JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KUPTIMI-DISPOZITA-VLERA E TERAVIVE

Numri i fetvasë: 138 KUPTIMI-DISPOZITA-VLERA E TERAVIVE

Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS

4 251 shfletues/klikues KUPTIMI-DISPOZITA-VLERA E TERAVIVE


 Pyetje: KUPTIMI-DISPOZITA-VLERA E TERAVIVE


Do donim të na shpjegonit kuptimin dhe dispozitën e namazit të teravive dhe çfarë mirësishë ka për faljen e këtij namazi?


 Përgjigjja: KUPTIMI-DISPOZITA-VLERA E TERAVIVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i namazit të teravive

Namazi i teravive i përket sojit të namazit të natës, i cili falet gjatë netëve të muajit të Ramazanit. Kuptimi i teravive është i lidhur me fjalën arabe “TERUIJȞATE”, që ka kuptimin gjuhësor “çlodhje”. Pastaj ky emërtim u përdor në kuptim të figurshëm për “çdo njësi katër-rekatëshe teravie”.

Pikërisht në lidhje me kuptimin figurativ të fjalës “TERUIJȞATE”, imam En-Neueui (i medh’hebit shafi’i) thotë: “Medh’hebi (mendimi) ynë është se rekatet e saj (teravisë) janë 20, me 10 selame [në mbarim të çdo dy-rekatëshi], veçmas (rekateve të) vitrit, që përkojnë me 5 TERUIJȞATE (njësi rekatesh teravie), çdonjëra prej të cilave është me 4 rekate dhe me dy selame [pra selami jepet në mbarim të çdo dy-rekatëshi]. Ky është medh’hebi ynë (medh’hebi shafi’i) dhe njëjtë është shprehur Ebu Hanifja dhe kolegët e tij (të medh’hebit hanefi), Ahmedi, Daudi dhe të tjerë veç tyre. Kadi Ijadi e transmeton këtë (qëndrim) nga shumica e juristëve muslimanë.”1

Së dyti: Dispozita e namazit të teravive

Dijetarët muslimanë janë të një mendimi se namazi i teravive është sunet i fortë2 për burrat; teksa medh’hebi hanefi, hanbeli dhe shafi’i, janë të mendimit se namazi i teravive është sunet i fortë për burrat dhe për gratë3.Lexoni më tepër

Namazi i teravive pëlqehet që të falet me xhemat, por ai mund të falet edhe indvidualisht; po kështu më e mira është që ai të falet në xhami, por lejohet të falet edhe në shtëpi.

Së treti: Vlera dhe mirësia e namazit të teravive

Vlera e namazit të teravive është shumë e madhe dhe ne do mjaftohemi me transmetimet profetike në vijim që flasin në lidhje me këtë:

Kujt falet netëve të Ramazanit, besues [i sigurt se kjo është traditë shumë e pëlqyeshme profetike] dhe aspirues [duke kërkuar dhe dëshiruar shpërblimin përkatës hyjnor për këtë adhurim, të këtillit] do t’i falen mëkatet e tij të kaluara.4

Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që falet natën (e teravive) me imamin, derisa imami të largohet [ta mbaroj krejt faljen], do t’i shkruhet [jepet prej Allahut shpërblimi si] falja e një nate.5

Kur Profetit (Paqja qoftë mbi të!) i erdhi një person dhe e pyeti: “O i Dërguar i Allahut, nëse unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar (me të drejtë) përveç Allahut dhe ti je i Dërguari i  Allahut, i falë pesë namazet [e obliguara], e agjërojë  muajin (Ramazanin), falem netëve të Ramazanit dhe e jap zekatin (nga cilët njerëz jam)?”- Profeti (Paqja qoftë mbi të!) iu përgjigj: “Kush vdes mbi këtë, është nga të sinqertët (ndjekësit e të vërtetës) dhe nga dëshmorët.6

Faktikisht u ka ardhur ky muaj (Ramazani), në të gjendet një natë më e mirë se 1000 (njëmijë) muaj, kujt i ndalohet ajo [mirësia e saj dhe mbarësia për të bërë adhurim në të e për t’u falur në një pjesë të saj], i është ndaluar e gjithë mirësia dhe mirësia e saj nuk i ndalohet veçse një të ndaluari [çdo njeriu të pafat e të pambarësuar për të bërë mirë, i cili s’e ka për hise lumturinë dhe nuk ia di shijen adhurimit].7

Allahu e di më mirë. KUPTIMI-DISPOZITA-VLERA E TERAVIVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUPTIMI-DISPOZITA-VLERA E TERAVIVE

KUPTIMI-DISPOZITA-VLERA E TERAVIVE

  1. El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedheb v. 4, f. 32.
  2. Sunet i Fortë: Veprim i pëlqyeshëm, të cilin Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka vepruar ose ka udhëzuar të veprohet në mënyrë sistematike, i cili nuk është obligim fetar por lipset të mos lihet pa u kryer.
  3. El-Fikhu Ale El-Medhahib El-Erbea’ v. 1, f. 309.
  4. El-Bukhari 37, 2009, 2014 dhe Muslimi 759.
  5. Et-Tirmidhi 806, Ibn Maxh 1327, En-Nesai 1605 etj.; Albani thotë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  6. Ibn Hibbani 3438 (pjesa mes kllapave rrumbullake i takon transmetimit të Ibn Hibbanit), Ibn Khuzejme 2212; Albani (në Sahihu Et-Tergib Ue Et-Terhib 361, 749, 1003) ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë”.
  7. Ibn Maxhe 1644, Albani (në Sahihu Ue Daifu Suneni Ibn Maxhe 1644) thotë se hadithi është “hasen sahih-i mirë i vërtetë”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top