KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES

Numri i fetvasë: 248 KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES

Kategoria: SHKAQET E PRANIMIT TË LUTJES

3 591 shfletues/klikues KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES


 Pyetje: KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES


Cilat janë kushtet e pranimit të lutjes që ajo të marr përgjigje nga Allahut, pra të jetë e pranuar nga Ai?


Përgjigjja: KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Allahu i Lartësuar i përgjigjet lutjes së bërë nëse kushtet e pranimit të lutjes përmbushen dhe pengesat e pranimit të saj eliminohen.Lexoni më tepër

Më konkretisht, kushtet e pranimit të lutjes janë të shumta, ku ndoshta më kryesoret janë1:

Së pari: Të lutet Allahu Një i Vetëm dhe i Pashoq;

Ky kusht përbën dhe kushtin më të madh, pa të cilin nuk pranohet lutja dhe as mbërrijnë veprat tek Allahu, bazuar në thënien kuranore: “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!2 dhe thënien profetike: “Nëse lutesh, lutju Allahut dhe nëse kërkon ndihmë, kërkoi ndihmë Allahut.”3Lexoni më tepër

Së dyti: Lutja e Allahut me mënyrat e lejuara (ligjore islame);Lexoni më tepër

Së treti: Shmangia e përshpejtimit (të përgjigjes së lutjes);

Bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë të lutjes që pengon pranimin e saj, bazuar në thënien profetike: “Lutja e dikujt nga ju merr pëgjigje përderisa s’përshpejtohet duke thënë: ‘U luta dhe s’kam marr përgjigje.’”5Lexoni më tepër

Së katërti: Lutja të mos përbëjë mëkat dhe as ndarje (përçarje) me farefisin;

Pikërisht mbi këtë hidhet dritë në transmetimin e sipërpërmendur profetik: “‘Do vijoj të marr përgjigje lutja e robit përderisa nuk lutet me [lutje që përbën] mëkat, ose [që përbën] ndarje me farefisin…’”6 Lexoni më tepër

Së pesti: Të mendohet mirë për Allahun;

Në lidhje me këtë, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “‘Allahu i Lartësuar thotë: ‘Unë jam tek mendimi që robi ka për Mua.’”11Lexoni më tepër

Së gjashti: Bërja e lutjes me gjithë zemër;

Kjo nënkupton që lutësi të lutet nga zemra dhe ta ndjejë madhështinë e Atij që po lut; në konkretizim të thënies profetike: “…dhe dijeni se Allahu nuk i përgjigjet lutjes nga një zemër e pavëmendshme.”13

Së shtati: Jetesa me nder dhe hallall14;

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka përjashtuar që të marr përgjigje lutja e kujt ha, pi, vishet dhe rritet haram (në kundërshtim me normat islame), duke e personifikuar këtë tek personi [tek i cili gjenden treguesit kryesor të pranimit të lutjes, si faktet se ai është:] në një udhëtim të gjatë [të lodhshëm], flokë pakrehur dhe i pluhurosur [i nevojshëm dhe përulur], i shtrin dy duar e tij kah qiellit, [duke thënë:] ‘O Zot, o Zot’; ndërsa haja e tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram dhe është ushqyer15 (rritur) me haram; pra si të marr përgjigje lutja e këtij (nuk mundet)?!16

Së teti: Mos ta teprojë (kaloj cakun) me lutjen e tij17;

Sa në fjalë bazohet në thënien kuranore: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.18; ku kalim të cakut në lutje përbën: t’i kërkohen Allahut gjëra që Ai i ka bërë haram apo na ka treguar se nuk bëhen, ose lutja me hollësira të panevojshme etj.Lexoni më tepër

Së nënti: Të mos merret me lutjen dhe të lërë pa bërë detyrimet;

Me këtë nënkuptohet që të mos preokupohet me lutje në një kohë kur duhet të kryej një detyrim të cilit i ka ardhur koha, ose të mos e lërë kryerjen e të drejtave ndaj prindit me pretekstin se po lutet etj.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES

KUSHTET E PRANIMIT TË LUTJES

  1. Shih: islamqa.
  2. El-Xhin: 18.
  3. Et-Termidhi 2516; Albani thotë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  4. El-Bekare: 186.
  5. El-Bukhari 6340 dhe Muslimi 2735.
  6. Muslimi 2736.
  7. Muslimi 2736.
  8. Shih: islamweb.
  9. Haram: Veprim i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame.
  10. Muhamed: 22-23.
  11. El-Bukhari 7405 dhe Muslimi 4675.
  12. Et-Tirmidhi 3479, Albani thotë se hadithi është “hasen/i besueshëm”.
  13. Et-Termidhi 3479, Albani thotë se hadithi është “hasen/i besueshëm”.
  14. Hallall: Veprim i ligjshëm, që është në përputhje me normat juridike islame.
  15. Shih: islamweb.
  16. Muslim 1015.
  17. Shih: islamweb dhe islamqa.
  18. El-Araf: 55.
  19. Gajbi / E fshehta: Përfshin gjithçka që është përtej perceptimeve njerëzore dhe e pakapshme nga arsyeja e thjeshtë, si p.sh.: ringjallja, Xheneti (Parajsa), Xhehenemi (Ferri), paracaktimi hyjnor etj. Të gjitha këto gjëra janë përtej mendjes sonë dhe zbulohen vetëm nëpërmjet Shpalljes Hyjnore..
  20. Ebu Daudi 96, Albani ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.