KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI

Numri i fetvasë: 342 KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI

Kategoria: BANKETI I MARTESËS

549 shfletues/klikues KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI


 Pyetje: KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI


A duhet të shtrohet ushqimi (banketi) i dasmës kur të bëhet kurorëzimi apo më pas? A është mirë që për dasmë të ftohen sa më shumë të ftuar dhe a mundet të shtrohet banketi me koktej (pije dhe qerasje të lehta) që nuk përmban harame apo duhet të shtrohet mish dhe ngjashëm?


 Përgjigjja: KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me kohën, pjesëmarrësit (të ftuarit) dhe ushqimin e gostisë së dasmës, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Koha e gostisë së dasmës

Më e mira (mustehab2) është që gostia e dasmës të kryhet pasi dhëndri të ketë hyrë tek nusja e tij (pasi të kenë pasur marrëdhënie seksuale), por edhe nëse gostia në fjalë ngjet para kësaj, ajo vlen dhe nuk kërkohet që të bëhet gosti tjetër me rastin e bërjes së kurorëzimit (nikahut / martesës sipas Islamit). Bazuar në këtë, nuk ka asnjë problem që nëse nuk është e mundur që gostia të bëhet pasi dhëndri të hyjë tek nusja e tij, ajo të bëhet para kësaj ose të bëhet gjatë ose pas kurorëzimit martesor (bërjes së nikahut).

Ndërkaq një mendim i fuqishëm i juristëve muslimanë është se çështja lidhur me kohën se kur bëhet gostia e dasmës është e gjerë dhe më parësore është që personi lidhur me këtë të ketë parasysh traditën e njerëzve të vendit të tij, pasi nuk është se ka ndojë tekst të prerë ligjor islam që ta obligojë apo konsideroj të pëlqyeshëm kryerjen e saj në një kohë të caktuar.

Së dyti: Pjesëmarrësit / Të ftuarit në gostinë e dasmës dhe numri i tyre

Numri i të ftuarve në dasmë, kthehet tek mundësia e organizatorit të dasmës dhe nuk është se për të ka ndonjë preferencë të caktuar. Gjithsesi, disa juristë muslimanë kanë cekur se sa më shumë pjesëmarrës të ketë në gostinë e dasmës, aq më mirë është, pasi kjo përbën një publikim edhe më të madh të martesës dhe shton gjasat për më shumë lutje të bëra për të martuarit që ata të bekohen prej Allahut të Madhëruar në familjen dhe pasurinë e tyre.Lexoni më tepër

Së treti: Ushqimi i gostisë së dasmës

Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë është se, bazuar në tekstet hyjnore profetike, gostia e dasmës bëhet sipas mundësisë së dhëndrit dhe nuk është kusht që të theret mish për këtë gosti; ndërkaq mendimi konsensual i juristëve muslimanë është se, për gostinë e dasmës nuk ka ndonjë limit (kufi sasior) të caktuar4.

Më konkretisht, nëse ogranizatori i gostisë së dasmës ka mundësi, është mirë që ai ta bëjë këtë gosti me mish, por lejohet pa problem që ajo të bëhet edhe pa të (pa mish), si të jetë e mundur. E rëndësishme është të dihet se për ftuesin (organizatorin e dasmës) nuk është e denjë që ai ta mundojë dhe vërë veten në vështirësi lidhur me organizmin e gostisë së dasmës së tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI

KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI

  1. Shih: islamweb, islamqa, islamqa, islamqa dhe alukah.
  2. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. El-Bukhari 5177 dhe Muslimi 1432.
  4. Shih: dorar.
  5. El-Bukhari 4213; shih: islamweb.
GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.