LËMOSHA QË I JEPET LYPËSIT TË PANJOHUR

Numri i fetvasë: 44 LËMOSHA QË I JEPET LYPËSIT TË PANJOHUR

Kategoria: DISPOZITAT E SADAKASË-LËMOSHËS

981 shfletues/klikues LËMOSHA QË I JEPET LYPËSIT TË PANJOHUR


 Pyetje: LËMOSHA QË I JEPET LYPËSIT TË PANJOHUR


A bën që t’u japim sadaka (lëmoshë) lypësve, të cilët nuk e dimë se për çfarë do t’i përdorin paratë që u japim?


 Përgjigjja: LËMOSHA QË I JEPET LYPËSIT TË PANJOHUR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nuk është e denjë për muslimanin të tregohet koprrac dhe ta kthejë lypësin mbrapsht, e njeh apo s’e njeh atë, në rrugë apo gjetiu.Lexoni më tepër

Bazuar në burimet sheriatike (ligjore islame) të kapitullit të lëmoshës dhe dispozitave të saj, dijetarët muslimanë theksojnë se4:

Së pari: Askujt nuk i lejohet të lyp te njerëzit: nëse nuk është nevojtar (madje edhe nevojtarit nuk i lejohet të lyp më shumë sesa i nevojitet) dhe nëse është i aftë (i ka mundësitë) t’i fitojë vetë të ardhurat për jetesë.

Së dyti: Një personi i lejohet të lyp te njerëzit nëse: jeton në skamje (nuk ka as gjërat më të nevojshme për jetesë), është detyruar të marr borxh për të mbajtur familjen, është futur në borxh për të pajtuar mes njerëzve dhe ka pësuar një katastrofë a falimentim në pasuri; por në të gjitha rastet lypja lejohet sa për të përballuar nevojat.

Rregullat kryesore të theksuara lidhur me dhënien e lëmoshës janë:

Rregulli i parë: Kur jemi të bindur ose anojmë më shumë nga mendimi se personi që po lyp nuk është nga nevojtarët të cilëve u lejohet të lypin, atij nuk i jepet lëmoshë, me qëllim që t’i prehet rruga lypjes së ndaluar5.Lexoni më tepër

Rregulli i dytë: Kur jemi të sigurtë ose anojmë më shumë nga mendimi se lypsari ka për ta përdorur lëmoshën e dhënë në mëkat dhe gjynah ndaj Allahut, duhet të shohim ndonjë mundësi tjetër të ndihmesës së tij në një formë që e shmang keqpërdorimin e lëmoshës.

Rregulli i tretë: Të gjithë dijetarët janë të mendimit se personave që nuk lypin dhe që nuk janë nevojtarë ose janë të kamur, lejohet t’u jepet nga lëmosha vullnetare pa problem, pasi e tillë gjë është në kontekstin e dhënies së dhuratës dhe dhënësi i lëmoshës në fjalë shpërblehet; por më mirë është që lëmosha t’i jepet nevojtarëve.

Rregulli i katërt: Kush e merr pasurinë e njerëzve me hile dhe gënjeshtra, sikurse rasti i atij që lyp pa qenë nevojtar dhe pa e pasur të domosdoshme, i tilli duhet të pendohet dhe t’ua kthejë ato që ka marrë atyre që u takojnë.

Allahu e di më mirë. LËMOSHA QË I JEPET LYPËSIT TË PANJOHUR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ LËMOSHA QË I JEPET LYPËSIT TË PANJOHUR

LËMOSHA QË I JEPET LYPËSIT TË PANJOHUR

  1. Shih: islamweb.
  2. Ahmedi 17972, Ebu Daudi 1633 etj., Arnauti ka thënë se ky hadith është sahih/i vërtetë
  3. Muslimi 1044.
  4. Shih: islamweb, islamqa dhe islamweb.
  5. Nga mendimi i dijetarit të njohur Ibn El-Xhibrini, i përmendur në kuadrin e perceptimit të disa shenjave që janë tregues mbi verifikimin e pavërtetësisë së nevojës së pretenduar nga lypsarët e panjohur, përfitohet se, lypsarët burra që e kanë bërë zakon apo zanat lypjen (të cilët gjasa më e madhe është që të mos jenë nevojtarë), mund t’i njohim pasi do t’i gjejmë të jenë të fuqishëm, aktivë dhe të paluhatshëm (prandaj atyre nuk u japim lëmoshë, pasi të tillët janë të aftë të punojnë dhe të fitojnë si gjithë punëtorët e tjerë); fëmijët që e kanë bërë zakon apo zanat lypjen (të cilët gjasat e mëdha janë të mos jenë nevojtarë) do t’i njohim pasi do t’i gjejmë të lypin guximshëm, fuqishëm, me zemër të fortë dhe me fjalë a lutje (me të cilat u drejtohen njerëzve) që i thonë rrjedhshëm (si vjershë); teksa gratë që e kanë bërë zakon apo zanat lypjen (të cilat gjasa më e madhe është të mos jenë nevojtare) mund t’i njohim duke qenë se do t’i hasim shpesh ato dhe ngjashëm (prej cilësive që u përmendën tek dy kategoritë e tjera të mësipërme të lypsarëve të rrejshëm, sidomos tek ajo e fëmijëve)… (shih: islamway).
ELIMINIMI I FLETËVE KURANORE TË DËMTUARA
STUDIMET NË FAKULTETIN E PSIKOLOGJISË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.