LIMITI-CAKU I MBYLLJES SË SYFYRIT

Numri i fetvasë: 117 LIMITI-CAKU I MBYLLJES SË SYFYRIT

Kategoria: SAKTËSIA E AGJËRIMIT-KUSHTET

3 061 shfletues/klikues LIMITI-CAKU I MBYLLJES SË SYFYRIT


 Pyetje: LIMITI-CAKU I MBYLLJES SË SYFYRIT


Cili është limiti (caku) i kohës në të cilën agjëruesi duhet që ta mbyllë syfyrin? A konsiderohet bidat imsaku (ndalimi nga prishësit e agjërimit) disa minuta përpara hyrjes së kohës së namazit të sabahut?


 Përgjigjja: LIMITI-CAKU I MBYLLJES SË SYFYRIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi i fjalës “syfyr” dhe “imsak”

Fjala syfyr vjen nga fjala arabe “ES-SUȞUUR”, që në kuptimin juridik islam nënkupton ngrënien dhe pirjen në pjesën e fundit të natës. Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se koha e syfyrit fillon nga mesnata deri në agimin e vërtetë. Kurse fjala imsak, vjen nga arabishtja dhe ka kuptimin e ndalimit a frenimit të vetes nga prishësit e agjërimit.1

Së dyti: Imsaku i rregullt fillon me hyrjen e agimit të vëretë

Shumica thuajse konsensuale e dijetarëve janë të mendimit se është sunet2 (i pëlqyeshëm) vonimi i syfyrit deri në momentin e agimit të vërtetë, nëse dihet me siguri momenti i hyrjes së këtij të fundit dhe se imsaku (ndalimi nga prishësit e agjërimit) obligohet me hyrjen e agimit të vërtetë.Lexoni më tepër

Së treti: Imsaku i rezervuar, sidomos kur mbetja e natës është e dyshimtë5

Disa dijetarë muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki6) janë të mendimit se është mustehab7 (e pëlqyeshme) që imsaku të jetë pak përpara hyrjes së sabahut, në një vlerë sa leximi i 50 ajeteve [mesatare] kuranore. Këtë mendim ata e mbështesin në transmetimin e Zejd Ibn Thabitit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku vjen se ai ka thënë: “Bëmë syfyr (hëngrëm në prag të agimit) me të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!) dhe pastaj u ngritëm për në namaz.” Transmetuesi (Enesi) e pyeti: “Sa ishte vlera (kohore) e kësaj [në transmetimin e El-Bukhariut qëndron: ‘Sa kishte mes ezanit (të sabahut) dhe syfyrit’]?” Zejdi tha: “Sa vlera e [leximit mesatar (as të shpejtë, as të avashtë) të] 50 ajeteve kuranore [ajeteve mesatare (as të gjata, as të shkurtra)].”8Lexoni më tepër

Pra, fillimi i imsakut (largimit nga prishësit e agjërimit) pak kohë përpara hyrjes së agimit të vërtetë, sidomos kur dyshohet se mund të ketë hyrë koha e këtij të fundit, nuk konsiderohet bidat (i pabazuar sheriatikisht), sepse një sërë dijetarësh muslimanë e kanë interpretuar kësisoj transmetimin profetik në fjalë, madje ka pasur edhe prej sahabëve kush e fillonte imsakun pak kohë përpara se të hynte agimi. Por çështja në fjalë (e ngrënies dhe pirjes deri sa të hyjë agimi), është në kuadrin e lejimit dhe jo të obligimit. Në këtë kontekst, dijetari i shquar Ibn Bazi, këshillon që agjëruesi ta mbarojë syfyrin para ezanit, bazuar në transmetimin e Zejd Ibn Thabitit, ku ai e vlerëson kohën mes lënies së syfyrit dhe hyrjes së sabahut aq sa koha që merr leximi i 50 ajete kuranore.9Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LIMITI-CAKU I MBYLLJES SË SYFYRIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LIMITI-CAKU I MBYLLJES SË SYFYRIT

LIMITI-CAKU I MBYLLJES SË SYFYRIT

  1. Shih: islamweb, islamqa dhe ahlahdeeth.
  2. Sunet i pëlqyeshëm/Mustehab: Veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. El-Bekare: 187.
  4. Sahih Ibn Hiban 1770; Albani dhe Shuajb Arnauti thonë se hadithi është sahih-i saktë; një hadith në po këtë kontekst ka ardhur edhe në “Mexhmea Ez-Zeuaid Ue Menbea El-Feuaid” 2611, për këtë të fundit Hajthemiu (autori) ka thënë se atë e transmeton Et-Tabaraniu në “El-Muaxhemu El-Kebir” nga Ebu Ed-Derdai dhe Albani thotë se ky transmetim profetik është “sahih/i vërtetë”.
  5. Shih: Abdullah Ez-Zubejr AbduRahman, Suelat Es-Saimiin – Fetaua Fi Mesaili Ue Uktijeti Sijami Er-Ramadan, f. 35-38, El-Meusuatu El-Fikhije v. 34, f. 270-272 dhe islamweb.
  6. Esh-Sherhu El-Kebir Li Esh-Shejkh Ed-Derdir Ue Hashijetu Ed-Dusuuki v.1, f 515.
  7. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  8. El-Bukhari 1921, Muslimi 1097.
  9. Shih: El-Bukhari 1921, Muslimi 1097.
  10. Shih: binbaz.
SYFYRI ME DYSHIMIN SE NDOSHTA KA AGUAR
SHTYLLAT E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.