LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS

Numri i fetvasë: 233 LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS

Kategoria: EL-ÂǨIIǨA-THERORI KUR LIND BEBJA

1 362 shfletues/klikues LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS


 Pyetje: LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS


Kam dëgjuar se akika (theror me rastin e lindjes së bebit) bëhet një dash për fëmijën femër dhe dy desh për fëmijën mashkull. A mund të na tregoni më konkretisht se cilat janë llojet e bagëtive që vlejnë për bërjen e akikas, sa bagëti theren si akika dhe si veprohet me akikan?


Përgjigjja: LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Lloji i bagëtisë së akikas

Lloji i bagëtisë së akikas: Ajo mund të jetë prej bagëtive të imta (dhenve 6 muaj e sipër apo dhive 1 vit e sipër) dhe shumica e dijetarëve janë të mendimit se ajo lejohet të jetë prej bagëtive të trasha (lopëve 2 vjeç e sipër dhe deveve 5 vjeç e sipër). Më e mira është që bagëtia të jetë prej deshve. Bagëtia duhet të mos këtë asnjë të metë, pra ajo nuk duhet të jetë: e verbër, çalamane, e zgjebosur, me eshtër të thyer apo të meta të dukshme. Asaj nuk i prihet leshi dhe as i shitet lëkura apo diçka nga mishi i saj. Bagëtia e akikas duhet blerë e gjallë, pra nuk vlen për të që ajo të pagohet vetëm mish (pasi të jetë therur).1

Së dyti: Numri i bagëtisë së akikas

Sa bagëti prihen për akika: Akika bëhet në dobi të djalit ose vajzës së lindur. Më e mira (bazuar në mendimin e shumicës së dijetarëve muslimanë) është që si rregull në dobi të djalit të theren dy desh (ose dele), por edhe me një arrihet zbatimi i traditës profetike dhe në dobi të vajzës të theret një dash (ose dele), por nuk ka problem që për vajzën të theren edhe dy. Ndërkaq, medh’hebi hanefi dhe ai hanbeli janë të mendimit se si në dobi të djalit ashtu edhe të vajzës, theret njëjtë, pra një bagëti e imët. Ndërsa për therjen e më shumë se një prej bagëtive të imëta për akika, disa dijetarë janë të mendimit se sa më shumë të theren mbi dy deri në shtatë, kjo është edhe më mirë.Lexoni më tepër

Së treti: Si veprohet me akikën

Për të gjitha aspketet e akikës vlejnë dispozitat e kurbanit, pra për akikan vlen vetëm çfarë vlen për kurbanin. Më konkretisht, bërësi i saj: ha prej saj, mban mënjanë (depoziton), jep lëmoshë dhe dhuron (madje lejohet dhurimi i saj në tërësi, porse kjo nuk është më e mira).3

Nuk ka problem që akikas t’i thyhen kockat (pra nuk është kusht që të gatuhet ose piqet në tërësi, por kjo mund të bëhet edhe në copa të vogla sipas dëshirës). Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se më e mira është që mishi i akikas të gatuhet i gjithi, përfshirë edhe atë që dhurohet apo jepet lëmoshë, por gjithsesi ai mund të shpërndahet edhe mish i pagatuar. Po kështu më e mira është që personave të dëshiruar (të afërmve, komshive, të varfërve etj.) t’u dërgohet mish prej akikas në shtëpinë e tyre dhe ata ta hanë atë në shtëpinë e tyre, bazuar në veprimin e selefëve (tre gjeneratave të para muslimane) si dhe për t’iu ruajtur frikës së rënies në mburrje dhe mendjemadhësi; kurse nëse shmanget mburrja dhe mendjemadhësia dhe me akikën bëhet një gosti ku ftohen dashamirët, kjo është një gjë e mirë.4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS

LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS
 

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.