JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KURBANI-DISPOZITA DHE ARGUMENTET

Numri i fetvasë: 211 KURBANI-DISPOZITA DHE ARGUMENTET

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

3 424 shfletues/klikues KURBANI-DISPOZITA DHE ARGUMENTET


 Pyetje: KURBANI-DISPOZITA DHE ARGUMENTET


Cila është dispozita e prerjes së kurbanit me rastin e Kurban Bajramit dhe cilat janë argumentet përkatëse në lidhje me këtë?


 Përgjigjja: KURBANI-DISPOZITA DHE ARGUMENTET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kurbani është bagëtia që therret në ditët e Festës së Kurban Bajramit, si adhurim ndaj Allahut dhe afrim tek Ai.Lexoni më tepër

Mendimet më kryesore të juristëve muslimanë në lidhje me dispozitën e prerjes së kurbanit1 janë si vijon:

Mendimi i parë: Prerja e kurbanit nuk është vaxhib2 (detyrim) por është sunet i fortë3. Ky është mendimi më i fuqishëm që përbën mendimin e shumicës së dijetarëve, përfshirë Ebu Bekrin, Umerin, Shafi’iun, Ebu Jusufin dhe Muhamed Ibn El-Hasen Esh-Shejbanin / dy kolegët e Ebu Hanifes4, një mendim të Malikut dhe Ahmedit etj.Lexoni më tepër

• Argumente të fuqishme mbështetëse të këtij mendimi:

(a) Rregulli “përgjegjësia juridike ngarkohet vetëm në prani të argumentit të sigurt”; pra përderisa për çështjen nuk ka ardhur argument obligues i pacenuar nga mendimi kundërshtues, si rregull kjo çështje nuk është e detyrueshme;

(b) Në transmetime të sakta prej sahabëve / shokëve të Profetit (Allahu qoftë i kënaqur me ata!) vjen se ata nuk bënin kurban nga droja se mos njerëzit kujtonin se kurbani është vaxhib (detyrim).10

Gjithsesi, shumë juristë muslimanë prej atyre që janë të mendimit se kurbani nuk është detyrim, janë shprehur se lënia e kurbanit nga ana e personit që ka mundësi ta bëjë atë, konsiderohet mekruh11 (vepër e papëlqyeshme).

Mendimi i dytë: Prerja e kurbanit është vaxhib (detyrim) për atë që ka mundësi

Ky është mendimi i një numri të konsiderueshëm juristësh muslimanë, që përbën mendimin e imam Ebu Hanifes (Muhamed Ibn Haseni / kolegu i Ebu Hanifes transmeton se mendimi më i shquar i transmetuar nga Ebu Hanifja është se kurbani është obligim për personin që është në vendbanimin e tij dhe ka në pronësi të tij nisabin12 e pasurisë)  dhe medh’hebit hanefi, mendimin e Malikut, një mendim të Ahmedit, mendimin e përzgjedhur të Ibn Tejmijes etj.

• Në përfundim na duhet të themi se secili mendim ka argumentet e tij që janë për t’u marrë në konsideratë; prandaj rezervimi, devotshmëria, kujdesi dhe maturia në fe kërkon që muslimani i cili ka mundësi, të mos e lerë pa prerë kurbanin, nisur nga mirësia e madhërimit të Allahut dhe përmendjes së Tij që janë të pranishme në këtë ritual, si dhe për të shlyer dhe hequr përgjegjësinë nga vetja në mënyrë të sigurt.

Allahu e di më mirë. KURBANI-DISPOZITA DHE ARGUMENTET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURBANI-DISPOZITA DHE ARGUMENTET

KURBANI-DISPOZITA DHE ARGUMENTET
 

  1. Shih: islamweb, islamqa dhe islamweb.
  2. Vaxhib: Veprim i detyruar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet. Vaxhibi konsiderohet sinonim i farzit ndër shumicën e juristëve muslimanë, kurse në medh’hebin hanefi ai konsiderohet detyrim jokategorik dhe qëndron më poshtë se farzi (i cili konsiderohet detyrim kategorik); më konkretisht hanefijtë thonë se lënia e vaxhibit nuk angazhon (obligon) në botën tjetër një ndëshkim të njëjtë me lënien e farzit, por (lënia e vaxhibit) angazhon ndalimin nga ndërmjetësimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!), që konsiderohet mjaft si ndëshkim ndër të gjithë besimtarët muslimanë që shpresojnë fort në ndërmjetësimin që do të bëjë për ta Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  3. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme (për të cilën argumentet tregojnë se është) jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet, por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  4. Sipas imam Et-Tahauiut, mendimi i dy kolegëve të Ebu Hanifes: Ebu Jusufit dhe Muhamed Ibn El-Hasen Esh-Shejbanit, është se kryerja e kurbanit nuk është detyrim por është sunet i fortë / vepër shumë e pëlqyeshme kryerja e së cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet.
  5. Ky argumentim është i diskutueshëm, pasi lënia e çështjes tek dashja e personit, nuk shërben si argument se kjo çështje nuk është e detyrueshme (shih: Ibn Uthejmin, Ahkemu El-Ud’hije Ue Edh-Dhekah f. 47.
  6. Muslimi 1977.
  7. Ahmedi 2050 dhe El-Bejhaki v. 2, f. 467; një grup ekzaminuesish prej dijetarëve të kohëve të hershme dhe atyre të vona kanë theksuar se ky hadith është daif / i dobët (jo i besueshëm).
  8. Ibn Maxhe 3123; El-Hakim, Edh-Dhehebi, Albani etj. kane thënë se hadithi është sahih / i vërtetë, por ekzaminues të tjerë (si Shuajb Arnauti) kanë thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i dobët, teksa disa të tjerë si El-Bejhaki, Ibn AbdulBer etj. kanë thënë se e sakta është se ky transmetim është fjalë e Ebu Hurejrës.
  9. Ebu Daudi 2788, Et-Termidhi 1596 dhe Ibn Maxhe 3125; një grup ekzaminuesish kanë thënë se ky hadith është daif / i dobët (jo i besueshëm).
  10. El-Bejhaki, Es-Sunenu El-Kubra v. 9, f. 444-445, Mexhmu’u Ez-Zeuaid v. 4, f. 18; Albani – në El-Irua v. 4, f. 354 – ka thënë se transmetimet janë sahih / të sakta.
  11. Mekruh: Veprim, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  12. Nisabi: Kapital i caktuar i pasurisë që: (së pari) është shtesë nevojave bazë jetike vjetore të personit dhe atyre që ka për detyrë të kujdeset financiarisht për ta, që (së dyti) për paratë është 20 dinar/85 gram flori i pastër (24 karatë) ose 200 dirhem/595 gram argjend i pastër, për delet 40 krerë e sipër etj. dhe që (së treti) ka qëndruar pa rënë poshtë kësaj vlere gjatë një viti të plotë hënor.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top