KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

Numri i fetvasë: 115 KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

Kategoria: I SËMURI-SËMUNDJA DHE AGJËRIMI

2 409 shfletues/klikues KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI


 Pyetje: KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI


Kur quhet një sëmundje e rëndë, e tillë që të sëmurit i lejohet të mos agjërojë?


 Përgjigjja: KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet), janë të mendimit se prishja e Ramazanit lejohet vetëm në rastin e një sëmundje të rëndë.

Po kështu, shumica e juristëve muslimanë, janë të mendimit se kriteri (rregulli / parimi normativ) i sëmundjes së rëndë, liruese apo lejuese për lënien (prishjen) e agjërimit të Ramazanit, është që të ushqehet frika e bazuar se nëse agjërohet: (së pari) kjo sëmundje shtohet ose shërimi i saj vonohet dhe (së dyti) bihet në një vështirësi që është e rëndë për t’u përballuar, edhe nëse sëmundja nuk komplikohet dhe shërimi i saj nuk vonohet.Lexoni më tepër

Në kriterin e mësipërm të sëmundjes së rëndë, dijetarët muslimanë kanë bashkëngjitur edhe rastin kur ushqehet frika e bazuar e prekjes nga një sëmundje e rëndë, për shkak të agjërimit.

Në këto raste, lënia (prishja) e agjërimit nuk konsiderohet e vullnetshme, por lejohet sheriatikisht (sipas ligjit islam), bazur në parimin islam të “shtytjes së vështirësisë dhe tërheqjes së lehtësimit”. Madje, juristët muslimanë kanë theksuar se mbajtja e agjërimit nga i sëmuri rëndë, në ditën që sëmundja e tij rëndohet, është mekruh1 (vepër e papëlqyeshme); por pavarësisht kësaj, nëse ky agjërim është bërë, ai – me lejen e Allahut – vlen.

Të sëmurit rëndë, i lejohet që të mos agjërojë dhe pastaj: (a) nëse sëmundja e tij është e pashërueshme (kronike), ai ushqen nga një të varfër për çdo ditë që s’e ka agjëruar  dhe (b) nëse sëmundja e tij është e shërueshme, ai i agjëron më vonë (para se të vijë Ramazani i ardhshëm) ditët e paagjëruara.Lexoni më tepër

Kurse sëmundjet e lehta, si: gripi i lehtë, dhimbja e lehtë e kokës, dhimbja e dhëmballës a ngjashëm, s’hyjnë në këtë kontekst (sëmundjet liruese nga agjërimi), pasi agjërimi s’ka ndikim të konsiderueshëm tek ato.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI

  1. Mekruh: Veprim i paplëqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  2. Shih: islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: