JETA E VËRTETË

KUPTIMI MBI VENDET E SHENJTA NË ISLAM

Numri i fetvasë: 39 KUPTIMI MBI VENDET E SHENJTA NË ISLAM

Kategoria: MIRËSITË E TRE XHAMIVE KRYESORE

6 050 shfletues/klikues KUPTIMI MBI VENDET E SHENJTA NË ISLAM


 Pyetje: KUPTIMI MBI VENDET E SHENJTA NË ISLAM


Çfarë janë vendet e shenjta në Islam, cilat janë dhe ç’kuptojmë me shenjtërim të këtyre vendeve?


 Përgjigjja: KUPTIMI MBI VENDET E SHENJTA NË ISLAM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në fjalorin “Lisanu El-Arab / Gjuha e arabëve”, vjen: “TEǨDIIS (shenjtërim): dëlirje dhe bekim”; “TEǨAD-DESE: dëliret (pastrohet)”; “EL-MUǨAD-DES: i bekuar”; “EL-ERĎU EL-MUǨAD-DESEH: tokë e dëlirë (e pastër)”. Bazuar në këtë, shenjtërive islame i përket çdo vend që është vërtetuar sheriatikisht (sipas ligjit islam) se është i bekuar dhe i dëlirë (i pastër), si p.sh. xhamitë.1Lexoni më tepër

Së këtejmi, vendet e shenjta (të madhëruara) në Islam janë xhamitë dhe vendet e ngjashme me to, të dedikuara për bindje dhe adhurim të drejtë ndaj Allahut, Një të Vetëm e të Pashoq; për të cilat Profeti (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë e tyre (e këtyre vendbanimeve).”2

Në krye të këtyre xhamive janë tre xhamitë: Qabja (Mesxhidi Harami në Mekë), Xhamia e Profetit në Medine dhe Xhamia Aksa (Bejtul Makdes) në Palestinë. Këta tre xhami kanë veçori që s’i ka asnjë veç tyre, si: udhëtimi me qëllimin e adhurimit të pastër dhe fitimit të shpërblimit prej Zotit nuk ndërmerret veçse në këto xhami dhe po kështu namazi në tre xhamitë në fjalë është më me vlerë se gjetkë.

Po kështu Meka dhe Medina veçohen me dispozita të veçanta, si: ndalimi i gjuetisë në to, prerjes së gjelbrimit dhe thyerjes apo prerjes së pemëve natyrale, ndalimi i marrjes nga vendi i sendit të gjetur që nuk i dihet pronari etj.

Pra shenjtërimi i këtyre vendeve nënkupton madhërimin e tyre përmes angazhimit të muslimanit me dispozitat hyjnore karakteristike për këto vende dhe kuptimi i shenjtërimit (madhërimit) këtu nuk është ekuivalent me atë të adhurimit (i cili i takon kategorikisht vetëm Allahut), sepse madhërimi i këtyre vendeve bëhet vetëm në shprehi të adhurimit monoteist të Allahut, duke iu përmbajtur me rigorozitet urdhrave hyjnore përkatëse të Tij dhe jo si adhurim i këtyre vendeve, me argumentimin se muslimanët (që nga gjeneratat e para të tyre e deri më sot) hyjnë në këto vende dhe i shkelin ato me këmbët e tyre, ndryshe nga çështja e adhurimit të mirëfilltë (drejtpërdrejtë), ky hyjnë objektet a fletët që përmbajnë ajet (citat) kuranor, hadith (thënie profetike), emër prej emrave të Allahut të Madhëruar dhe ngjashëm, që nuk lejohet kurrsesi të shkelen me këmbë3.

Allahu e di më mirë. KUPTIMI MBI VENDET E SHENJTA NË ISLAM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUPTIMI MBI VENDET E SHENJTA NË ISLAM

KUPTIMI MBI VENDET E SHENJTA NË ISLAM

  1. Shih: islamweb.
  2. Muslimi 671.
  3. Shih: islamweb, islamweb, islamqa dhe bayanelislam.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top