënkuptohen të qenët në kundërvajtje me ligjin islam apo karakteri i paligjshëm i diçkaje sipas kodit islam. Më konkretisht këtu hyjnë ndalimet hyjnore islame. ↩