KUPTIMI-SHENJAT E PREKJES PREJ XHINDEVE

Numri i fetvasë: 95 KUPTIMI-SHENJAT E PREKJES PREJ XHINDEVE

Kategoria: LIDHJET E XHINDIT ME NJERIUN

5 293 shfletues/klikues KUPTIMI-SHENJAT E PREKJES PREJ XHINDEVE


 Pyetje: KUPTIMI-SHENJAT E PREKJES PREJ XHINDEVE


A mund të na sqaroni se çfarë është “messi / prekja prej xhindeve” dhe cilat janë shenjat më kryesore të kësaj prekje?


 Përgjigjja: KUPTIMI-SHENJAT E PREKJES PREJ XHINDEVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi i prekjes prej xhindeve (messit)1

Termi “mess / prekje prej xhindeve” është një term sinonim i artikulimit arab “ŠARĂ”, me të cilin nënkuptohet edhe prekja apo ndikimi që xhindët bëjnë tek njeriu në situata të caktuara; ku më konkretisht me të synohet epilepsia, e cila në të shumtën e rasteve shkaktohet nga xhindi (shejtani) që pushton mendjen, zemrën ose trupin e një  njeriu, por ndodh edhe për shkaqe të tjera si defekte a dobësi në organet mentale apo fiziologjike (trupore) të njeriut; dhe në fakt shumë prej njerëzve e ngatërrojnë këtë të fundit (epilepsinë organike) me të parën (epilepsinë prej xhindeve).

Fjala “mess / prekje prej shejtanit” është shpjeguar qartë në thënien kuranore: “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet.2; efekti “marrosje / çmendje” i ardhur në këtë thënie kuranore, përkon me kuptimin gjuhësor të fjalës arabe “mess / prekje e njeriut prej xhindeve”.

Është e udhës që para se të flasim për simptomat e “messit / prekjes prej xhindeve”, të tregojmë se çfarë është messi dhe si ndodh ai; më konkretisht, ekspertët muslimanë të kësaj fushe e përkufizojnë messin (prekjen prej xhindeve) si: “qepja e xhindit pas njeriut, pasi njeriu e lëndon (dëmton) atë; ose për shkaqe si dashuria e flaktë për njeriun etj.”

Ndërsa sa i përket mënyrës sesi ndodh prekja prej xhindeve, ekspertët muslimanë thonë, se kjo ndodh ashtu që pasi njeriu lëndon (dëmton) një prej xhindëve të lig (të këqij), ky i fundit ia kthen lëndimin (dëmtimin) njëlloj ose më keq, duke i shkaktuar njeriut3:

Rasti i parë: Prekje (ngacmime) nga jashtë; të cilat ndodhin kur njeriu e lëndon (dëmton) xhindin dhe ky i fundit tenton të hakmerret e t’ia kthejë këtë njëjtë ose më ashpër dhe pasojat në këtë rast janë prekje (ngacmime) nga jashtë që xhindi i bën njeriut; këto prekje i takojnë dy llojeve kryesore:

(a) të përkohshme – kur lëndimi (dëmtimi) që njeriu i ka bërë xhindit ka qenë i lehtë dhe xhindi ia kthen në të njëjtën masë ose pak më shumë; gjë e cila vazhdon vetëm për pak kohë;

(b) të vazhdueshme – (së pari) kur lëndimi (dëmtimi) që njeriu i ka bërë xhindit ka qenë i konsiderueshëm, xhindi nuk i ndahet trupit të këtij njeriu me qëllim që t’ia kthejë lëndimin (dëmin) më ashpër, ndaj përpiqet ta dëmtojë këtë njeri me rrugë dhe forma të ndryshme të vazhdueshme; (së dyti) mundet që ky lloj i prekjes së njeriut prej xhindeve të jetë edhe për shkak se xhindi dashurohet pas njeriut apo për shkaqe të tjera, në këtë rast, me qëllim që ta zaptojë njeriun, xhindi mund t’i shfaqet personit në trajta të ndryshme si forma e qenit, maces apo forma të tjera tmerruese…Lexoni më tepër

Së dyti: Shenjat e prekjes prej xhindeve (messit)5Lexoni më tepër

Shenjat më të spikatura tek i prekuri prej xhindit/eve janë si vijon:

a. shmangia dhe përpjekja e madhe për t’u larguar nga ezani dhe Kurani;

b. rënia të fikët, ngërçi dhe gulçimi, epilepsia (sëmundja e tokës) dhe rënia përdhe; kur atij i lexohet Kuran;

c. shikimi i shumtë i ëndrrave të frikshme, dëshira për t’u vetmuar dhe izoluar, sjelljet jonormale;

d. kur i lexohet Kuran, mund të ndodhë që xhindi (shejtani) që e ka prekur, të flasë (me anën e gjuhës së tij).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUPTIMI-SHENJAT E PREKJES PREJ XHINDEVE

KUPTIMI-SHENJAT E PREKJES PREJ XHINDEVE

  1. Shih: islamweb, islamqa dhe islamqa.
  2. El-Bekare: 275.
  3. Shih: ruqya.
  4.  Rukje: Kurimi me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.
  5. Shih: islamqa.
E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO
SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.