LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE

Numri i fetvasë: 90 LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE

Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

9 566 shfletues/klikues LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE


 Pyetje: LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE


Kam dëgjuar se çështja e prekjes dhe leximit të Kuranit për femrën lehone ose me menstruacione, nuk është e njëjtë me atë të xhunubit (personit që ka ejakuluar), pra ndërkohë që këtij të fundit nuk i lejohet kurrsesi leximi dhe prekja e Kuranit, femrës lehone ose me menstruacione i lejohet leximi i Kuranit pa e prekur atë. A mund të na sqaroni më gjerë në lidhje me këtë çështje?


 Përgjigjja: LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me leximin dhe prekjen e Kuranit (origjinalit të tij në arabisht) nga ana e femrës lehone ose me menstruacione, dy mendimet kryesore të dijetarëve muslimanë janë si vijon1:

Mendimi i parë: Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se femrës lehone ose me zakone nuk i lejohet as leximi dhe as prekja a mbajtja e Kuranit pa ndarës (pa e kapur apo mbajtur atë përmes një sendi të pastër që është i shkëputur prej tij, si një copë pëlhure, dorezë etj.), qoftë kur ajo ka për qëllim të mësojë Kuran përmendësh dhe qoftë kur ka për qëllim ta studiojë ose lexojë atë.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Sipas mendimit të medh’hebit maliki, një transmetimi të imam Ahmedit, përzgjedhjes së Ibn Tejmijes, mendimit më parësor të imam Esh-Sheukanit etj., muslimanes lehone ose me menstruacione, i lejohet ta lexojë Kuranin, por pa e prekur librin e Kuranit.

Mbështetësit e këtij mendimi argumentohen në favor të tij si vijon:

Së pari: Si rregull, leximi i Kuranit është i lejuar dhe në fakt nuk ka asnjë argument sheriatik (ligjor islam) të qartë që të ndalojë leximin e Kuranit nga ana e gruas lehone ose me menstruacione. Dihet se edhe në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) kjo çështje ka qenë e pranishme ndër gratë muslimane, porse ai (Paqja qoftë mbi të!) nuk i ka ndaluar gratë e gjendjes në fjalë që të lexojnë Kuran, sikundër nuk i ka ndaluar ato të bëjnë dhikër (përmendje të Zotit) dhe lutje.

Së dyti: Dihet vlera e e patjetërsueshme e leximit të Kuranit të madhëruar, bazuar në urdhrin hyjnor për leximin e tij, lavdërimin e lexuesit të tij dhe premtimin hyjnor për shpërblimin e begatë dhe madhështor që e pret të tillin; nga e tillë gjë nuk mund të ndalohet përveçse me argument të prerë ndalues; por siç u bë e ditur edhe më sipër, faktikisht nuk ka të tillë argument ndalues për rastin e gruas lehone ose me menstruacione;

Së treti: Analogjia (ngjasimi) mes xhunubit dhe femrës lehone ose me menstruacione nuk është korrekte, sepse personi xhunub e ka në dorë të pastrohet, kurse femra lehone ose me menstruacione nuk e ka në dorë një gjë të tillë. Po kështu koha e menstruacioneve (dhe për më tepër e lehonisë), në përgjithësi zgjat, kurse ajo e xhunubllëkut jo, prandaj ky i fundit është urdhëruar që të lahet kur vjen koha për faljen e namazit.

Së katërti: Ndalimi i gruas lehone ose me menstruacione nga leximi i Kuranit, përbën privim (ndalim) të saj prej Kuranit dhe prej shpërblimit përkatës, madje mund të ndikojë që ajo ta harrojë Kuranin ose të bëhet barrierë për të në rastin kur ajo ka nevojë të lexojë Kuran për të mësuar për veten e saj ose për t’ua mësuar Kuranin të tjerëve.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

 

_____ LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE

LEXIMI I KURANIT GJATË MENSTRUACIONEVE

  1. Shih: islamqa.
  2. Shih: islamweb.
ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE
PREKJA E KURANIT SHQIP NGA I PAPASTRI
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.