MARTESA MUSLIMANO-KRISHTERE

Numri i fetvasë: 18 MARTESA MUSLIMANO-KRISHTERE

Kategoria: MARTESA ME JOMUSLIMANËT

3 312 shfletues/klikues MARTESA MUSLIMANO-KRISHTERE


 Pyetje: MARTESA MUSLIMANO-KRISHTERE


A lejohet martesa midis muslimanëve dhe të krishterëve?


 Përgjigjja: MARTESA MUSLIMANO-KRISHTERE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Martesa midis muslimanëve dhe të krishterëve ka dy trajta:

Trajta e parë: Martesa e mashkullit musliman me femrën e krishterë:

Martesa e muslimanit me femrën e krishterë (dhe atë hebreje/çifute) lejohet, por normalisht që kjo dispozitë vjen në kuadrin e lejimit dhe jo të veprës më parësore.

Gjithsesi ky lejim kushtëzohet me të qenët e femrës së krishterë:

së pari: krishtere që beson në bazat e fesë së saj;

së dyti: të mos jetë femër e përdalë, por të jetë e ndershme.

Në krahun tjetër dihet fakti se një besimtar i mirë duhet të veprojë më të mirën/më parësoren dhe me siguri që më e mira femër dhe më parësorja për të lidhur kurorë me të është muslimanja që e ka: (a) fenë shembullore, (b) familjen e fisme, (c) paraqitjen të hijshme dhe (d) gjendjen ekonomike të mirë…

Trajta e dytë: Martesa e mashkullit të krishterë (dhe jomusliman në përgjithësi) me femrën muslimane:

Martesa e mashkullit të krishterë me muslimanen është e ndaluar dhe konsiderohet sheriatikisht1 një martesë e pasaktë (e pavlefshme).

Urtësitë që kanë dhënë dijetarët muslimanë për lejimin e trajtës së parë dhe ndalimin e të dytës janë të shumta dhe ne po përmendim dy më të spikaturat:

Urtësia e parë: Mashkulli musliman beson (sigurisht në versionin Islam) tek Isai (Jezusi2) (Paqja qoftë mbi të!) dhe Ungjilli, që janë dy elementët bazë të besimit të bashkëshortes së tij të krishterë, dhe kjo gjë krijon harmoni në vijimësinë e jetës shpirtërore midis bashkëshortëve. Ndësa mashkulli i krishterë nuk e beson profetësinë e Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) dhe hyjnizimin e Kuranit, që janë dy elementët bazë të besimit të femrës muslimane, nga ku lindin çekuilibra të mëdha në vijimësinë e jetës shpirtërore bashkëshortore…

Urtësia e dytë: Në krahun tjetër, rregullat fetare islame janë më rigoroze dhe ato të krishtera janë shumë më liberale. Kjo do të thotë se shanset që një mashkull musliman të bjerë ndesh me stilin e jetesës shpirtërore/fetare të bashkëshortes së tij të krishterë, janë shumë të dobëta, teksa shanset që një bashkëshort i krishterë të bjerë ndesh me stilin e jetesës shpirtërore/fetare të bashkëshortes së tij muslimane (të supozuar), janë shumë të mëdha. Siç dihet mashkulli është gjithnjë më i fuqishëm në fitimin e konflikteve dhe kjo përbën një kërcënim të hapur për fenë e femrës muslimane…

Allahu e di më mirë. MARTESA MUSLIMANO-KRISHTERE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MARTESA MUSLIMANO-KRISHTERE

MARTESA MUSLIMANO-KRISHTERE

  1. Sheriatikisht: Sipas ligjit islam.
  2. Jezusi: Jesusi nga greqishjta, në hebraisht Joshua, me kuptimin “Zoti mbron / shpëton”.
MARTESA E MUSLIMANIT ME TË KRISHTERËN
A ËSHTË MARTESA E SHKRUAR
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.