LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

Numri i fetvasë: 67 LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

Kategoria: DISPOZITAT E STOLISJES

4 457 shfletues/klikues LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE


 Pyetje: LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE


A i lejohet gruas heqja (shkulja) e qimeve të dy vetullave kur janë duke u bashkuar me njëra-tjetrën dhe cili është mendimi më i saktë për heqjen e vetullave?


 Përgjigjja: LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme në lidhje me heqjen e (qimeve të) vetullave1. Më konkretisht, shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se në tekstin ndalues profetik referent bëhet fjalë për qimet e fytyrës, por mendimi parësor është se çfarë synohet këtu ka të bëjë veçanërisht me dy vetullat (hollimin dhe distimin e tyre). Lidhur me arsyen e ndalimit të heqjes (shkuljes) së (qimeve të) vetullave të ardhur në transmetimin profetik, është theksuar se kjo arsye është që të mos bihet në përngjasim me njerëzit e shthurur, të mos manipulohet pamja e vërtetë etj.; kurse nëse kjo evitohet, atëherë marrja e vetullave përmes shkuljes (me piskatore), ose prerjes (me gërshërë), ose rrojtjes (me brisk), lejohet (brenda kufirit të vetullës normale dhe jo duke i holluar përtej kësaj); gjë që përbën dhe mendimin e Ibën El-Xheuziut. Ndërkaq një mendim (jo i fuqishëm) i disa dijetarëve, është se marrja e vetullave me lejen e bashkëshortit konsiderohet veprim i lejuar.2

Më i rezervuar është treguar imam Ahmed ibën Hanbeli, i cili thotë se çfarë lejohet është vetëm prerja ose rrojtja e qimeve të vetullave, kurse shkulja e tyre nuk lejohet (mbështetur në kuptimin e drejtpërdrejtë të artikulimit profetik)3. Bazuar në këtë, muslimanes i lejohet heqja e qimeve të vetullave brenda kufirit të vetullës normale dhe jo duke i holluar më shumë se kaq, porse duhet bërë kujdes që qimet anësore të vetullave të mos hiqen nëpërmjet shkuljes (me piskatore a ngjashëm), por të hiqen nëpërmjet prerjes (me gërshërë).

Po kështu, një mendim i mirëargumentuar i shumë dijetarëve është se, eliminimi i qimeve të vetullave me çdo formë apo mjet, është i ndaluar; ku bëjnë përjashtim qimet e vetullave që shëmtojnë dukshëm pamjen e femrës, eliminimi i të cilave duhet bërë duke u prerë me gërshërë (jo duke u shkulur).

Sa i përket heqjes (shkuljes) së qimeve që po bashkohen në zonën mes dy vetullave, kjo i lejohet muslimanes pa problem, bazuar në sa u cek më sipër, si dhe në mendimin se ndalimi referent profetik ka ardhur për heqjen (shkuljen) e qimeve të vetullave që mbijnë mbi dy eshtrat e dala sipër secilit prej dy syve, kurse qimet që dalin jashtë zonës së eshtrës së vetullës (midis dy vetullave, poshtë apo anash tyre) nuk i përkasin kësaj zone (pjese).

Allahu e di më mirë. LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

LIDHUR ME HEQJEN E QIMEVE TË VETULLAVE

  1. Shih: islamweb. dhe islamweb.
  2. Shih: islamweb dhe islamweb.
  3. Shih: islamweb.
PËRDORIMI I MAKIAZHIT JASHTË SHTËPISË
VARËSET ME KURAN DHE SIMBOLE FETARE
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.