JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE

Numri i fetvasë: 190 LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE

Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

10 913 shfletues/klikues LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE


 Pyetje: LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE


Cila është dispozita (gjykimi islam) lidhur me transliterimin (shkrim-leximin me shkronja latine) të teksteve orgjinale arabisht të Kuranit, teksa dihet fakti se në alfabetin latin (dhe më konkretisht në atë të gjuhës shqipe), mungojnë më së paku nëntë shkronja të gjuhës arabe?


 Përgjigjja: LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Siç dihet, tekst autentik (i vërtetuar) kuranor, konsiderohet vetëm teksti origjinal i tij në gjuhën arabe që është transmetuar me zinxhir autentik.Lexoni më tepër

Juristët muslimanë janë të mendimit se shkrim-leximi i Kuranit me shkronja jo arabe nuk lejohet, qoftë edhe kur kjo bëhet me shkronjat e një gjuhe që përfshin brenda saj fonemat (tingujt shkronjor) të gjuhës arabe, si në rastin e gjuhës perse. Për më tepër, juristët e katër medh’hebeve kanë rënë dakord se shkrimi dhe leximi i Kuranit duhet ruajtur vetëm me kaligrafinë (shkrimin) arab të njohur si “shkrimi uthmanij”.

Nga sa më sipër vetëkuptohet ndalimi i shkrimit të Kuranit me shkronja jo arabe përfshirë ato të gjuhës latine (shqip etj.), teksa dihet fakti se konkretisht në gjuhën shqipe mungojnë së paku nëntë fonema (tinguj shkronjor) të gjuhës arabe, gjë që përbën drejtpërsëdrejti deformim dhe së këtejmi falsifikim të Kuranit – Allahu na ruajtë!

Shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë mendimin bazë të medh’hebit hanefi1) janë të mendimit se leximi i Kuranit jo në arabisht [pra duke u lexuar i shkruar me shkronja joarabe që përfshijnë (riprodhojnë) fonemat / tingujt shkronjor të arabishtes] nuk lejohet, as brenda dhe as jashtë namazit.2

Ndërkaq, në tekstet e juristëve të medh’hebit hanefi ka ardhur lejimi i leximit dhe shkrimit të Kuranit me shkronja jo arabe por me kusht që: (së pari) personi të mos jetë i aftë të lexoj arabisht dhe (së dyti) këto shkronja jo arabe të kenë kapacitetin (aftësinë) për ta riprodhuar tekstin origjinal kuranor (siç është rasti i shkronjave të gjuhës perse).3

Kurse nëse shkronjat joarabe (të transliterimit) nuk e kanë kapacitetin për ta riprodhuar fonemën (tingullin shkronjor) origjinal kuranor, në këtë rast bëhet obligim (detyrim) që më së paku në vend (këmbim) të çdo foneme kuranore të pariprodhueshme, të shkruhet një shkronjë speciale joarabe dhe të shpjegohet sa më drejtë tingëllimi i kësaj të fundit me një fundshënim a ngjashëm.

Po në këtë kontekst, Komisioni Europian i Fetvave dhe Hulumtimeve thekson se, shkrimi i tekstit origjinal (arabisht) të Kuranit të Madhërishëm me shkronja jo arabe (i njohur ndryshe me termin “transliterimi i Kuranit”), nuk lejohet, qoftë kur shkruhet i tërë Kurani dhe qoftë kur shkruhet një pjesë e tij. Së këtejmi ndalohet edhe botimi, publikimi, shpërndarja dhe tregtimi i sa në fjalë. Sa u tha mbështetet në faktin se prej kritereve (kushteve) të leximit të Kuranit është që ky lexim të bazohet në transmetimin muteuatir4 (kategorikisht të vërtetë), duke qenë se leximi kuranor është një ligjërim (obligim ligjor islam) ekzekutiv (kategorikisht i zbatueshëm) dhe dispozitat lidhur me leximin e Kuranit janë fikse [janë të prera dhe nuk lejohet të ndryshohen pa argument përkatës, dhe në fakt nuk ka asnjë argument sheriatik / ligjor islam që ta lejojë transliterimin e tekstit kuranor]. Më konkretisht, shkrimi i Kuranit me shkronja latine, nuk i përgjigjet aspak kritereve të leximit të Kuranit, sepse përmes tij bihet në falsifikimin (tjetërsimin) e Kuranit. Nga shkrimi i Kuranit me shkronja jo arabe, përjashtohet vetëm shkrimi i El-Fatihasë, nëse mësimi i saj nuk mund të bëhet në gjuhën arabe, sidomos për muslimanët e rinj joarabishtfolës. Porse duhet të bëhet kujdes që nxënia e këtij shkrimi të shoqërohet me dëgjimin e tij nga një lexues i përpiktë i arabishtes. Kurse pas kësaj, transliterimi duhet të eliminohet (fshihet).5Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE

LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE

  1. Në transmetimet e sakta në lidhje me mendimin që i përcaktohet imam Ebu Hanifes mbi lejimin e leximit të Kuranit në persisht nga kush nuk mund të lexojë arabisht, është theksuar se më e sakta është se Ebu Hanifja ka bërë kthesë nga ky mendim. Më konkretisht, fetvaja (mendimi juridik bazë) tek hanefinjtë është se leximi i Kuranit jo në arabisht (me shkronja jo arabe), është i ndaluar (shih: Hashijetu Ibn Abidin v. 1, f. 484).
  2. Shih: islamweb dhe islamweb.
  3. Shih: alifta.
  4. Transmetimi Muteuatir: Transmetim profetike, ku një numër i madh transmetuesish (katër apo mëshumë), të cilët normalisht është e pamundur të bien dakord për të gënjyer, transmetojnë atë çfarë kanë dëshmuar me shqisat e tyre nga të tjerë sikurse ata dhe kjo karakteristikë është e pranishme në çdo hallkë (shtresë) të transmetimit).
  5. Shih: Komisioni Europian i Fetvave dhe Hulumtimeve dhe almoslim.net.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top