JETA E VËRTETË

LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA

Numri i fetvasë: 250 LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA

Kategoria: ZËRI I GRUAS

4 356 shfletues/klikues LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA


 Pyetje: LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA


A është e lejuar që gruaja muslimane të mbajë ligjeratë live (drejtpërdrejtë) në fb (facebook) apo në media në përgjithësi?


Përgjigjja: LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë ndajnë një sërë mendimesh lidhur me faktin nëse zëri i gruas është apo jo auret1 (gjë intime), teksa mendimi i saktë (që përbën edhe mendimin e katër medh’hebeve) është se zëri i gruas nuk është auret dhe është i lejuar në rast nevoje, me kriterin që gruaja të mos e ledhatojë atë dhe bëjë objekt provokimi / rrugë ngacmimi për pasionin e zemërsëmurëve.2

Kurse, nëse gruaja flet në përputhje me kriteret sheriatike (ligjore islame), në këtë rast nuk ka asnjë problem që zëri i saj të transmetohet në mjetet mediatike, po qe se kjo është e dobishme, edhe nëse zëri i saj dëgjohet nga gratë, edhe nëse dëgjohet nga burrat që nuk janë mahrem3 të saj (persona me të cilët nuk i ndalohet përjetësisht martesa) dhe ngjashëm; përderisa shkaqet e provikimit dhe sprovës nuk janë prezente. Për më tepër një gjë e tillë është e shpërblyeshme me lejen e Zotit, përsa kohë eleminohet ledhatimi i zërit, sikurse vjen në Kuranin famëlartë: “…mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!4Lexoni më tepër

– Thënë në mënyrë të përmbledhur, nëse garantohet që zëri i gruas të mos jetë provokativ, të përbëjë fjalë të mira që s’përmbajnë paturpësi e nuk fliten ledhatueshëm dhe nëse gruaja flet për gjëra të nevojshme si mësimdhënia, pyetja etj., kjo s’është aspak problematike, edhe nëse zëri i saj mbërrin tek burra që janë të huaj për të. Gjithsesi, nëse gruaja s’është e ngarkuar të jap mësim dhe mbajë ligjërim në internet/media, më parësore për të është që ajo të shmanget nga një gjë e tillë, pasi kësisoj distancohet nga të dyshuarat.6Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA

LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA

  1. Auret: Kuptimi gjuhësor i fjalës auret është: mangësi, e metë apo gjë e turpërueshme; kurse në kuptimin terminologjik juridik islam nënkuptohen: organet gjenitale dhe çdo pjesë a gjë e turpshme, që lejohet të shfaqet vetëm në përputhje me kriteret sheriatike (ligjore islame).
  2. Shih: islamweb.
  3. Mahrem: Burri me të cilin një gruaje i ndalohet përjetësisht martesa (shih: CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE).
  4. El-Ahzab: 32.
  5. Shih: islamweb.
  6. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top