JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT

Numri i fetvasë: 223 KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT

Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

11 208 shfletues/klikues KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT


 Pyetje: KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT


A mund të na sqaronit se cili është kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i “dhikrit” të Zotit dhe cilat janë llojet kryesore të tij?


 Përgjigjja: KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i dhikrit1

Kuptimi gjuhësor: Fjala arabe “dhikër” është e prejardhur nga folja arabe “DHEKERA / përmend apo zë në gojë”.Lexoni më tepër

Kuptimi terminologjik: Kuptimi terminologjik (islam) i dhikrit është “përmendja e Allahut dhe përlëvdimi i Tij”.Lexoni më tepër

Së dyti: Dijetarët muslimanë, në lidhje me llojet e dhikrit (përmendjes së Zotit), shprehen si vijon5:

Çështja e parë: Dhikri sa i përket trajtës së tij në vetvete, është dy llojesh:

Lloji i parë: Përmendja e përgjithshme: ku hyn çdo gjë e ligjëruar sheriatikisht (sipas normave islame) me të cilën robi afrohet tek Allahu i Madhëruar6;

Lloji i dytë: Përmendja e veçantë, ku hyjnë: madhërimi, dëlirësimi, falënderimi dhe lavdërimi i Allahut të Madhëruar, që zë vend në gjuhët dhe zemrat e robërve.

Çështja e dytë: Dhikri sa i përket formës së kryerjes së tij është dy llojesh:

Lloji i parë: Dhikri me gjuhë

Në këtë lloj të dhikrit hyjnë: leximi i Kuranit, leximi i përmendjeve dhe lutjeve të cilat feja islame ka inkurajuar të bëhen etj.

Lloji i dytë: Dhikri me zemër

Në këtë lloj të dhikrit hyjnë: mendimi në lidhje me madhështinë dhe plotfuqishmërinë e Allahut të Lartmadhëruar; meditimi lidhur me krijesat e Tij, dëgjimi dhe nëpërmendja e Kuranit7, përmendjeve dhe lutjeve sheriatike etj.

Së treti: Dhikri që bëhet në gjuhët e tjera veç gjuhës arabe

Në kontekstin e dhikrit hyjnë edhe përmendjet fetare islame në çdo gjuhë qofshin ato.8Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT

KUPTIMI-LLOJET E DHIKRIT TË ZOTIT
 

  1. Shih: islamweb dhe islamqa.
  2. TESBIȞ: Thënia “SUBȞAAN ALL-LLAHI / I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu”.
  3. TEȞMID: Thënia “EL-ȞAMDU LI-LAAHI / Falënderimi i takon Allahut”.
  4. TEHLIL: Thënia “LA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU  / Nuk ka të adhuruar të meritueshëm veç Allahut”.
  5. Shih: islamweb dhe islamqa.
  6. Siç dihet gjymtyrët e robit lëvizin me vepra të mira vetëm kur komandohen nga përmendja e Allahut të Lartësuar.
  7. Këtu synohet përmendja e Kuranit pa e lëvizuar fare gjuhën, gjë e cila nuk shpërblehet si leximi i Kuranit, pasi shpërblimi për leximin e Kuranit ka të bëjë me leximin, që nuk mund të bëhet përveçse përmes gjuhës.
  8. Shih: islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top