MË MIRË HIFZI I KURANIT APO LEXIMI

Numri i fetvasë: 165 HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

Kategoria:  VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

1 670 shfletues/klikues HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI


 Pyetje: HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI


A është më mirë leximi i Kuranit duke bërë hatme (duke e lexuar Kuranin plotësisht) në mënyrë të vazhdueshme apo më mirë është hifzi (memorizimi / mësimi përmendësh) i Kuranit?


 Përgjigjja: HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht na duhet të theksojmë se muslimanit/es të rritur që nuk i di dispozitat e domosdoshme fetare që kanë të bëjnë me bindjet dhe adhurimet e obliguara islame, si p.sh.: besimin në Zot dhe shtyllat e tjera me radhë të Imanit (besimit) apo namazin dhe shtyllat e tjera me radhë të Islamit; pikë së pari i del për detyrë që t’i japë përparësi njohjes së këtyre çështjeve, bazuar në faktin se (siç janë shprehur dijetarët e shquar muslimanë, prej të cilëve Ibn Tejmije etj.) mësimi i çështjeve të domosdoshme juridike islame në fjalë është obligim, kurse prej Kuranit është obligim të mësohet përmendësh vetëm surja El-Fatiha.

Ndërsa lidhur me krahasimin mes vlerës së leximit të vazhdueshëm të krejt Kuranit (hatmes së shpeshtë të Kuranit) dhe vlerës së mësimit përmendësh të Kuranit, thuhet sa vijon:

Mësimi përmendësh i Kuranit fisnik është më i vlershëm dhe më parësor se leximi i vazhdueshëm i krejt Kuranit (jo përmendësh) në Mus’haf (librin e Kuranit), teksa më e mira është që personi të bashkojë mes mësimit të Kuranit përmendësh dhe leximit të plotë të tij në Mus’haf. Sa në fjalë bazohet në transmetimet hyjnore inkurajuese të mësimit përmendësh të Kuranit, prej të cilave është edhe thënia e Profetit (Paqja qoftë mbi të!): “Shoqëruesit të pandarë të Kuranit i thuhet (në botën tjetër): “Lexoje (Kuranin)!” dhe ngjitu (në Xhenet), recitoje (Kuranin) ajet pas ajeti [varg pas vargu, sure (kaptinë) pas sureje] siç e recitoje ajet pas ajeti në dynja. Pozita (grada/shkalla) jote (në Xhenet) është ajeti (vargu) i fundit që do lexosh.1

Atë që e mëson përmendësh Kuranin dhe punon me të, Allahu i Madhëruar e shpërblen me shpërblim madhështor dhe e nderon aq shumë saqë ky person ngjitet në gradët e Xhenetit në vlerën e ajeteve dhe sureve që lexon nga Libri i Allahut (Kurani fisnik).

Në lidhje me komentimin e këtij hadithi, dijetari i shquar shqiptar Albani ka thënë: “Dije se me fjalën e tij (Paqja qoftë mbi të!): ‘Shoqëruesit të pandarë të Kuranit’, synohet ai që e mëson atë përmendësh, bazuar në përcaktimin e tij (Paqja qoftë mbi të!): ‘Njerëzit i prin (si imam) këndimtari më i mirë për Librin e Allahut [ai që di më shumë Kuran përmendësh dhe që e lexon atë më me përpikmëri].’2, pra ai që di më shumë përmendësh prej Kuranit. Kësisoj, favorizimi në gradët e Xhenetit është në fakt sipas mësimit të Kuranit përmendësh në dynja (në këtë botë) dhe jo sipas leximit të tij (Kuranit) të shumtë (nga Mus’hafi) në dynja, siç hamendësojnë disa. Në këtë (transmetim) theksohet një vlerë spikatëse për hafëzin e Kuranit, por me kushtin që ai ta ketë mësuar atë përmendësh për hatër të Allahut të Lartmadhëruar dhe jo për dynja (interesa të kësobotshme) apo dinar dhe dirhem (para), përndryshe, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Munafikët (Hipokritët/Dyfytyrëshit/Të pasinqertit) më të mëdhenj të umetit (bashkësisë njerëzore pasuese të mesazhit) tim (Islamit) janë këndimtarët e saj [hafëzët dhe lexuesit e saj] të Kuranit.3Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë. HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

_____ HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

  1. Ebu Daudi 1464 dhe Et-Tirmidhi 2914, Albani (në Es-Silsiletu Es-Sahiha v. 5, f. 281, nr. 2240) ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  2. Muslimi 673.
  3. Es-Silsiletu Es-Sahiha Li El-Albani v. 5, f. 281; hadithi është publikuar tek Ahmedi 6633, 6634, 6637, Shuabu El-Iman – Li El-Bejhaki 6959 etj. – Ahmed Shakir, Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se ky hadith është sahih/i vërtetë.
  4. Aunu El-Meabud Sherhu Suneni Ebi Daud, Ue Meahu Hashijetu Ibn El-Kajim – Li El-Adhim Abadi, v. 4, f. 237.
  5. Shih: islamweb dhe islamqa.
HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT-MIRËSITË
LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.