JETA E VËRTETË

KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE

Numri i fetvasë: 57 KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE

Kategoria: ETIKA E RAPORTEVE

2 560 shfletues/klikues KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE


 Pyetje: KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE


Në Kuran thuhet: “… [njerëzit (besimtarët e vendosur) që Allahu i do dhe që e duan, janë] të përulur (të thjeshtë) me besimtarët dhe të ashpër (krenar) me femohuesit.” Çfarë mësimesh nxjerrim nga ky ajet dhe si duhet praktikuar kjo thënie hyjnore?


 Përgjigjja: KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kjo thënie Kuranore i përket kaptinës kuranore “El-Maide: 54”. Ky ajet kuranor na mëson se dy prej cilësive të domosdoshme të një besimtari të kompletuar janë:

Së pari: Duke qenë se besimtarët muslimanë i do Allahu dhe ata e duan Allahun, Profetin (Paqja qoftë mbi të!) dhe fenë islame, për këtë besimtari i kompletuar duhet t’i trajtojë besimtarët muslimanë me dashuri, butësi, mëshirë, dhembshuri dhe modesti;

Së dyti: Besimtari i kompletuar është krenar dhe i papërkulur ndaj mohuesve të Allahut të Madhëruar. Fjala dhe puna e besimtarit musliman është e prerë, e fuqishme dhe serioze, kur të këtillë gjë e kërkon situata dhe e drejta, kundër të gjithë veprave të këqija të jobesimtarëve, sidomos kundër përpjekjeve dhe intrigave të tyre për të rrënuar besimin islam.

Por kjo krenari ndaj mosbesimtarëve, nuk do të thotë që besimtari musliman t’u bëjë padrejtësi atyre. Përkundrazi, besimtari musliman sillet mirë, drejtë, i balancuar, me moral, maturi dhe në mënyrë korrekte me të gjithë, përfshirë edhe jobesimtarët. Një lexim i vëmendshëm i ajetit të plotë kuranor ku gjendet sekuenca e përmendur në pyetje, por edhe ajeteve në kontekst para dhe pas këtij ajeti, apo tërësisë së udhëzimit kuranor, zbulojnë qartë sa u tha.

Po në vazhdën e parimit të mbajtjes së raporteve të mira dhe të drejta me jobesimtarët në përgjithësi, vjen edhe modeli legjitimues profetik, sesi Profeti (Paqja qoftë mbi të!) është sjellë mirë, me moral dhe maturi me idhujtarët mekas, si në rastin kur njëri prej krerëve të tyre, Ukbe ibn Mu’iti, shkon t’i propozojë Profetit (Paqja qoftë mbi të!) disa ofiqe përkundrejt heqjes dorë prej thirrjes së njerëzve në mesazhin hyjnor islam dhe, megjithëkëtë Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e mirëpriti, e dëgjoi me vëmendje, e pyeti nëse kishte diçka për të shtuar dhe pastaj, pasi iu drejtua butësisht me një nga nofkat më të preferuara të tij (Ukbes), nuk e polemizoi atë por ia shpalosi më së bukuri mesazhin islam, duke i lexuar pjesë nga Kurani, në përputhje me situatën…

Allahu e di më mirë. KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE

KRENARIA E BESIMTARIT NDAJ FEMOHUESVE

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top