JETA E VËRTETË

LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Numri i fetvasë: 75 LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Kategoria: AGJËRIMI-PËRKUFIZIMI DHE DISPOZITA

4 934 shfletues/klikues LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


 Pyetje: LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


Cila është dispozita për atë që nuk e agjëron muajin e Ramazanit pa arsye?


 Përgjigjja: LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Ndryshe1 nga personi që nuk e fal namazin prej shkujdesjes a dembelizmit dhe që pranon se namazi është detyrim hyjnor, ku një nga mendimet e fuqishme që theksojnë juristët muslimanë është se i këtilli del nga Islami (bën felëshim / e tradhton fenë islame); në rastin e personit që nuk e kryen agjërimin e detyruar të Ramazanit pa arsye sheriatike (ligjore islame), dijetarët kanë theksuar se nuk ka ndonjë argument që të vërtetojë se i këtilli është felëshues.

Më konkretisht, lënien e agjërimit pa arsye sheriatike (ligjore islame), nëse lënësi i tij nuk e mohon faktin se agjërimi është nga detyrimet e domosdoshme të Islamit, juristët muslimanë e kanë konsideruar nga gjynahet më të mëdha. Ndërsa në rastin kur lënësi i agjërimit e mohon këtë fakt, ai konsiderohet se ka rënë në felëshim (e ka tradhtuar fenë islame).

Imam Edh-Dhehebiu thotë: “Besimtarët muslimanë kanë pohuar, se lënësi i agjërimit pa qenë i sëmurë dhe pa gjësend (pa arsye lejuese për këtë), është më i keq se kurvëruesi dhe pijaneci; madje ata dyshojnë në përkushtimin e tij në Islam dhe e gjykojnë atë si hipokrit të devijuar në besim dhe si të degraduar (prishur) dhe shthurur fetarisht.”2

Imam Ibn Tejmije thotë: “Personit që e prish agjërimin me dashje dhe pa arsye, kjo prishje e tij i konsiderohet prej gjynaheve të mëdha.”3

Për më tepër, ngrënia me dashje ditën në Ramazan, para se të hyjë koha e iftarit (çeljes së agjërimit), konsiderohet prej mëkateve të mëdha më të rënda, për të cilin vjen një kërcënim i rreptë në hadithin në vijim, ku Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

Teksa gjendesha në gjumë, më erdhën dy burra që më morën nga anët (krahët), më sollën në një mal të thepisur dhe më thanë: ‘Ngjitu!’ U thashë: ‘Nuk mundem.’ Më thanë: ‘Do të ta bëjmë ne të mundshme.’ U ngjita derisa u gjenda në mesin e malit, kur ja, dëgjova ca zëra të fortë dhe thashë: ‘Çfarë janë këto zëra?’ Ata më thanë: ‘Britmat e banorëve të Zjarrit (Xhehenemit).’ Pastaj njëri prej tyre më shpuri më tej, kur ja, aty u bëra dëshmitar i disa njerëzve të varur prej leqeve [dellit të fortë sipër thembrave] të këmbëve, nofullat e të cilëve ishin të shqyera dhe rridhnin gjak. Unë i thashë: ‘Kush janë këta?’ Më tha: ‘Janë ata që hanë para lirimit (shkarkimit) nga agjërimi i tyre [që e prishin agjërimin me dashje para kohës së iftarit].4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

LËNIA PA ARSYE E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

  1. Shih: islamweb dhe islamweb.
  2. Edh-Dhehebi, El-Kebair f. 64.
  3. Ibn Tejmije, Mexhmu’u El-Fetaua v. 25, f. 225.
  4. Sahih Ibn Hiban 7491, El-Mustedrak li El-Hakim 2837, etj.; Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se ky hadith është “sahih/i vërtetë”.
  5. El-Albani, Es-Silsile Es-Sahiha 3951.
  6. Ahmedi 25121,  25271, Ebu Jeale 4566, El-Hakim 49, 8161, En-Nesai (Es-Sunenu El-Kubra) 6316; Albani ka thënë se hadithi është “sahih li gajrihi/i vërtetë për motive të jashtme”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top