JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

MBARIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË

Numri i fetvasë: 149 MBARIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË

Kategoria: HYRJA E KOHËS SË NAMAZIT

21 093 shfletues/klikues MBARIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË


 Pyetje: MBARIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË


Nëse dikush nuk ka mundësi të pres namazin e jacisë (ngaqë është i lodhur), a bën që të flejë gjumë dhe të ngrihet ta falë jacinë mbas orës 01:00?


 Përgjigjja: MBARIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Pyetja e parashtruar ka të bëjë me fundin e hapësirës kohore të namazit të jacisë, gjë në lidhje me të cilën thuhet sa vijon:

Së pari: Koha e përzgjedhur për faljen e namazit të jacisë

Hyrja e kohës së namazit të jacisë fillon me mbarimin e kohës së namazit të akshamit.Lexoni më tepër

Së dyti: Përllogaritja e kohës së mesnatës

Sa i përket përllogaritjes së kohës së mesnatës, juristët muslimanë theksojnë se nxjerrja e kësaj kohe bëhet duke u llogaritur: (a) koha nga perëndimi i diellit deri në lindjen e agimit dhe (b) shifra e dalë pjesëtohet me dy.Lexoni më tepër

Së treti: Koha e fundit e namazit të jacisë

Mendimet kryesore të dijetarëve muslimanë në lidhje me kohën e fundit të namazit të jacisë, janë si vijon:

Mendimi i parë: Koha e fundit e jacisë është mesnata dhe në rast domosdoshmërie hyrja e agimit

Mendimi më parësor është se koha e fundit normale e lejuar e faljes së namazit të jacisë është para se të kalojë mesnata (gjysma e parë e natës), porse është e lejuar që jacia të falet pas mesnatës (deri në të hyrë të agimit) në rast domosdoshmërie dhe kur personi ka arsye (në rast vështirësie, nevoje të ngutshme apo shtrëngese).4Lexoni më tepër

Gjithsesi, (sipas këtij mendimi), në çdo rast, jacia e falur pas mesnatës deri në agim, konisderohet të jetë falur në kohën e vet.

Mendimi i dytë: Fundi i kohës së jacisë është hyrja e agimit të vërtetë

Fundi i kohës së jacisë, sidomos për raste domosdoshmërie, është hyrja e agimit të vërtetë dhe rrjedhimisht falja e jacisë pak para agimit konisderohet në kohën e vet të caktuar nga sheriati (ligji islam), pra nuk konsiderohet kaza (jashtë kohës së caktuar sheriatikisht). Më konkretisht medh’hebi hanefi dhe shafi’i janë të mendimit se falja e namazit të jacisë lejohet edhe pas mesnatës dhe personi nuk ngarkohet me mëkat nëse vepron kësisoj, por ka vepruar në kundërshtim me më parësoren (më të mirën).

Mendimi i tretë: Fundi i kohës së jacisë është mesnata

Koha e fundit e namazit të jacisë është mesnata dhe falja e tij pas kësaj kohe konsiderohet kaza (jashtë kohës) dhe jo në kohën e vet (teksa dihet fakti se falja pa arsye e namazit të detyrueshëm jashtë kohës së caktuar është prej mëkateve madhore).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MBARIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË

MBARIMI I KOHËS SË NAMAZIT TË JACISË

  1. Shih Ebu Daudi 422 dhe En-Nesai 538, Albani ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  2. Shih: islamweb.
  3. Shih: islamweb.
  4. Shih: islamweb.
  5. Shih: islamweb.
  6. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top