JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE

Numri i fetvasë: 179 LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE

Kategoria: JUSTIFIKIMET E XHUMASË-FALJES NË GRUP

5 875 shfletues/klikues LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE


 Pyetje: LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE


Kohët e namazit të drekës dhe ikindisë, EL-ȞAMDU LIL-LAAH (falënderuar qoftë Allahu), m’i ka mundësuar Allahu t’i fal në punë. Por për namazin e xhumasë nuk po mundem të vi në xhami, për shkak se jam në punë deri në orën 16:30. Gjithsesi unë e fal drekën e kësaj xhumaje, por a kam gjynah që nuk mundem ta fal xhumanë në xhami?


 Përgjigjja: LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i xhumasë është obligim për çdo musliman mashkull, mukelef (të ngarkuar juridikisht me të) dhe që gjendet në vendbanimin e tij. Lënia pa arsye ligjore e këtij namazi konsiderohet prej mëkateve madhore.Lexoni më tepër

Është fakt se në shumë vende, sidomos joislame, namazi i xhumasë bie ndesh me punën dhe mund të ndodh që sistemi i punës apo natyra e saj, të mos lejojnë të jepet leje për kryerjen e xhumasë.

Në lidhje me justifikimin e lënies së xhumasë Ibn AbulBarr ka thënë: “Sa i përket “arsyes [justifikimit ligjor islam për mosparaqitjen në xhuma, të ardhur në thëniet profetike]”, mendimi lidhur me të është i gjerë dhe thënë në mënyrë të përmbledhur [justifikim i tillë] konsiderohet çdo pengues që bllokon mes personit dhe faljes së xhumasë, prej çfarë e dëmton këtë person, ose i frikësohet agresionit (sulmit armiqësor) të tij, ose prej çfarë anulon (shfuqizon) një farz (obligim fetar) të pazëvendësueshëm. Prej këtyre janë: pushtetari i padrejtë e i dhunshëm, shiu i fortë e i vazhdueshëm, sëmundja bllokuese dhe çfarë është e ngjashme me këto…”1Lexoni më tepër

Bazuar në sa më sipër, puna e përhershme dhe e vazhdueshme e personit i cili e ka obligim namazin e xhumasë, nuk i shërben këtij personi si arsye apo justifikim për të mos shkuar në xhuma, përveçse nëse ajo i takon njërës prej dy kategorive në vijim:

Kategoria e parë: Në këtë kategori hyjnë kryesisht profesionet ku:

Së pari: Vendi i punës përbën një përfitim (dobi apo interes) të madh (të konsiderueshëm);

Së dyti: Lënia e vendit të punës apo largimi prej kësaj të fundit, sjell dëm të madh (të konsiderueshëm);

Së treti: Punonjësi është e domosdoshme që të qëndrojë në këtë vend pune gjatë gjithë kohës së xhumasë dhe atë nuk ka kush ta zëvendësojë në këtë punë.Lexoni më tepër

Pra, nëse lënia e punës gjatë kohës së namazit të xhumasë, çon dëm (rrënon) ose dëmton rëndë një interes publik apo privat të muslimanëve, si p.sh. nëse shpie në: vjedhje të një kapitali të rëndësishëm (konsiderueshëm) apo djegie a dëmtim të rëndë të tij; në këtë rast lejohet mosparaqitja në xhuma dhe në vend të saj duhet që të falet dreka.3

Kategoria e dytë: Kur puna është burimi i vetëm i furnizimit (të ardhurave) të personit dhe ai përveç kësaj pune nuk ka punë tjetër me të cilën mund t’i mbulojë: (së pari) shpenzimet e domosdoshme të ngrënies, pirjes dhe çështjet e tjera të domosdoshme jetike, për veten dhe familjen e tij dhe (së dyti) nevojat e rëndësishme për vete dhe familjarët, pa të cilat mund të jetohet por mungesa e tyre shpie në meshekka (vështirësi) të madhe.Lexoni më tepër

Pra, nëse puna që bën personi, është burimi i vetëm i të ardhurave dhe pa të ai nuk ka se me çfarë të paguaj domosdoshmëritë dhe nevojat e rëndësishme jetike për vete dhe familjen e tij; në këtë rast këtij personi i lejohet të qëndrojë në këtë punë derisa të gjejë një alternativë tjetër ose të gjejë me se të mbulojë nevojën dhe skamjen e tij dhe të familjes së tij. Qëndrimi në punë gjatë kohës së faljes së xhumasë dhe mosparaqitja në të, i lejohet këtij personi nga domosdoshmëria a vështirësia, derisa të gjejë një punë tjetër ose të gjejë çfarë i mjafton për të ngrënë, pirë dhe për çështjet e tjera të domosdoshme jetike, të mjaftueshme për atë vete dhe për kë ka në përgjegjësi (kujdestari).4Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE

LËNIA E XHUMASË PËR ARSYE PUNE

  1. Et-Temhid, v. 16, f. 243.
  2. El-Insaf Fi Mearifeti Er-Raxhihi Min El-Khilaf, v. 2, f. 301, me autor El-Mirdauij.
  3. Në lidhje me rastet e justifikuara në të cilat në vend të xhumasë falet dreka, më parësor është mendimi që brenda mundësisë dreka të mos falet para se të jetë kryer falja e xhumasë. Gjithsesi, mendimi i saktë i juristëve muslimanë është se personit që ka justifikim për mosparaqitjen në xhuma, i lejohet që ta falë drekën me të hyrë koha e saj.
  4. Dijetarët kanë futur në këtë justifikim edhe personin që ka një provim a takim të rëndësishëm (të cilin nuk ka mundësi ta anullojë dhe as kalojë jashtë kohës së xhumasë) dhe humbja e tij (provimit / takimit në fjalë) e dëmton konsiderueshëm (shumë) në kapitalin dhe jetesën e tij.
  5. Et-Talak: 2-3.
  6. Shih: fikhguide, fikhguide, islamweb, islamweb, islamweb, islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top