MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO

Numri i fetvasë: 349 MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO

Kategoria: MARTESA ME JOMUSLIMANËT

555 shfletues/klikues MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO


 Pyetje: MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO


Përse nuk i lejohet gruas muslimane që të martohet me një burrë që i takon ithtarëve të Librit1 (hebre ose të krishterë)?


 Përgjigjja: MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Arsyetimet bazë të përmendura nga juristët muslimanë lidhur me urtësinë e ndalimit të martesës së muslimanes me jomuslimanin, janë si vijon6:

Së pari: Mohimi rrënjësor i besimit të bashkëshortes e pamundëson jetesën e denjë me të

Një bashkëshort duhet medoemos ta pranojë besimin e bashkëshortes së tij, që të garantohet një jetesë e denjë mes tyre; teksa një bashkëshort që nuk e pranon si të vërtetë as në nivelin mjaftueshëm: Islamin, Librin e tij (Kuranin) dhe të Dërguarin e tij (Muhamedin, Paqja qoftë mbi të!) (gjë që përbën në fakt edhe rastin e bashkëshortit hebre apo të krishterë e për më tepër atij të besimeve a ideologjive të tjera), nuk ka kapacitetin e nevojshëm që nën hijen e tij të jetojë një grua muslimane, të cilës feja e saj i kërkon të përmbush rituale, adhurime, obligime dhe detyra, si dhe i ligjëron e ndalon gjëra të caktuara.Lexoni më tepër

Së dyti: Martesa muslimane-jomusliman është e destinuar të dështojë

Dihet se gruaja është më emocionale se burri, ndaj ndikimi i saj (sidomos prej presionit të fjalës dhe ecejakut të burrit të saj) nuk është i garantuar, deri në dobësim të skajshëm të përkushtimit të saj fetar islam dhe madje edhe deri në pasim të fesë së burrit të saj, pasi siç kanë thënë “Gruaja është në fenë e burrit të saj”. Ndër të tjera, shkrirja e saj njësh me një bashkëshort jobesimtar, e provokon këtë grua muslimane që të jepet fort pas dashurisë së kësaj bote dhe t’i japë përparësi pasioneve e kapitaleve të saj, karshi botës tjetër. Gjithashtu, në rrezik të madh është edhe çështja e fëmijëve të saj, pra pasimi nga ana e këtyre fëmijëve i babait të tyre jomusliman.Lexoni më tepër

Së treti: Vetëm martesa e muslimanes me muslimanin e ruan fetarinë e saj

Nuk ka dyshim se një grua muslimane përshtatet në martesë me një musliman dhe nuk mund të përshtatet (në martesë) assesi me një jomusliman (pavarësisht anëve pozitive të gjendura tek ky jomusliman), sepse martesa sipas fesë islame nuk mbështetet thjesht në përmbushjen e dëshirave seksuale, porse ajo është për më tepër një institucon që synon të ndërtojë një shtëpi mbi bazamentet e qetësisë, përkushtimit fetar dhe moralit islam; e për të përmbushur këtë detyrë e gjithë familja duhet të përpiqet t’i përmbahet kursit (udhëzimit) të Allahut të Madhëruar dhe të përçojë Mesazhin e Tij.Lexoni më tepër

Së katërti: Autoriteti i burrit jomusliman, mund ta nxisë atë deri në tjetërsim të fesë së gruas së tij muslimane

Dihet fakti se bashkëshorti është i pari i shtëpisë, person me autoritet tek bashkëshortja e tij, me kuptimin se ai është vendosur prej Allahut të Madhëruar në pozitën madhështore të udhëheqësisë, kujdestarisë dhe mbajtjes së përgjegjësisë lidhur me familjarët e tij11, por pa ia cenuar bashkëshortes së tij barasvlerën e saj me burrin e saj.Lexoni më tepër

Kjo pozitë superiore në familje, në rastin e burrit jomusliman, mund ta nxisë këtë të fundit që të ndikojë madje edhe ta imponojë gruan e tij muslimane ta braktisë fenë e saj dhe të ndjek fenë e tij, gjë që nuk është në pajtim me fenë islame. Teksa çështja nuk mbaron këtu, por në rrugë pa krye mbeten edhe fëmijët e kësaj gruaje muslimane, të cilët është rrezik serioz që të mos rriten dhe udhëzohen në fenë hynjore islame.Lexoni më tepër

