LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT

Numri i fetvasë: 26 LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT

Kategoria:LEXIMI I FATIHASË DHE NJË SUREJE PAS SAJ

1 187 shfletues/klikues LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT


 Pyetje: LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT


Disa persona thonë se kur falemi me imam nuk duhet t’i këndojmë suret dhe disa të tjerë thonë se duhet t’i këndojmë ato. A duhet apo jo t’i këndojmë suret kur falemi me imam?


 Përgjigjja: LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë janë të gjithë të mendimit se xhematit1 që e dëgjon imamin kur lexon Kuran, nuk i lejohet të lexojë as me zë dhe as fshehtazi pjesë tjetër kuranore veç El-Fatihasë.Lexoni më tepër

– Gjithsesi, një mendim i fuqishëm që gëzon konsideratë, është se më parësore për xhematin është që:

a. në namazet e pazëshëm ta lexojë El-Fatihanë detyrimisht dhe pëlqehet të lexojë edhe një pjesë tjetër kuranore pas El-Fatihasë;

b. në namazat e zëshëm, nëse po dëgjon leximin e imamit me zë, të mos e lexojë as El-Fatihanë dhe as pjesë tjetër kuranore veç saj.

Shënim: Më e rezervuara është që xhemati ta lexojë El-Fatihanë në namazet e zëshëm, pasi imami ta ketë mbaruar së lexuari atë. Një tjetër mendim i mirëargumentuar është se xhemati bën ta lexojë pjesën tjetër kuranore veç El-Fatihasë në namazet e zëshëm vetëm kur ky xhemat (personi që po falet pas imamit) për arsye të ndryshme nuk po e dëgjon leximin e imamit, si p.sh.: ngaqë është larg imamit, ka probleme me dëgjimin apo ngjashëm.Lexoni më tepër

Në mbyllje, po përmendim fjalën e Prof. Dr. Ahmed El-Haxhi El-Kurdi (prej dijetarëve bashkëkohorë të medh’hebit hanefi), i cili në lidhje me çështjen e leximit / mosleximit të El-Fatihasë pas imamit thotë: “Disa juristë ia obligojnë xhematit ta lexojë El-Fatihanë pas imamit, si në namazet e pazëshëm ashtu edhe në ato të zëshëm; të tjerë ia obligojnë atij leximin e saj pas imamit vetëm në të pazëshmit dhe jo në të zëshmit; teksa disa të tjerë ia ndalojnë atij leximin e saj pas imamit në të pazëshmit dhe të zëshmit. Secili ka argumentimin e tij ku mbështetet dhe të gjithë janë imamllarë me autoritet. Mes këtyre mendimeve muslimani mund të marrë atë që i duket më parësor.”7

Allahu e di më mirë. LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT

LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT

  1. Xhemat: Personi që falet pas imamit.
  2. Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  3. Namaz i pazëshëm: Namazi i drekës, ikindisë, rekati i tretë i akshamit dhe dy rekatet e fundit të jacisë, ku imami këndon Kuran me zë të fshehtë.
  4. Namaz i zëshëm: Namazi i sabahut, xhumasë, dy rekatet e para të akshamit dhe dy të parat e jacisë, ku imami këndon Kuran me zë.
  5. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  6. Mekruh: Veprim i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij nuk ndëshkohet.
  7. http://islamic-fatwa.com/fatwa/5677.
RREGULLI I KAPJES SË REKATIT ME IMAMIN
LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.