KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN

Numri i fetvasë: 216 KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

612 shfletues/klikues KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN


 Pyetje: KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN


A i pranohet bërja e kurbanit personit që nuk fal namazin?


 Përgjigjja: KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Personi që nuk i fal pesë namazet e detyrueshme ditore, nëse e bën këtë nga dembelizmi dhe shkujdesja, por nuk e mohon faktin se falja e pesë namazeve ditore është urdhër (obligim) hyjnor dhe se mosfalja e tyre përbën një mëkat shumë të madh e të rrezikshëm, për më tepër nëse ky person ka vendosur në zemrën e tij se një ditë prej ditëve do të falet, i këtilli nuk konsiderohet jobesimtar nga shumica e juristëve musliman, por konsiderohet musliman mëkatar që ka bërë një mëkat tepër të rëndë. Bazuar në këtë konsideratë, riti i bërjes së kurbanit nga personi në fjalë konsiderohet i vlefshëm, pra kurbani i tij vlen / është i saktë, me kuptimin që kurbani është kryer si detyrë apo vepër.Lexoni më tepër

Çështja që ngelet për t’u diskutuar është nëse vjen apo jo kjo vepër (kurbani) me shpërblim për vepruesin e saj, ku mendimi më i fuqishëm është se teksa kjo vepër në njërin krah ia heq personit barrën e përgjegjësisë (ashtu që ai nuk e ka më për detyrë ta kryej këtë vepër), në krahun tjetër ajo nuk vjen për të me shpërblim.Lexoni më tepër

Madje edhe nëse do supozonim se ky rit i tij do ishte i shpërblyeshëm, ky shpërblim do të jetë vështirë të bëjë dobi përkundrejt ndëshkimit tepër të rreptë që e pret lënësin e namazit në Ditën e Gjykimit.

Ndërkaq duhet ditur se ekziston edhe mendimi i disa dijetarëve të tjerë, të cilët thonë se lënësi i namazit është jobesimtar dhe rrjedhimisht kurbani i tij nuk vlen.

Gjithsesi, në përfundim na duhet të theksojmë se nuk është aspak e denjë që këtij personi t’i thuhet “kot e ke që bën kurban” (apo shprehje të ngjashme), por përkundrazi, ky person duhet që së pari të përgëzohet për këtë vepër të mirë të tij dhe së dyti të këshillohet me urtësi lidhur me dispozitën dhe rëndësinë e padiskutueshme të namazit në fenë Islame dhe se më primare për të është që ai të tregojë një kujdes të veçantë për namazin, më shumë se për ritualin e kurbanit dhe më gjerë. Kësisoj, më parësore për ne si muslimanë është që persona të tillë t’i urdhërojmë dhe nxisim në këtë ritual dhe të tjerë ritualë të rëndësishëm veç tij, me shpresën që këto vepra të mira mund të hapin tek ata derën e pendimit.1

Allahu e di më mirë. KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN

KURBANI I I KUJT NUK FAL NAMAZIN
 

BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.