Së pesti: Si hebraizmi ashtu edhe krishterizmi e ndalojnë martesën e femrës së besimit të tyre me një person të një besimi (feje) tjetër

Dispozita e ndalimit të martesës për arsye të ndryshimit të fesë nuk është çështje e panjohur për fetë e tjera dhe nuk vlen të thuhet se ajo është e veçantë për Islamin, prandaj nuk ka vend që të cenohet Islami pse e ka ndaluar martesën e grave muslimane me jomuslimanët.Lexoni më tepër

Së gjashti: Islami lartohet mbi çdo gjë dhe asgjë nuk mund të lartohet mbi të

Në përfundim, një nga arsyetimet më të rëndësishme në këtë kontekst është pikërisht fakti se Islami, duke qenë se mban titullin e fesë hyjnore vulosëse të mesazhit hyjnor të ardhur për mbarë njerëzimit, së këtejmi gëzon një pozitë të lartë të atillë që asgjë / askush nuk mund të lartohet mbi të dhe rrjedhimisht nuk lejohet që jobesimtarit (jomuslimanit) t’i bëhet e mundur të ketë pushtet dhe autoritet, pra thënë ndryshe që jetësimi i tij josilam të lartohet mbi jetësimin islam të muslimanes.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO

MARTESA MUSLIMANE-I KRISHTER-PSE JO

  1. Ithtari i Librit: Ithtarë të librit konsiderohen hebrenjtë dhe të krishterët.
  2. Shih: El-Bekare: 32, Al Imran: 18, El-Enam: 149, Ez-Zumer: 23 etj.
  3. El-Mulk 14.
  4. El-Earaf: 54.
  5. El-Bekare: 285.
  6. Shih: fatawah, El-Kardaui, Fikhu El-Usra Ue Kadaja El-Mer’ati, islamway, islamqa dhe islamonline.
  7. Zekati i pasurisë: Lëmoshë e detyruar prej 2.5% të pasurisë, që nxirret nga një kapital i caktuar që ka arritur “nisabin / vlerën e ditur pasurore obliguese të zekatit”.
  8. Zekati i Fitrit: Lëmoshë (sadaka) e caktuar, e cila bëhet e obligueshme (e detyrueshme) me çeljen e Ramazanit, që nxirret për çdo musliman para (Namazit të) Fitër Bajramit dhe i jepet një kategorie të caktuar personash”.
  9. Er-Rum: 21.
  10. El-Bekare: 120.
  11. Shih: “Burrat kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” (En-Nisa: 34).
  12. Et Tirmidhi 113, i cili thotë se ky hadith është sahih-i saktë; Ebu Daudi 236, etj.; Albani – në “Sahihu El-Xhami’a nr. 1983 – ka thënë se ky hadith është sahih-i vërtetë.
  13. Shih: Muhamed Shemsu El-Hak El-Adhim Abadi, Aunu El-Meabudi, v. 1, f. 275.
  14. El-Bekare: 221.
  15. Shih: Anzimat Al-Ahwal 1997, 81 / urd.ac.ir (Christian theologians believe that no relationship is acceptable between the believers in Jesus Christ and non-believers; that is, it is not possible to marry and form a family with someone who has a different religion and rejects the principles of the Church and its sacred beliefs).
  16. Shih: 9marks.org (I hope to demonstrate how clearly the Bible says it is sinful for a believer to marry a non-believer).
  17. Shih: islamqa.
  18. Shih: Ma’dali  2002, 91 / urd.ac.ir (Judaism does not allow Jews to marry non-Jews) dhe bbc.com (According to Jewish law, the religion is passed down through the mother, so if a Jewish man marries a non-Jewish woman, their children would not be considered Jews).
  19. Shih: momentmag.
  20. Shih: vox.com (US Jews marrying non-Jews is “like a second Holocaust”).
  21. En-Nisa: 141.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.