JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT

Numri i fetvasë: 112 KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT

Kategoria: EKZISTENCA E ALLAHUT

2 695 shfletues/klikues KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT


 Pyetje: KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT


Cilat janë argumentet kryesore logjike, mbi të cilat ngrihet besimi i muslimanit në ekzistencën e Zotit?


 Përgjigjja: KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Besimi në Krijuesin e gjithësisë është intuitiv (natyral dhe lehtësisht i kapshëm). Edhe pse ndodh që njeriun ta mbulojnë errësirat e dyshimeve e pasioneve, një eksperiencë e caktuar e përjetuar ia çjerr atij këtë mbulesë dhe e bën atë ta shikojë realitetin e ekzistencës së Krijues me sytë e mendjes edhe më qartë sesa me sytë e ballit. Një moment i vetëm i kthjellimit të mendjes, mund t’ia shkurtojë njeriut vërtet shumë rrugën e mbërritjes tek realitet i pamohueshëm i ekzistencës së Zotit të gjithësisë…Lexoni më tepër

Përveçse në besimin intuitiv, besimi i muslimanit në ekzistencën e Krijuesit të përhershëm, bazohet në një sërë argumentesh të fuqishme logjike. Prej këtyre argumenteve është edhe ai i njohur si:

KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT

Më konkretisht, parashtrimet që udhëheqin tek fakti se kozmosi (universi) ka një krijues, përbëjnë një argument të prerë para të cilit mendjes nuk i mbetet veçse të besojë, sepse këto parashtrime janë njëkohësisht prej të vërtetave: të perceptueshme dhe atyre të logjikës kategorike.

Argument kozmik mbi ekzistencën e Zotit të gjithësisë, bazohet në faktin se në këtë kozmos (gjithësi) ndodhin ngjarje të vazhdueshme, p.sh.: shiu që bie, një lule që çel, një fëmijë që lind, një njeri që zhvillohet dhe rritet apo një tjetër që sëmuret dhe vdes, trupa që ndërtohen dhe strukturohen dhe të tjerë që zbërthehen dhe dekompozohen. Kuarket: përbëjnë tullat e universit, prej tyre janë ndërtuar grimcat primare dhe më tej atomet, prej këtyre të fundit formohen pjesët përbërëse të elementeve dhe prej këtyre pjesëve vetë elementët, më tej komponentët e ndryshëm dhe më tej trupat e percerptueshëm materialë. Nga gazet primare formohen galaktikat, prej të cilave formohen yjet dhe grupet e galaktikave. Por të gjitha këto krijesa kanë një kohë lindjeje dhe një tjetër zhdukjeje.

Lind pyetja: Kush i shkaktoi ato dhe kush i zhbëri? A erdhën ato nga hiçi?

Përgjigjja e logjikshme është: Kurrsesi… pasi kjo nuk pranohet nga logjika.

Këto krijesa e kanë medoemos një shkaktues. Por ky shkaktues nuk mund të jetë vetë ndodhia; pasi logjika nuk e kapërdin pretendimin që një ndodhi e caktuar, të shkaktojë veten e saj.

Pra, medoemos që shkaktuesi i kësaj ndodhie, duhet të jetë një tjetër ndodhi.

Por nëse ky shkaktues i jashtëm është gjithashtu një ndodhi, si shkaqet natyrore për shembull që ne dëshmojmë; rrjedhimisht kjo – sikurse ndodhia pararendëse – ka nevojë për një shkaktues, edhe shkaktuesi i saj do të ketë gjithashtu nevojë për një shkaktues… e kështu në vijueshmëri.

Ama ky serial dhëniesh shkaqesh dhe pasojash, është logjikisht i parealizueshëm. Duhet medoemos që shkaktuesi i vërtetë i (zanafillës së) ndodhive, të mos jetë ndodhi, pra të jetë i përhershëm dhe ekzistenca e tij të mos ketë (nevojë për) një zanafillë.

Ky shkaktues i përhershëm i pafillim, nuk mundet të jetë përveçse Allahu.1

Allahu e di më mirë. KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT

KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT

  1. Kjo trajtesë është referuar kryesisht në: Xhafer Shejkh Idrizi, El Fizja Ue Uxhudu El-Khalik, f. 46-49; për më tepër rreth literaturave (në arabisht dhe më gjerë) të arrira kritike që hedhin poshtë tezën ateiste shih ahlalhdeeth.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top