KUR JANË DY BAJRAMET-SA DITË KA SECILI

Numri i fetvasë: 202 KUR JANË DY BAJRAMET-SA DITË KA SECILI

Kategoria: DISPOZITA-KUSHTET E FALJES SË BAJRAMIT

5 611 shfletues/klikues KUR JANË DY BAJRAMET-SA DITË KA SECILI


 Pyetje: KUR JANË DY BAJRAMET-SA DITË KA SECILI


Kur janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami dhe sa ditë ka secili prej tyre?


 Përgjigjja: KUR JANË DY BAJRAMET-SA DITË KA SECILI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami përbëjnë dy festat madhore rituale të përvitshme të muslimanëve, të cilat janë caktuar si të tilla nga Vetë Krijuesi i gjithësisë.Lexoni më tepër

Në lidhje me faktin se kur është dhe sa ditë ka secili Bajram, juristët muslimanë kanë thënë sa vijon:

Së pari: Kur është Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami

Juristët muslimanë janë shprehur se ditët / datat e Dy Bajrameve janë dy:

E para: Dita e Fitër Bajramit; është me datën 1 Sheual1 (muaji menjëherë pas mbarimit të Ramazanit) të çdo viti të kalendarit hënor.Lexoni më tepër

E dyta: Dita e Kurban Bajramit; është me datën 10 Dhul Hixhxhe2 të çdo viti të kalendarit hënor.Lexoni më tepër

Së dyti: Sa ditë shoqëruese feste ka secili prej Dy Bajrameve

Në lidhje me faktin se sa ditë shoqëruese feste ka secili Bajram, juristët muslimanë janë shprehur si vijon:

a. Fitër Bajrami ka një ditë të vetme festimi dhe jo tre

● Lidhur me traditën e përhapur në mesin e muslimanëve se Fitër Bajrami ka tre ditë, apo thënë ndryshe se pas ditës së Fitër Bajramit, festohen edhe dy ditë të tjera; mendimi bazë i juristëve muslimanë është, se Fitër Bajrami ka një ditë të vetme festimi dhe jo tre, pasi nuk gjendet ndonjë argument që të vërtetojë fetarisht (sheriatikisht), se pas ditës së Fitër Bajramit ka dy ditë të tjera feste.

Gjithsesi juristë të shquar muslimanë janë të mendimit se konsiderimi si festë i dy ditëve pas Fitër Bajramit është i lejuar.Lexoni më tepër

● Lidhur me traditën (tjetër të përhapur ndër njerëz) se Fitër Bajrami është bajrami i madh, juristët muslimanë përmendin se e tillë gjë nuk qëndron (nuk ka bazë), pasi nuk mbështetet në argumente sheriatike (ligjore islame), por përkundrazi, argumentet vërtetojnë se bajrami më i madh dhe më me vlerë është Kurban Bajrami.

b. Kurban Bajrami: Kurban Bajramit i bashkëngjiten edhe tre ditët pas tij

Mbështetur në argumentet ligjore islame, Kurban Bajramit i bashkëngjiten tre ditët pas tij (Ejemu Et-Teshrik: 11, 12 dhe 13 Dhul Hixhxhe), që po kështu konsiderohen ditë feste në Islam.Lexoni më tepër

Në po këtë kontekst, vlen të theksohet fakti se ky Bajram (Kurban Bajrami), ndryshe nga tradita e disa vendeve muslimane që e konsiderojnë atë si bajram të vogël, është në fakt Bajrami më i madh dhe më me vlerë ndër Dy Bajramet.

Allahu e di më mirë. KUR JANË DY BAJRAMET-SA DITË KA SECILI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUR JANË DY BAJRAMET-SA DITË KA SECILI

KUR JANË DY BAJRAMET-SA DITË KA SECILI

  1. Sheual: Muaji menjëherë pas mbarimit të muajit të Ramazanit.
  2. Dhul Hixhe: Muaji i fundit i kalendarit hixhri (sipas emigrimit profetik), në dhjetëditëshin e parë të të cilit kryhen ritualet e Haxhit në Qabe dhe territoret përreth saj.
  3. Shih: Ebu Daudi 1134, En-Nesai 1556; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  4. El-Bukhari 987 dhe Muslimi 893.
  5. Silsiletu Likaati El-Bebi El-Meftuuh, Likau El-Bebi El-Meftuuh 117.
  6. Sunenu En-Nesai 1557, Ibn Maxhe 1653 dhe Ebu Daudi 1009; Albani thotë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  7. Et-Tirmidhi 773 etj., Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
DISPOZITA LIDHUR ME DY BAJRAMET
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.