JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KURIMI I MËSYSHIT E PREKJES NGA XHINDET

Numri i fetvasë: 102 KURIMI I MËSYSHIT E PREKJES NGA XHINDET

Kategoria: ȞASEDI-SMIRA DHE ÂJNI-MËSYSHI

17 103 shfletues/klikues KURIMI I MËSYSHIT E PREKJES NGA XHINDET


 Pyetje: KURIMI I MËSYSHIT E PREKJES NGA XHINDET


A mund të na tregoni se çfarë duhet të bëjmë në rast se goditemi (prekemi) prej mësyshit, smirës apo xhindeve të lig?


 Përgjigjja: KURIMI I MËSYSHIT E PREKJES NGA XHINDET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nëse personi preket nga mësyshi, smira apo xhindet, shërimi i tij vjen, me lejen e Allahut të Madhëruar, nëse zbatohen me kujdes porositë e mëposhtme1:

1. Mbështetja e plotë tek Allahu i Madhëruar me besimin e palëkundur se Ai do e sjellë shërimin;

2. Strehimi i sinqertë tek mbrojtja e Allahut të Madhëruar dhe të kërkuarit ndihmë vetëm Atij;

3. Të kërkuarit mbrojtje dhe shërim prej Allahut të Madhëruar, përmes rukjes sheriatike2 (këndimit të sureve e ajeteve të Kuranit dhe Lutjeve Profetike)3, sikurse këto në vijim:Lexoni më tepër

a. Leximi i shumtë i Kuranit dhe sidomos i sureve dhe ajeteve në vijim:

(I) El-FatihajaLexoni më tepër

(II) Ajetul Kursij [El-Bekare: 255]Lexoni më tepër

(III) Dy ajetet e fundit të sures El-Bekare (285-286)Lexoni më tepër

(IV) Leximi i ajetit në vijim (vlen në rastin e mësyshit):

● El-Kalem: 51Lexoni më tepër

(V) Ikhlasi (Kul Hu-ue Allahu)Lexoni më tepër

(VI) El-Mau’dheteni (Dy Suret Mbrojtëse):

● El-FelekLexoni më tepër

● En-NasLexoni më tepër

b. Lutjet e shumta me besim të palëkundur dhe duke menduar të mirën, drejtuar Allahut të Madhëruar dhe sidomos lutjet profetike të posaçme për të tilla raste, të cilat mund të gjenden tek mburoja e muslimanit;Lexoni më tepër

Shënim: Ajetet dhe lutjet mund të lexohen direkt por edhe mbi ujë, prej të cilit personi i marrë mësysh mund të lahet ose të pijë, sidomos në rastin kur nuk dihet personi që e ka marrë atë mësysh.

4. Rukja (kurimi me fjalë dhe veprime mbrojtëse islame) që bëhet prej kuadrove muslimanë të besueshëm dhe të kualifikuar;

5. Në rastin kur dihet me siguri se kush është mësyshmarrësi, ose posedohen dyshime të forta për një person se ai është mësyshmarrësi, atij i kërkohet që të laj gjymtyrët e tij në një formë të caktuar dhe uji i përftuar nga  kjo larje, hidhet njëherësh mbi kokë e nga pas shpinës së personit që është marrë mësysh, ose një formë tjetër (sipas disa dijetarëve) është që i marri mësysh të lahet me këtë ujë apo pijë prej tij;Lexoni më tepër

6. Dhikri (përmendja) e shumtë e Allahut të Madhëruar dhe sidomos lutjet dhe përmendjet që bëhen në mëngjes dhe në mbrëmje;

7. Forcimi i zemrës duke mos iu dorëzuar mendimeve negative si dhe të qenët i sigurt dhe larg çdo luhatje, se shërimi është tërësisht në dorën e Allahut të Madhëruar; se të gjitha gjërat që u përmendën, si leximi i Kuranit, lutjeve etj., janë vetëm shkaqe që nuk bëjnë dobi përveçse me lejen e Allahut, se shërimi është vetëm në Dorën e Tij dhe po kështu se e mira dhe e keqja janë peng i Vullnetit Hyjnor (varen tek dashja e Allahut të Madhëruar);

8. Dëlirja apo pastrimi i vetvetes e ambienteve të shtëpisë nga gjithë trajtat e llojet e mëkateve që tërheqin shejtanët dhe largojnë engjëjt, çështje kjo kundrejt të cilës tregohen të pavëmendshëm shumë prej muslimanëve dhe që konsiderohet prej shkaqeve më të mëdha të sprovimit me këto sëmundje.Lexoni më tepër

Shënim: Një rukje (kurim me fjalë dhe veprime mbrojtëse islame) të gatshme të dobishme për problemet e kësaj natyre, e gjeni në linkun në vijim:

LIBËTHI RUKJE-KURIM ME KURAN DHE LUTJE PROFETIKE

Allahu e di më mirë. KURIMI I MËSYSHIT E PREKJES NGA XHINDET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURIMI I MËSYSHIT E PREKJES NGA XHINDET

KURIMI I MËSYSHIT E PREKJES NGA XHINDET

  1. Shih: islamweb dhe islamweb.
  2. Rukje sheriatike: Kurim me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  3. Nëse personi nuk di arabisht dhe do që t’i lexojë ajetet që kemi sjellë të transliteruara (të shkruara me gërma latine), ai obligohet që për leximin e këtij teksti rukjeje të ketë parasysh sa më poshtë:

    ● Shkronja “Ă”, lexohet “a” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ŭ”, lexohet “u” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ĭ”, lexohet “i” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

    ● Shkronja “Ď”, lexohet “d” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me fryrjen e dy faqeve;

    ● Shkronja “Ť”, lexohet “t” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “ĎȞ”, lexohet “dh” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Š”, lexohet “s” e fortë që del shoqëruar me fryrjen e dy mollëzave të faqes;

    ● Shkronja “Ǩ”, lexohet “k” e fortë që del nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Shkronja “KH”, lexohet afërsisht si tingulli që del gjatë gargarës, nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;

    ● Përsëritja e shkronjës, shpreh faktin se ajo duhet zgjatur pa ndërprerje; për shembull: “AA” duhet zgjatur duke mos u lexuar ndarazi “A”, “A”; por duke u lexuar një “A” e vetme e zgjatur rreth 2 sekonda… kjo vlen për të gjitha rastet kur shkronja vjen e përsëritur… e njëjta gjë duhet marrë në konsideratë edhe për të gjitha rastet kur shkronjat e njëjta vijnë të ndara me vijë mesi me njëra-tjetrën; për shembull: “LL-LL”.

  4. El-Bukhari 3371, Ibn Maxhe 3525 etj. (Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se hadithi është “sahih-i saktë”).
  5. Rukje: Kurimi me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  6. Muslimi 2186.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top