LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

Numri i fetvasë: 171 LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

Kategoria: DYSHIMI NË NAMAZ

1 873 shfletues/klikues LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT


 Pyetje: LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT


Disa herë, menjëherë pas abdesit dhe disa herë pak kohë pas tij më kap dyshimi a i kam dhënë mes’h (fshirje me dorë të lagur) kokës apo çorapeve, a i kam larë bërrylat etj.; herë të tjera pasi të jem pastruar në banjo më ndodh të harrojë a e kam larë apo jo krejtësisht vendin e jashtëqitjes së madhe dhe të vogël. Si duhet të veproj?


 Përgjigjja: LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çështja e parashtruar është trajtuar nga juristët muslimanë në dritën e rregullit juridik islam “Dyshimi pas mbarimit të adhurimit, nuk ndikon (nuk merret fare parasysh)”.

Bazuar në këtë rregull, dyshimi pas mbarimit të një adhurimi, qoftë ky adhurim pastrim ritual1, namaz etj., nuk ka asnjë ndikim apo pasojë tek adhurimi i mbaruar, sidoqoftë koha e lindjes së këtij dyshimi e shkurtër apo e gjatë, menjëherë pas mbarimit të adhurimit apo ca kohë pas tij.

Kjo dispozitë bazohet në2:

Së pari: Faktin se me sa duket (gjasa a mundësia më e madhe është se) të vepruarit e adhurimeve të personave të ngarkuar me to, bëhet në formë të kompletuar;

Së dyti: Faktin se marrja në konsideratë e dyshimit pas kryerjes së veprimit, shpie në haraxh (ngushtim) dhe meshekka (vështirësi), të cilat janë eliminuar në ligjin fisnik islam, bazuar në thëniet e Allahut të Lartësuar:

Nuk ju ka vënë asnjë ngushtim [barrë a vështirësi] në fenë tuaj3 dhe “Allahu dëshiron [për ju] që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. ”4

Po në këtë kontekst vjen se imam Esh-Shafi’i, ka bërë dallim mes rastit kur dyshimi ngjet gjatë veprimit dhe rastit kur ai ngjet pas veprimit. Më konkretisht, ai (imam Esh-Shafi’i) nuk e ka obliguar përsëritjen e veprimit të rastit të dytë, pasi e tillë gjë shpie në meshekka (vështirësi)…5

Dijetari i shquar Ibn Uthejmini, çështjen e “dyshimit pas mbarimit të adhurimit”, e shpjegon si vijon: “Nëse dyshimi ngjet pas përfundimit të adhurimit, personi nuk i jap atij fare vëmendje, përderisa nuk është i sigurt për çshtjen. Shembulli i kësaj është:  Nëse pasi ka dhënë selamin për përfundimin e namazit të tij, personi dyshon  në ka falur tre apo katër [rekate] në namazet katër-rekatëshe, ai nuk e merr fare parasysh këtë dyshim, pasi adhurimi ka mbaruar; përveçse nëse sigurohet se ka faluar vetëm tre (rekate)…”6Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

  1. Siç dihet nga fjalët e juristëve muslimanë, për eliminimin e ndyrësirës mjafton të priremi (anojmë) nga mendimi se ajo nuk është më dhe për këtë nuk është kusht që të jemi të sigurt (për më shumë shih islamweb).
  2. Shih: islamweb dhe islamweb.
  3. El-Haxh: 78.
  4. El-Bekare: 185.
  5. El-Menthur Fi El-Kauaid v. 2, f. 257 – me autor Ez-Zerkeshi.
  6. Mexhmu’u Fetava Ue Er-Resail El-Uthejmin, v. 14, f. 90.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.