KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE

Numri i fetvasë: 354 KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE

Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN

420 shfletues/klikues KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE


 Pyetje: KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE


A e prish agjërimin pirja apo kapërdirja e ujit pa dashje nga agjëruesi p.sh. gjatë gargarës apo ujëthithjes me hundë kur merret abdes, ose kur lahet trupi, dhëmbët apo ngjashëm?


 Përgjigjja: KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Gargara (shpërlarja e gojës) që bëhet për arsye të abdesit ose jo, nuk ndikon në vlefshmërinë e agjërimit, përderisa uji nuk hyn në bark.Lexoni më tepër

Kurse në mënyrë më të zgjeruar në lidhje me pirjen apo kapërdirjen e ujit pa dashje nga agjëruesi gjatë abdesit3, guslit4, larjes së dhëmbëve, larjes për t’u freskuar dhe ngjashëm, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon:

Së pari: Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt5

Mendimi i parë: Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt, atij i prishet agjërimi

Mendimi i medh’hebit hanefi dhe maliki është se mbërritja e ujit në fytin (grykën) e agjëruesit e prish agjërimin e tij, pavarësisht nëse ka qenë brenda kornizës së adhurimit (si p.sh.: gargara për abdes etj.) apo jashtë kësaj kornize, si dhe pavarësisht a ka qenë ky agjërim i obliguar ose vullnetar.

Mendimi i dytë: Dispozita në këtë rast diskutohet varësisht faktit nëse agjëruesit i shkon uji pa dashje në fyt brenda kornizës së adhurimit ose jashtë saj; më konkretisht mbështetësit e këtij mendimi e trajtojnë këtë çështje si vijon:

Çështja e parë: Nëse shkuarja e ujit në fytin e agjëruesit ka ndodhur brenda kornizës së adhurimit dhe ka ndodhur pa dashjen, pa teprinë dhe pa shkujdesin e tij, atij nuk i prishet agjërimi6Lexoni më tepër

Çështja e dytë: Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt gjatë kryerjes me tepri të një veprimi që i përket kornizës së adhurimeve ose që është i panevojshëm7

a. Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt, gjatë kryerjes me tepri ose pakujdesi të një veprimi që i takon kornizës së adhurimit dhe i përket nevojës që është e justifikuar ligjërisht, agjërimi i të këtillit nuk prishetLexoni më tepër

b. Nëse agjëruesit i shkon pa dashje uji në fyt, gjatë kryerjes me tepri ose pakujdesi të një veprimi që s’i takon kornizës së adhurimit dhe s’i përket nevojës që është e justifikuar ligjërisht, agjërimi i të këtillit nuk prishetLexoni më tepër

Së dyti: Nëse agjëruesi dyshon se i ka shkuar uji në fyt gjatë veprimeve të kornizës së adhurimit apo jashtë tyre13, mendimi i saktë është se i këtilli nuk e prish agjëriminLexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE

KAPËRDIRJA E UJIT AGJËRUESHËM PA DASHJE

  1. El-Ahzab: 5.
  2. Shih: islamonline dhe islamqa.
  3. Abdesi: Larja rituale e pjesëve të veçanta të trupit.
  4. Gusli: Larja rituale e gjithë trupit.
  5. Shih: islamweb dhe islamweb.
  6. Shih: islamweb.
  7. Shih: islamweb dhe islamweb.
  8. El-Mubelaga Fi El-Madmada / Gargara me tepri: Nënkuptohet gurgullimi i ujit në të gjithë gojën ose shumicën e saj deri në skajet e grykës.
  9. El-Mubelaga Fi El-Istinshak / Ujëthithja hundore me tepri: Nënkuptohet thithja e ujit në të gjithë hundën ose shumicën e saj deri në skajin e brendisë së hundës.
  10. Shih: islamweb.
  11. Mekruh: Veprim ritualisht i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  12. Shih: islamweb.
  13. Shih: islamweb; islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.