LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ

Numri i fetvasë: 25 LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ

Kategoria:DISPOZITA-NDJEKJA E PËRPIKTË E IMAMIT

1 227 shfletues/klikues LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ


 Pyetje: LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ


Ai që i lidhet hoxhës (imamit) për namazin farz (të detyrueshëm), a i thotë fjalët e namazit me gojë? Çfarë nënkuptohet me leximin pa zë të xhematit?


 Përgjigjja: LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë theksojnë se muslimanit që falet, i del si detyrë që t’i lexojë përmendjet dhe lutjet e namazit, si në rastin kur falet imam, ashtu edhe kur falet xhemat1 ose falet i vetëm. Kurse më konkretisht në lidhje me faktin se çfarë nënkuptohet me lexim në namaz dhe mënyrës sesi lexon xhemati, thuhet sa vijon:

Së pari: Leximi në namaz është dy llojesh:

Lloji i parë: leximi i shfaqur apo i zëshëm, pra me një zë që dëgjohet nga të pranishmit. Kufiri më i pakët i leximit të shfaqur është që ai të dëgjohet nga personat që janë më tutje se lexuesi (si p.sh. të dëgjohet nga ata që janë në rreshtin e parë), kurse për kufirin më të madh të tij nuk ka ndonjë cak. Sa në fjalë përbën përkufizimin e leximit të zëshëm, sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë.

Lloji i dytë: leximi i fshehtë apo i pazëshëm, pra me zë aq të ulët sa lexuesi ta dëgjojë atë vetëm për vete, ndërsa të tjerët të mos e dëgjojnë. Sa në fjalë përbën përkufizimin e leximit të pazëshëm, sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, shafi’i dhe hanbeli), të cilët thonë se rasti kur lexuesi nuk e dëgjon veten e tij, nuk konsiderohet lexim.

Shënim: Medh’hebi maliki është i mendimit se nëse lexuesi lëviz gjuhën, kjo konsiderohet lexim edhe nëse ai nuk e dëgjon veten e tij.

Së dyti: Leximi i personit që po falet si xhemat, lipset të jetë i pazëshëm, sidomos nëse leximi i tij i zëshëm bëhet burim shqetësimi për namazfalësit përreth. Kjo vërejtje vlen për leximin e zëshëm të Kuranit dhe për më tepër për përmendjet dhe lutjet e tjera të namazit; pra xhemati duhet t’i thotë përmendjet dhe lutjet e namazit fshehtazi (aq sa t’i dëgjojë vetëm vetë), me qëllim që të mos bëhet burim konfuzioni dhe shqetësimi për namazfalësit e tjerë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ

LEXIMI PA ZË I XHEMATIT NË NAMAZ

  1. Xhemat: Personi që falet pas imamit.
  2. Mekruh: Veprim i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij nuk ndëshkohet.
  3. Namaz i zëshëm: Namazi i sabahut, xhumasë, dy rekatet e para të akshamit dhe dy të parat e jacisë, ku imami këndon Kuran me zë.
  4. Namaz i pazëshëm: Namazi i drekës, ikindisë, rekati i tretë i akshamit dhe dy rekatet e fundit të jacisë, ku imami këndon Kuran me zë të fshehtë.
  5. Mue’ta El-Imam Malik 29 dhe Musanaf Ibn Ebi Shejbe 29666; Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  6. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
LEXOHEN APO JO SURET PAS IMAMIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.